Pas nentembedhjete vjetesh, Amik Kasoruho sjell dy analizat me serioze qe i ka bere Shqiperise se Enver Hoxhes dhe Shqiperise se Ramiz Alise. "Shqiperia, ankthi dhe endrra" i autorit Amik Kasoruho sjell per lexuesin fakte dhe te verteta te kohes ku ai ka jetuar. Ne faqet e ketij botimi nga "UET-Press" vijne ne nje dy librat e Kasoruhos: i pari i titulluar "Nje ankth gjysmeshekullor- Shqiperia e Enver Hoxhes" dhe i dyti "Cmimi i nje endrre- zgjimi i mundshem i Shqiperise". Ishte ideja e botuesit Henri Cili qe te bashkonte ne nje liber dy analizat me serioze qe autori i ka bere Shqiperise: Shqiperise se Enver Hoxhes dhe Shqiperise se Ramiz Alise. Duke krijuar nje pamje e plote, ku ankthi dhe endrra e nje vendi shfaqen me te gjitha emocionet, qartesine, qetesine dhe thellesine e mendimit te nje deshmitari si Amik Kasoruho, i cili njohu burgun, pushkatimin e babait, debimin, mohimin e shume te drejtave per vete dhe familjen e tij. Pervoja e gjat...