Falenderimi i takon Allahut, Zotit te boteve. Paqa dhe Meshira e Tij qofshin per Muhamedin s.a.v.s., Familjen e Tij, Sahabet e tij dhe pasuesit deri ne diten e gjykimit, e me pas: Shpesh here eshte pare dhe degjuar per Kryetarin e Forumit te Avokateve për Drejtesi Idajet Beqirin, i cili mesa duket ende nuk e ka kuptuar se ne cilen hemisfere intelektuale jeton. Natyre tipike shqiptare, e cila ka qef te beje te diturin ne gjithçka. Ne nje prej ketyre hemisferave intelektuale avokat Beqiri deshironte te hynte pa "dogane" dhe te ecte kuturu neper labirinthet e dritehijeve qe leshojne divergjencat e mendimit. Keshtu thote edhe populli yne i mençur e i urte: "Ujku mjegull do", por nderkohe qe ruanim "ujkun", nga ana tjeter "çakalli bente kerdine". E gjithe kjo ecejake e parathene dhe i gjithe mendimi im i shprehur si vijon e ka inicimin nga nje shkrim liturgjik i avokatit, qe perpos avokatise qe kerkon t'i beje Islamit, ne forme kullonjese makaro...