Skip to main content

Alban Çuli: Analize teologjike e parimit: "Thenia per disa atribute (sifat) eshte si thenia per disa te tjera"


Me emrin e Allahut, Meshiruesit, Meshireplotit!

Falenderimi i takon Allahut, Zotit te Boteve. Paqa dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi Pejgamberin tone, Muhamedin s.a.v.s., mbu familjen e tij te paster, mbi shoket e tij te ndershem dhe mbi pasuesit e tyre deri diten e gjykimit, e me pas:


Parimi: "Thenia per disa atribute (sifat) eshte si thenia per disa te tjera".

Ky parim eshte nje prej atyre parimeve te Shk. Ibn Tejmijes dhe mbeshtetesve te tij (te me parshem dhe bashkekohore), me te cilin mundohen te atakojne shkollen e Imam Esh'arijut, me pretendimin se esh'arite aprovojne vetem shtate atribute (sifat) e Allahut xh.sh. qe jane El-Kudreh(fuqia/aftesia/mundesia), El-Iradeh (deshira/vullneti), El-Ilm (dituria), El-Hajat (jeta), Es-Sem'u (degjimi),El-Basar (shikimi) dhe El-Kelam (fjala). Dhe refuzojne atribuimin e Allahut me shprehje "analogus" (Muteshabihe - perngjasuese) te cilat jane paraqitur ne Kur'an dhe ne Traditen Profetike.

Sikurse, esh'arite, refuzojne t'i detikojne Allahut proporcionin "humanoid" te domethenieve qe mbartin ato shpreje, por i aprovojne ato vetem per nga ana shprehimore, ashtu siç jane paraqitur prej Allahut xh.sh. dhe Pejgamberit s.a.v.s.

Per te konfirmuar ideimin e ketij parimi, Ibn Tejmijeh per "Hadith En-Nuzul" (zbritjes) thote:
"Shembulli i ketille eshte se nese (dikushi) thote: Nuzul-i, Istiua-ja etj. jane prej atributeve te trupave, keshtu qe eshte e llogjikshme qe Nuzul-i dhe Istiua-ja t'i perkasin trupave kompleks dhe Allahu xh.sh. eshte i patemete ndaj ketyre domosdoshmerive, keshtu qe kushtezohet pametesia e Tij ndaj objektit te domosdoshem. Ose thote: Kjo eshte incidentale dhe eventet nuk mund te ndodhen vetem se tek trupat kompleks. Gjithashtu edhe nese thote: Er-Rida (pelqimi), El-Gadab (zemerimi), El-Ferh (gezimi), El-Muhabbeh (dashuria), etj. si keto jane atribute trupash.
Keshtu qe i thuhet atij: Edhe El-Iradeh, Es-Sem'u, El-Basar, El-Ilm dhe El-Kudreh, gjithashtu jane atribute trupash. Ashtu sikurse nuk logjikojme diçka qe zbret (nuzul) apo qendron (istiua), apo zemerohet apo pelqen, perveçse tek trupat, po ashtu nuk logjikojme diçka qe degjon, shikon, deshiron, qe di dhe qe ka aftesi/mundesi, perveçse tek trupat. 
E nese thuhet: Degjimi i Tij nuk eshte si degjimi yne, apo shikimi i Tij nuk eshte si shikimi yne, apo deshira/vullneti i Tij nuk eshte si i yni, po ashtu dija dhe aftesia, i thuhet: po ashtu edhe pelqimi i Tij nuk eshte si i yni, zemerimi i Tij nuk eshte si i yni, gezimi i Tij nuk eshte si gezimi yne dhe zbritja (nuzul) dhe qendrimi (istiua) i Tij nuk eshte si zbritja dhe qendrimi yne".

Ne kete tekst, Ibn Tejmijeh dhe pasuesit pas tij, konfirmojne shtate gjera rreth ketyre shprehjeve:
  1. Ato kane domethenie te caktuar ne akord me gjuhen arabe.
  2. Se kjo domethenie e caktuar eshte ajo qe na tregon aparenca e shprehjes ne menyre literale.
  3. Se keto shprehje kane kuptimin real dhe jo metaforik.
  4. Se ekziston nje mase e perbashket mes atributeve te Krijuesit dhe krijeses.
  5. Se atributi ka nje modalitet te caktuar jashte mendjes.
  6. Se ata e dine kuptimin e ketyre shprehjeve por nuk dine modalitetin e tyre.
Analiza:

Dihet dhe kete e pranojne te gjithe se Ibn Tejmijeh pranon "Vargezimin e Eventeve (ose te Incidenteve - Teselsul El-Hauadithne te shkuaren", dmth:
Allahu xh.sh. eshte Krijues. Se Allahu krijon me fuqine e Tij, keshtu qe nuk ekziston ndonje moment kohor qe Allahu te mos krijoje diçka, perndryshe atributi i Kudretit (fuqise/aftesise/mundesise) prishet ose peson nderprerje.
Gjithashtu:
Allahu xh.sh. eshte Foles dhe Fjala e Tij eshte "Kadijm En-Neu'i Hadithul Ahad", pra qe lloji i Fjales eshte e Amshuar ndersa ajo fjale eshte e thene ne vazhdimesi sipas Deshires se Tij. Keshtu qe Allahu flet dhe nuk ka nje moment kohor qe Allahut te mos flase, perndryshe atributi i Kelamit (Fjales) prishet ose peson nderprerje ne nje here te dyte.
E thene me shkoqur:
Ibn Tejmijeh thote se, nese Allahu ka qene i atribuar me atributin e Krijuesit, nese ka qene Foles, nese ka qene Veprues per çka te doje, nuk mund te jete ne pozitat e nderprerjes ndaj Krijimit, Deshires dhe Fjales. Keshtu qe nuk ka nje moment te vetem qe Allahu nuk ka qene Krijues, apo te mos kete qene Foles, apo Deshirues.
Keshtu na thuhet: Si i beni Ta'tijl (prishje) atributeve te Allahut?
Kjo do te thote se kreatura eshte e amshuar bashke me Allahun. Perderisa Allahu ka qene gjithmone Krijues (sipas tyre) duhet te kete patur gjithmone krijesa, keshtu qe nuk ka krijese dhe para saj te mos kete patur nje krijese tjeter e keshtu me rradhe deri ne pafundesi ne te shkuaren, pra vargezim eventesh ne te shkuaren deri ne pafundesi, deklarim i krijeses me krijuesin ne menyre te amshuar dhe vleresimin e incidentalit krijese si kadijm (pa fillim te ekzistences) bashke me Allahun, ne kundershti me Ixhmane (konsensusin), duke i bashkangjitur gjithashtu se askush para Ibn Tejmijes nuk e ka thene nje gje te tille ne historine e Ymetit Islam.

Keto qe thame me larte gjenden ne te gjitha librat e Ibn Tejmijes, keshtu qe analizen tone po e zhvillojme me ane te nje pyetsori.

  • Eshte interesant fakti se i eshte kushtuar vemendje atributit te Krijuesit, Folesit, Vepruesit sipas deshires dhe nuk i kane kushtuar vemendje atributit "El-Mumijt" - qe sjell vdekjen, lind pyetja: Cfare vdiqi Allahu perpara se te krijoje? A mos ishte atribut-prishur ndaj El-Imateh???
  • Prej emrave te Allahut eshte "El-Ba'ith" - Ringjalles, Ai qe i ringjall ata qe jane ne varre, nderkohe qe ringjallja ende nuk ka ndodhur. A eshte Allahu atribut-prishur, momentalisht ndaj Ringjalljes?
  • Gjithashtu kemi El-Hashr dhe En-Nesher ku Allahu i dynd dhe i perhap njerezit ne Mahsher diten e Gjykimit, qe ende nuk ka ndodhur, a eshte kjo atribut-prishje?
  • Allahu atribuohet si "Serij'ul Hisab" - i Shpejt ne Llogari te veprave dhe llogaria e veprave ende nuk eshte bere.
  • Te gjitha aktet qe Allahu kryen Diten e Gjykimit ende nuk jane kryer.
  • Pas vdekjes se Pejgamberit s.a.v.s. u nderpre Revelata (El-Vahju), u nderpre profetizmi, u nderpre shpallja. A eshte atribut-prishur Allahu ndaj Fjales (El-Kelam)? Ndaj dergimit te Pejgambereve dhe perzgjedhjes se tyre?
  • Allahu ne nje ajet thote qe "tallet" (jestehzi), perse nuk e quajme "talles"? A nuk e ka thene kete per veten e Tij?
  • Allahu thote ne Suretu El-Enfal ajeti 30 per veten e Tij: " وَاللَّهُ خَيْرُ الْمَاكِرِينَ" - "Dhe Allahu eshte El-Makir (dredhues) me i mire", ashtu sic thote ne nje ajet tjeter: "Krijuesi me i mire". Perse nuk e quajme El-Makir (dredhues) a nuk eshte Ai qe e aprovoi per veten e Tij?
A nuk eshte parimi "Thenia per disa atribute eshte si thenia per disa te tjera"?
Si ta bejme te mundur aplikimin e ketij parimi te Shk. Ibn Tejmijes?
Kush jane "mu'attileh" (prishes te atributeve) tashme?
Kush eshte devijues dhe ndryshues?
Kush i atribuon Allahut ate qe Atij nuk i takon?
Kush bie ne kundershti me Selefet e Mire dhe Pejgamberet?

Esh'arite apo Vehabite?

Comments

Popular posts from this blog

Irfan Makki "I Believe" [Download] full new R&B Islamic album

Irfan Makki "I Belive" 2011 full album Nasheed artist and songwriter Irfan Makki’s songs offer up vibrant imagery with the innocence of a child-like observer and the wisdom of an elderly man, blended with world beat percussion, South Asian rhythms and a distinctive urban R&B vocal style. A sensitive songwriter with a humble stage presence, Irfan has performed all over the UK, US, and Canada, sharing the stage with such artists and friends such as Dawud Wharnsby Ali, Zain Bikha, 786, and the US based hip hop group Native Deen. Born in Pakistan and migrating to Canada with his family as an infant, singer/songwriter Irfan Makki grew up within a community celebrating the diversity of cultures. Enchanted by dreams of utilizing his own voice in recitation and song, Irfan began to hone his own natural vocal talents. Throughout his teen years he immersed himself in the development of his unique musical style. The blessing of growing up against the multicultural city-scape of T...

Nga Bashkim Shehu: Leter nga ferri per Nexhmije Hoxhen

Leter nga ferri per Nexhmije Hoxhen Nga Bashkim Shehu Merr: Nexhmije Hoxha, Pularia e Laprakes Tirana, ALBANIA Zonje, Meqe nuk kam rruge tjeter per te sqaruar disa ceshtje me ju, po ju dergoj kete leter nepermjet gazetes "Korrieri". Si ndonja 2 vjet te shkuara, ju jam lutur, po nepermjet "Korrieri", qe te vertetoni se me cilat sherbime agjenturore ka qene i lidhur im ate, Mehmet Shehu, qe te mund te kerkoja pastaj prej shteteve perkatese pension si familje deshmori. Prandaj dhe e prita me interes botimin e kujtimeve tuaja ne faqet e gazetes me te madhe te Shqiperise, mirepo mbeta i zhgenjyer, duke pare se ishin nje perifrazim i zgjeruar apo konspektim talmudik i nje kapitulli te nje libri te burrit tuaj, botuar ketu e njezeteca vjet me pare.

Kreshnik Osmani: Plumbat e Sarajevës dhe pranvera arabo-amerikane

Nga: Kreshnik Osmani Me shumë interes dhe shqetësim dëgjova lajmin e atyre “pak” plumbave që vërshuan mbi muret e ambasadës amerikane në Sarajevë dhe prej tytës së një arme ballkanike me motive lindore u përpoqa të vjel lajme, prognoza e analiza psiko-sociale që dilnin të mbështjella plot afsh bashkë me tymin e së njëjtës tytë. Teksa i hedh një vështrim të ftohtë lajmit - për të qenë sa më realist - konstatoj me keqardhje se kjo histori është diçka më e thellë sesa çmenduria e pakontrolluar e një individi të dëshpëruar apo ekstremist. Rrufeshëm transportova vetveten për në Tiranë mbi “trenin” e ngarkuar rrëmujshëm me mendimet e mia të fundjavës dhe në përpjekje për të sistemuar të njëjtën rrëmujë u ula të hedh disa rreshta në kartë.  Nuk kam dëshirë ta mohoj se i shoqëruar prej imagjinatës time jo tërësisht të shfrenuar “u hodha në sulm” nëpërmjet perceptimit tim modest dhe tentova të fantazoj tekstin e kabllogrameve të rradhës prej selive diplomatike të Washingtonit në Ballkan, ...