Skip to main content

Posts

Showing posts from December, 2016

Krishtlindjet dhe Lindja e Lavdishme: “Paqe mbi mua në ditën kur linda.”

Marre nga E-Zani i Nalte El Habib Ali el Xhifri “Ne jemi më të afërt me Moisiun se sa ata.” Kjo ishte përgjigja e Profetit kur ju tha se hebrenjtë e Medinës agjërojnë ditën e Ashures për të festuar clirimin e Moisiut nga Faraoni dhe njerëzit e tij. Profeti e agjëronte këtë ditë në Mekë përpara se të emigronte. Ai nuk pyeti për lidhjen e kësaj ngjarjeje dhe datës arabe, edhe pse kalendari hebre është ndryshe nga ai arab. Bashkësia e hebrenjve të Medinës ishin natyralizuar në trojet arabe e kishin adoptuar kalendarin arab. Kjo mjaftoi për Profetin që ai mos pyeste, “Si të sigurohemi për autenticitetin e ditës? Hebrenjtë kanë korruptuar librat e tyre, e prandaj nuk është e lejuar për ne që të bazohemi në kalkulimin e tyre për të ditur datën e saktë të clirimit të Moisiut!” Nderimi i kësaj ngjarjeje nuk është e lidhur me kohën kur ndodhi, por është e lidhur me kuptimin që mbart, gëzimi për hir të Zotit dhe dashuria për të devotshmit e Tij. Të mbash lidhje fetare me ndodhitë që sh...