Skip to main content

Kreshnik Osmani - Sfida Shqiptare e Albin Kurtit, perballe sfides Europiane-gjysem Amerikane-Kosovare,


Kosova hesht sot, sepse ashtu e percakton ligji. Flasim ne sot dhe tentojme ti bejme PROGNOZEN, nje rrumpalle-hane, te arkitekturuar mjeshterisht, nderkombetarisht, tinezisht, dinakerisht, Europia-nisht, e gjysme-Amerikanisht…Eulex-isht..!...! Asnje prognoze e parashikim, nuk ka fuqine dhe autoritetin qe i nevojitet nje te tille, te mirefillte, te imponoje veten, intelektualisht e politikisht, ne Hanin e madh Euleks-ian Kosovar…!! Duket qarte se kemi te bejme me nje harte te cudishtme te aleancave parazgjedhore dhe ajo qe te bie ne sy me shume, eshte dalja per here te pare ne zgjedhje, e formacionit simpatik te Albin Kurtit. Buldozeret Thaci – Pacolli, duket qarte se kane vendosur ta ndajne torten kosovare bashke, duke rikonfirmuar Thacin ne krye te qeverise, e Pacollin ne vend te Sejdiut…!! 
Deri ketu gjithcka duket normale. Ajo cfare e tejkalon normalitetin dhe te cudit, eshte fakti se perplasja me e madhe ne Kosove, behet nen –tavoline. Platforma per bashkim kombetar e revolucionaristit simpatik Kurti, duket qarte se perfiton nje mbeshtetje amerikane nen-tavoline, ashtu sic edhe amerikanet jane mjeshtra te luajne. Nga ana tjeter, qarqe te rendesishme, por edhe te kontestuara nga vete administrata Obama, ne Washington, nuk stepen se mbeshteturi ne menyre ta hapur Buldozeret Thaci- Pacolli…!! E thene me shqip, Zv presidenti Amerikan Bajden dhe miqte e tij, jane tipiket e kesaj mbeshtetjeje. Nga ana tjeter, kemi nje Eu-lesh-x , i cili edhe pse eshte ne dijeni te planeve te Kurtit dhe te amerikaneve per te bashkuar trojet Shqiptare ne Ballkan, preferon ta zgjaze rrumpallen , ta vonoje historine, ashtu sic ka bere gjithmone, ne favor te Serbise sigurisht. I pa mjaftuar me mbeshtetjen e amerikaneve, Thaci ia ka ulur pantallonat e veta Europes dhe i ka thene, cfare te doni ju, e si te keni qef ju, vetem une te vij serish ne pushtet. Europa, sigurisht nuk e ka me qef te madh projektin e bashkimit te trojeve shqiptare dhe synon ta vonoje sa te munde, duke e mbajtur larg Ameriken nga Ballkani sa te mundet. Gjeopolitika ka rregulla, ka kushte, te shkruara dhe te pashkruara, e kjo na ben te mendojme se, shqiptaret e Kosoves neser do ti duhet te zgjedhin. Ata kane ne dore ti thone Thacit:” Ndalu Beg, se ka hendek”. Ne rast se hendeku Albin Kurti , nuk do te gerrmohet me kujdes, nga zgjedhesit kosovare neser, duke e bere ate sa me te thelle, perballe makinerise se korruptuar shteterore kosovare, fatkeqsia e projektit te madh te kombit, do ti ndjeke shqiptaret edhe per nje periudhe tjeter, qe nuk i dihet deri kur mund te zgjase…!! Ne fakt, per te thene te verteten, ashtu si ne pellembe te dores, personalisht i uroj suksese djaloshit simpatik Kurti, megjithese interesi me i madh ne dimensionin e vet te gjere dhe largpames, eshte vete ecuria e procesit, pasi nje pale zgjedhje te lira e te ndershme, pa problem, jane testi i madh i Kosoves sot. Si do te shkoje nuk e di. Nuk mund ta parashikoj. Per nje gje jam i sigurte. Koha eshte e maskarenjve…..!!! Rruge te mbare Kosove…!! Rruge te mbare Shqiperi…!!

Comments

Popular posts from this blog

Rreth Lengjeve dhe Alkoolit

Lendet ushqyese ne perberjen e te cilave hyn alkooli ndahen ne disa lloje: 1- Lloji i pare: Lengje te ndryshme frutore, salca e kosit, brumi i gatuar me maja etj. produkte keto qe kane nje nivel te ulet te alkoolit, qe zakonisht nuk shkon me shume se sa 0,5% , pervec lengut te rrushit niveli i te cilit mund te shkoje deri ne 1% e megjithate keto produkte ushqimore nuk konsiderohen dehese (intoxicant) dhe nuk hyjne ne kategorine e produkteve ushqimore dehese e as alkoolike.

Veshtrim i shkurter ne Sijar (E Drejta Islame e Kombeve ose E drejta nderkombetare Islame)

Brenda literatures ligjore perendimore vazhdon te ekzistoje nje debat substancial rreth pranimit te te Drejtes Nderkombetare si hapsire e ndryshme e te drejtes dhe marredhenies se saj me ligjet vendore (te shteteve). [Feldman; "Monism, Dualism and Constitutional Legitimacy"]. E Drejta Nderkombetare Islame e njohur si "Sijar", ne kete kuptim eshte substancialisht e ndryshme prej homologes se saj perendimore. Se pari, "Sijari" eshte njohur si pjese integrale e te Drejtes Islame dhe Jurisprudences Islame. [(1994) 15 Michigan Journal of International Law 605, 611] Se dyti, "Sijar" eshte zhvilluar ne nje organ plotesisht funksional te Sheriatit (Principet e te Drejtes Islame) disa shekuj para cdo zhvillimi te njgjashem ne boten perendimore. Sijar, nese merret ne kuptimin e te Drejtes Islame te kombeve, eshte i tille, por eshte nje kapitull i Corpus Juris te Islamit, te cilit i detyrohen jo vetem ata qe besojne ne Islam, por edhe ata te cilet k...

Piratët e Karaibeve 4