Skip to main content

Posts

Showing posts from December, 2010

Kreshnik Osmani - Sfida Shqiptare e Albin Kurtit, perballe sfides Europiane-gjysem Amerikane-Kosovare,

Kosova hesht sot, sepse ashtu e percakton ligji. Flasim ne sot dhe tentojme ti bejme PROGNOZEN, nje rrumpalle-hane, te arkitekturuar mjeshterisht, nderkombetarisht, tinezisht, dinakerisht, Europia-nisht, e gjysme-Amerikanisht…Eulex- isht..! ... ! Asnje prognoze e parashikim, nuk ka fuqine dhe autoritetin qe i nevojitet nje te tille, te mirefillte, te imponoje veten, intelektualisht e politikisht, ne Hanin e madh Euleks-ian Kosovar…!! Duket qarte se kemi te bejme me nje harte te cudishtme te aleancave parazgjedhore dhe ajo qe te bie ne sy me shume, eshte dalja per here te pare ne zgjedhje, e formacionit simpatik te Albin Kurtit. Buldozeret Thaci – Pacolli, duket qarte se kane vendosur ta ndajne torten kosovare bashke, duke rikonfirmuar Thacin ne krye te qeverise, e Pacollin ne vend te Sejdiut…!! 

Politika e jashtme e islamofobisë

Gjëja më e lehtë për çunakët që duan të futen në lojra të mëdha është të thurin lavde për idetë e atyre që janë më të afirmuarit në treg, paçka se tregu është një aksham-pazar, ku malli i freskët është shitur në mëngjes dhe në aksham ka tepruar malli bajat. Me gjithë këta autorë që për fat të mirë janë përkthyer në shqip këtë dekadë, dhe ndërkohë që mjetet e informimit, posaçërisht interneti, ofrojnë një mori mundësish për t’iu qasur informacioneve të specializuara, çunakët, të cilët duan të bëjnë karrierë, pijnë ujë vetëm nga burimet vendase, të helmatisura gjatë industrializimit të vrullshëm të periudhës enveriste. Ky është rasti i Dritan Hilës, i cili një artikull të mëparshëm e bekon në fillim me gromësira citatesh nga i ‘urti’ Sabri Godo, ndërsa shkrimin tjetër të tij, me titull “Diplomacia dhe idetë e të mëdhenjve të mendjes”, e ka ngjizur në kokë pas leximit të librit të rradhës joartistik të Kadaresë.