Skip to main content

Rreth Lengjeve dhe Alkoolit

Lendet ushqyese ne perberjen e te cilave hyn alkooli ndahen ne disa lloje:

1- Lloji i pare:
Lengje te ndryshme frutore, salca e kosit, brumi i gatuar me maja etj. produkte keto qe kane nje nivel te ulet te alkoolit, qe zakonisht nuk shkon me shume se sa 0,5% , pervec lengut te rrushit niveli i te cilit mund te shkoje deri ne 1% e megjithate keto produkte ushqimore nuk konsiderohen dehese (intoxicant) dhe nuk hyjne ne kategorine e produkteve ushqimore dehese e as alkoolike.



Prof. Muhamed Abdisselam prane Insititutit per Mbrojtjen e Shendetit dhe Mjekesise Veterinare ne Berlin thote: "Alkooli shfaqet ne sasi te vogla zakonisht pergjate prodhimit te nje sere ushqimesh, si brumi me maja, nenproduktet e fermentuara te qumshtit si salca e kosit, kefiri, pijet bulmetore te fermentuara, te cilat nuk arrijne nivelin e alkoolit me shume se 0.5% pervec Kefirit qe arrin aty mes 1-1.5% dhe qumeshti i fermentuar deri ne 2%, sepse ai prodhohet nga qumeshti i kuajve qe eshte i pasur me galaktoze, ashtu sikurse nje numer i madh i lengjeve frutore e permbajne nivelin e alkoolit deri ne 0.5%, por keto konsiderohen pije jo-dehese (Pa Alkool), mos e dhente Zoti pervecse lengu i rrushit, permbajtja e alkoolit tek ai arrin deri ne 1%. e megjithate ai konsiderohet pije jo-dehese (Pa alkool) [Mushkilet Istikhdam El-Meuad El-Muharremeh fil Muntexhat El-Gadhaijeh ue Ed-Deuaijeh, f.2]

Ky lloj i lendeve ushqimore konsiderohet ne sheriat si konsum Hallall, pavaresisht perberjes jo sinjifikuese te alkoolit si si rezultat i fermentimit te shpejte te disa lendeve glukoze dhe dekstrine qe gjenden ne disa lloje, kjo per shkak te qenesise se tyre te azgjesuara (mustehlekeh) ne lengje predominante te miksuara, ku nuk mbetet as shije, as ngjyre e as arome (ere), ashtu sikurse dime premisen e Teorise se Asgjesimit (El-Istihlak) se "Lenda e ndaluar ose e papaster nese asgjesohet ne uje, ose ne lengje, ose ne ushqim te paster predominant, ne menyre qe nuk mbetet as shije, as ngjyre e as arome, ky asgjesim shuan atributet e papastertise ose te te ndaluares ligjerisht (ne sheriat)".

Ndaj ketyre lendeve ushqimore nuk mund te aplikohet hadithi: "Cka te dehe sasia e shumte edhe e pakta e saj eshte haram", ku konsumimi i paket fton ne konsumin e shumte, sepse konsumimi i shumte i atyre lendeve ushqimore, sa me shume qe te jete e mundur, ne nje kohe te vetme nuk con ne dehje apo intoksikim. Kjo sepse shembulli i tyre eshte si shembulli i Lengut te rrushi (nebidh) para zjerjes, ku pirja e tij eshte e lejuar sipas gjithe juristeve te sheriatit ne menyre konsensuale (Ixhma), pavaresisht paraqitjes se nje fare perqindjeje te alkoolit ne te si pasoje e ndenjes se tij per disa dite.
Imam Neveviju ka thene: "Ndersa lloji i dyte i Nebidhit (lengut te rrushit) eshte ai i cili nuk eshte zjere e nuk eshte bere intoksikant. Kjo si uji ne te cilin jane vene disa farera hurmaje, apo rrushe te thate, apo kumbulla te thata, apo mjalte etj si keto dhe u be ky uje i embel. Ky lloj eshte i paster me Ixhma. Lejohet pirja dhe shitja e tij, si dhe cfaredo lloj veprimimi me te. Ne dy sahihet jane parqitur hadithe, prej linjave te ndryshme transmetuese qe flasin rreth pastertise se tij dhe lejimit te pijes se tij. Pastaj, mez'hebi yne (shafii) dhe shumica e mez'hebeve te tjera, njohin lejimin e konsumimit te tij perderisa nuk eshte bere intoksikant edhe nese i kalon 3 ditet". [El-Mexhmu'a Sherh El-Muhedhdheb, 2/565].

2- Lloji i dyte:
Ketu perfshihen lendet ushqimore qe ne perberjen e tyre hyn nje perqindje jo sinjifikuese e alkoolit, i cili perdoret per te tretur disa substanca, qe nuk treten ne uje sic jane ngjyrosesit, konservuesit, aromatizuesit etj. Le te permendim per ilustrim pijen Coca Cola dhe PEPSI ne perberesit e te cileve gjenden substanca aromatike, ndryshe nga te tjeret dhe kjo konsiderohet sekret i industrise se tyre, keto treten me alkool dhe pas prodhimit perfundimtar alkooli nuk e kalon nivelin e 0.2-0.3%.
Gjithashtu edhe pija Miranda (prodhim arab) e cila permban ngjyrues te B-Carotene me baze arome te portokallit natyral, keto te dyja perdoren pas tretjes me alkool.
Edhe ky lloj i lendeve ushqimore llogaritet ne pikepamjen e sheriatit si konsum hallall, duke pasur parasysh asgjesimin e alkoolit ne lengje dominante te pastra te miksuara ne menyre qe nuk mbetet ne to as shije, as ngjyre e as arome.

Ne rekomandimet e Seminarit e VIII Mjeko-Fik'hor te Organizates Islame per Shkenca Mjeksore ne Kuvajt (Maj 1995): Lendet ushqimore ne prodhimin e te cilave perdoret nje perqindje jo sinjifikante e alkoolit per te tretur disa lende te cilat nuk treten me uje, si ngjyruesit dhe konservuesit etj. lejohet konsumimi i tyre. 

Ne rekomantimet e Seminarit te IX Korrik 1997
Lendet e shtuara ne ushqim dhe medikamente mjekesore te cilat ne origjine jane te papastra dhe te ndaluara kthehen e behen lende te lejuara permes dy menyrave: a) Denatyrimi dhe b) Asgjesimi: Kjo permes shuarjes ne miksim te lendes se papaster ose te ndaluar me nje lende tjeter te paster e te lejuar (hallall) qe dominon sasine, qe shuan keshtu atributet ose cilesite e papastertise ose te te ndaluares ligjerisht (ne sheriat), pra zhduk atributet e substances inferiore ne ate menyre qe substanca dominante merr persiper normen apo statusin sheriatik me te cilen percaktohet substanca ne total.
Shembull rreth kesaj jane perberjet shtese te cilat perdoren te tretura ne alkool ne sasi shume te vogla ne ushqimet dhe medikamentet mjekesore sic jane ngjyruesit, konservuesit, emulsionet qe jane miksime te lendeve qe nuk krijojne homogjenizim, pra njesim. (psh. uji dhe vaji).

[Prof. Dr. Nezijh Kemal Hammad]

Shtojce:

Shume njerez do te habiteshin po te themi se lengu natyral i portokallit permban nje sasi te vogel te alkoolit. Alkooli nuk eshte i shtuar ne leng, por prodhohet si pasoje e fermentimit i cili ndodh kur Majaja ose bakteria konverton sheqerin (glukozen) ne dioksid karboni dhe alkool. Ekzistojne shume shfaqje natyrale te majase ne lekuren e portokallit dhe nje pjese e tyre kalojne ne leng kur portokalli shtrydhet.
Specialiste te Departamentit te Agrokultures se Shteteve te Bashkuara (USDA - Market Quality Research Division)  si Paul Davids kane matur sasine e Etanolit ne agrume. (Etanoli eshte alkooli i pijshem, baze e Veres, Birres dhe Likereve shume te distiluar, si konjaku, whisky etj.). Ata kane gjetur ndryshime te medha sipas shumellojshmerise se frutave dhe gjithashtu sipas sezonit te te vjelave ku Etanoli eshte prezent ne sasi te madhe (per shkak se majaja arrin te konvertoje glukozen ne alkool). Vecim ben portokalli i llojit Valencia, i cili ka majftueshem dhe ne menyre konstante permbajtje alkooli pergjate gjithe sezonit.
Sasia qe eshte matur eshte shume e ulet, maksimumi qe eshte kapur eshte ai i 0.7% sipas peshes (ekuivalente e rreth 0.09% alkool per volum - alc/vol) ne portokallin Valencia.
Kur portokalli eshte keputur, permbajtja e etanolit rritet ne varesi te kohegjatesise dhe kondites se depozitimit te portokallit. Per te reduktuar kabezimin frutat ne disa raste depozitohen ne nje atmosfere artificiale.
Specialistet i kane trajtuar frutat edhe me "kerpudhevrasese" (komponim bio-kimik i mikroorganizmave) dhe pas 9 javesh te depozitimit aty u arrit nje permbajtje e etanolit mbi 0.31% acl/peshe ose 0.39% acl/vol.
Ne shume vende ku masa e perdorimit te alkoolit per vozitje apo ngarje makine eshte nen 0.5%, pija e lengut te portokallit te shtrydhur (Juice) konsiderohet si Jo-Alkoolike per shkak se trupi mund ta metabolozoje alkoolin me shpejt se sa ju e konsumoni ate. Megjithate te gjitha lengjet e portokallit permbajne alkool, sasia eshte aq e ulet sa qe nuk mund te toksikohesh prej tyre edhe nese konsumon shume e shume gota te tilla.
Gjithsesi, ne vende ku rregullat per vozitje te makines ne lidhje me alkoolin eshte zero tolerance, atehere ju do te beni kujdes ne konsumin e lengut te portokallit te shtrydhur.
Gjithashtu duhet theksuar se jo vetem agrumet, por te gjitha frutat si rrushi, pjeshka etj. kane permbajtje alkooli ne lengjet e tyre.

Perktheu Alban Çuli 19 Prill 2016 (nga Nazih Kemal Hammad ne arabisht dhe Shtojca nga hulutime ne anglisht)

Comments

Popular posts from this blog

Irfan Makki "I Believe" [Download] full new R&B Islamic album

Irfan Makki "I Belive" 2011 full album Nasheed artist and songwriter Irfan Makki’s songs offer up vibrant imagery with the innocence of a child-like observer and the wisdom of an elderly man, blended with world beat percussion, South Asian rhythms and a distinctive urban R&B vocal style. A sensitive songwriter with a humble stage presence, Irfan has performed all over the UK, US, and Canada, sharing the stage with such artists and friends such as Dawud Wharnsby Ali, Zain Bikha, 786, and the US based hip hop group Native Deen. Born in Pakistan and migrating to Canada with his family as an infant, singer/songwriter Irfan Makki grew up within a community celebrating the diversity of cultures. Enchanted by dreams of utilizing his own voice in recitation and song, Irfan began to hone his own natural vocal talents. Throughout his teen years he immersed himself in the development of his unique musical style. The blessing of growing up against the multicultural city-scape of T...

Nga Bashkim Shehu: Leter nga ferri per Nexhmije Hoxhen

Leter nga ferri per Nexhmije Hoxhen Nga Bashkim Shehu Merr: Nexhmije Hoxha, Pularia e Laprakes Tirana, ALBANIA Zonje, Meqe nuk kam rruge tjeter per te sqaruar disa ceshtje me ju, po ju dergoj kete leter nepermjet gazetes "Korrieri". Si ndonja 2 vjet te shkuara, ju jam lutur, po nepermjet "Korrieri", qe te vertetoni se me cilat sherbime agjenturore ka qene i lidhur im ate, Mehmet Shehu, qe te mund te kerkoja pastaj prej shteteve perkatese pension si familje deshmori. Prandaj dhe e prita me interes botimin e kujtimeve tuaja ne faqet e gazetes me te madhe te Shqiperise, mirepo mbeta i zhgenjyer, duke pare se ishin nje perifrazim i zgjeruar apo konspektim talmudik i nje kapitulli te nje libri te burrit tuaj, botuar ketu e njezeteca vjet me pare.

Kreshnik Osmani: Plumbat e Sarajevës dhe pranvera arabo-amerikane

Nga: Kreshnik Osmani Me shumë interes dhe shqetësim dëgjova lajmin e atyre “pak” plumbave që vërshuan mbi muret e ambasadës amerikane në Sarajevë dhe prej tytës së një arme ballkanike me motive lindore u përpoqa të vjel lajme, prognoza e analiza psiko-sociale që dilnin të mbështjella plot afsh bashkë me tymin e së njëjtës tytë. Teksa i hedh një vështrim të ftohtë lajmit - për të qenë sa më realist - konstatoj me keqardhje se kjo histori është diçka më e thellë sesa çmenduria e pakontrolluar e një individi të dëshpëruar apo ekstremist. Rrufeshëm transportova vetveten për në Tiranë mbi “trenin” e ngarkuar rrëmujshëm me mendimet e mia të fundjavës dhe në përpjekje për të sistemuar të njëjtën rrëmujë u ula të hedh disa rreshta në kartë.  Nuk kam dëshirë ta mohoj se i shoqëruar prej imagjinatës time jo tërësisht të shfrenuar “u hodha në sulm” nëpërmjet perceptimit tim modest dhe tentova të fantazoj tekstin e kabllogrameve të rradhës prej selive diplomatike të Washingtonit në Ballkan, ...