Skip to main content

"Shqiperia, ankthi dhe endrra" sjell fakte dhe te verteta te kohes


Pas nentembedhjete vjetesh, Amik Kasoruho sjell dy analizat me serioze qe i ka bere Shqiperise se Enver Hoxhes dhe Shqiperise se Ramiz Alise. "Shqiperia, ankthi dhe endrra" i autorit Amik Kasoruho sjell per lexuesin fakte dhe te verteta te kohes ku ai ka jetuar. Ne faqet e ketij botimi nga "UET-Press" vijne ne nje dy librat e Kasoruhos: i pari i titulluar "Nje ankth gjysmeshekullor- Shqiperia e Enver Hoxhes" dhe i dyti "Cmimi i nje endrre- zgjimi i mundshem i Shqiperise". Ishte ideja e botuesit Henri Cili qe te bashkonte ne nje liber dy analizat me serioze qe autori i ka bere Shqiperise: Shqiperise se Enver Hoxhes dhe Shqiperise se Ramiz Alise. Duke krijuar nje pamje e plote, ku ankthi dhe endrra e nje vendi shfaqen me te gjitha emocionet, qartesine, qetesine dhe thellesine e mendimit te nje deshmitari si Amik Kasoruho, i cili njohu burgun, pushkatimin e babait, debimin, mohimin e shume te drejtave per vete dhe familjen e tij. Pervoja e gjate ne fushen e perkthimit e ka bere autorin mjeshter ne ndertimin e infrastruktures se librit. Ai eshte i qarte per kapitujt, temat, hyrjet dhe mbylljet. "Shqiperia, ankthi dhe endrra" i Amik Kasoruhos, eshte nje refleksion i ftohte, i thuket i historise se Shqiperise se Enver Hoxhes. Libri apo me sakte pjesa e pare e tij, u botua se pari ne vitin 1994 ne Itali dhe prej asaj kohe ka njohur kater ribotime, vleresime te kritikeve, profesoreve te filozofise dhe politikes, eshte shoqeruar me parathenie nga njerez te fushes se letrave. Amik Kasoruho, e shkroi librin per lexuesin italian, i cili, e ka pritur mire, shenje e kesaj eshte ribotimi hera heres, ftesa speciale dhe biseda me ish presidentin italian, Ciampi, si dhe marrja e librit si reference ne lice te ndryshem klasike ne Itali per te studiuar historine e Shqiperise se kohes se Enver Hoxhes. 



"Si i eliminoi Enver Hoxha bashkepunetoret" 

Pjese nga libri i pare, "Nje ankth gjysmeshekullor - Shqiperia e Enver Hoxhes" 

Me kalimin e kohes dikush filloi te afirmohej pak si teper dhe kjo nuk mund t'i shkonte per shtat kujt pretendonte t'i shtrengonte fort ne dore frenat e pushtetit. Keshtu, qe ne ditet e para te rezistences, filluan "spastrimet" qe do te karakterizonin gjithe historine e Partise Komuniste Shqiptare: me pretekstin per te denuar nje sjellje te ndaluar nga morali partizan, u pushkatua Ramize Gjebrea (i dashuri i saj, Zaho Koka u vra ne nje mision 

lufte). Qe kjo nje mase qe synonte te kufizonte promiskuitetin ndermjet luftetareve dhe mund t'i njihet nje fare vlere, por ne rastin e Gjebrese u zbatua me nje rigorozitet te tepruar. Ramize Gjebrea, nje studente mjaft e bukur dhe teper inteligjente e shkolles normale te Tiranes, po afirmohej si nje organizatore e afte e levizjes se rinise (BRASH -it). Ne te njejten organizate, nje rol te barabarte, si anetare e Komitetit Qendror te saj, kishte edhe Nexhmije Xhuglini, e fejuara e Enver Hoxhes. Ndoshta kjo mund te ndihmoje per t'u kuptuar dicka me shume. Por rasti Gjebrea-Koka ishte i vecante, ata duheshin, gje qe, ne kushtet e jetes nder male, vlente sa nje martese e rregullt. Zaho Koka ishte nje komandant i dashur nga partizanet dhe nga populli i Bregut, i ndershem, inteligjent dhe me kulture. Te dy bashke do t'u kishin nxjerre telashe atyre qe luften clirimtare e konsideronin nje fare trampolini te ambicieve personale. 

Vete Nako Spiru, aso kohe sekretar i pergjithshem i BRASH -it, pak dite mbas kesaj ngjarjeje, pat deklaruar se rinia nuk mund te edukohej me metoda drastike. Si duket ai e njihte lokucionin amor omnia vincit, por gabohej: as ai nuk qe ne gjendje te parashikonte se e gjithe jeta e vendit do te pershkohej nga kultura e urrejtjes. Ne rrethana qe nuk u sqaruan kurre u eliminua nje figure tjeter e shquar e PKSH dhe e Frontit, Mustafa Gjinishi. Intelektual, idealist, zoterues i mire i anglishtes (meqe kishte kryer studimet ne Institutin Teknik amerikan te Tiranes), nje dite u gjet i vrare shume larg vijes se zjarrit. Nuk u mesua as nga kush dhe as si. Deri sa zgjati lufta, partia dhe fronti e konsideruan 

nje deshmor. Vec ne ditet e para mbas clirimit ne fillim u peshperit, pastaj filloi te flitej me kembengulje, deri sa Hoxha e tha haptas, se Gjinishi kishte qene nje spiun i anglo-amerikaneve. Hapi nga deshmor ne tradhtar kishte qene shume i shkurter dhe nuk kushtoi gje: te vdekurit nuk mund te kene te drejte, Ne vitet e mepasme, gati te gjithe bashkepunetoret me te ngushte te Hoxhes ose u pushkatuan ose u "spastruan". Koci Xoxe, sekretar organizativ i PKSH , anetar i Byrose Politike, nenkryeminister dhe minister i Brendshem; Pandi Kristo, anetar i Byrose Politike, nenkryeminister; Nako Spiru, anetar i Byrose Politike, nenkryeminister dhe minister i Ekonomise; Bedri Spahiu, prokuror i pergjithshem i shtetit dhe me vone minister i Arsimit; Mehmet Shehu, anetar i Byrose, shef i Shtabit te Pergjithshem, minister i Brendshem dhe, per tridhjete vjet, kryeminister; Beqir Balluku, anetar i Byrose, nenkryeminister dhe minister i Mbrojtjes; Liri Belishova, anetare e Byrose Politike, sekretare e Komitetit Qendror; Liri Gega, anetare e Komitetit Qendror; Tuk Jakova, anetar i Byrose, nenkryeminister dhe 

minister i Ekonomise, sekretar i KQ; Kadri Hazbiu, anetar i Byrose, minister i Brendshem dhe pastaj i Mbrojtjes; Abdyl Kellezi, nenkryeminister dhe minister i Financave; Vasil Kati, minister i Tregtise se Jashtme; Koco Theodhosi, minister i Industrise dhe Minierave. Ketyre emrave u duhen shtuar ata te permendur me pare te Sejfulla Maleshoves, te Ymer Dishnices, te Gjergj Kokoshit, te cilet e paten pesuar qe ne kohet e para. Dhe pastaj Dali Ndreu, gjeneral; Koco Tashko, nder themeluesit e PKSH , anetar i KQ dhe per nje kohe te gjate ambasador ne Moske; Petrit Dume, gjeneral, zevendes minister i Mbrojtjes; gjeneralet Tahir Kadare, Gjin Marku, Rrahman Parllaku, Muharrem Kokomani, Nexhip Vincani, Halim Xhelo, Sadik Bekteshi dhe me tej anetaret e KQ Shyqyri Kellezi, Pajo Islami, Njazi Shehu, Fadil Pacrami, Todi Lubonja, Mihallaq Zicishti, Dashnor Mamaqi, Naxhije Dume (e cila pat qene edhe minister i Arsimit}, Nesti Nase (edhe minister i jashtem), Hasan Dume (zevendes minister i Arsimit), gjenerali Hito Cako (drejtor i drejtorise politike te Ministrise se Mbrojtjes), Maqo Como (minister i Bujqesise), Pirro Dodbiba (minister i Bujqesise), Fiqret Shehu (e shoqja e Mehmet Shehut dhe anetare e KQ), Llambi Zicishti, (minister i Shendetesise). Njeriu nuk mund t'i mbaje mend emrat e te gjithe atyre, te cileve iu ngjit etiketa spiun, tradhtar, armik.

Comments

Popular posts from this blog

Irfan Makki "I Believe" [Download] full new R&B Islamic album

Irfan Makki "I Belive" 2011 full album Nasheed artist and songwriter Irfan Makki’s songs offer up vibrant imagery with the innocence of a child-like observer and the wisdom of an elderly man, blended with world beat percussion, South Asian rhythms and a distinctive urban R&B vocal style. A sensitive songwriter with a humble stage presence, Irfan has performed all over the UK, US, and Canada, sharing the stage with such artists and friends such as Dawud Wharnsby Ali, Zain Bikha, 786, and the US based hip hop group Native Deen. Born in Pakistan and migrating to Canada with his family as an infant, singer/songwriter Irfan Makki grew up within a community celebrating the diversity of cultures. Enchanted by dreams of utilizing his own voice in recitation and song, Irfan began to hone his own natural vocal talents. Throughout his teen years he immersed himself in the development of his unique musical style. The blessing of growing up against the multicultural city-scape of T...

Nga Bashkim Shehu: Leter nga ferri per Nexhmije Hoxhen

Leter nga ferri per Nexhmije Hoxhen Nga Bashkim Shehu Merr: Nexhmije Hoxha, Pularia e Laprakes Tirana, ALBANIA Zonje, Meqe nuk kam rruge tjeter per te sqaruar disa ceshtje me ju, po ju dergoj kete leter nepermjet gazetes "Korrieri". Si ndonja 2 vjet te shkuara, ju jam lutur, po nepermjet "Korrieri", qe te vertetoni se me cilat sherbime agjenturore ka qene i lidhur im ate, Mehmet Shehu, qe te mund te kerkoja pastaj prej shteteve perkatese pension si familje deshmori. Prandaj dhe e prita me interes botimin e kujtimeve tuaja ne faqet e gazetes me te madhe te Shqiperise, mirepo mbeta i zhgenjyer, duke pare se ishin nje perifrazim i zgjeruar apo konspektim talmudik i nje kapitulli te nje libri te burrit tuaj, botuar ketu e njezeteca vjet me pare.

Kreshnik Osmani: Plumbat e Sarajevës dhe pranvera arabo-amerikane

Nga: Kreshnik Osmani Me shumë interes dhe shqetësim dëgjova lajmin e atyre “pak” plumbave që vërshuan mbi muret e ambasadës amerikane në Sarajevë dhe prej tytës së një arme ballkanike me motive lindore u përpoqa të vjel lajme, prognoza e analiza psiko-sociale që dilnin të mbështjella plot afsh bashkë me tymin e së njëjtës tytë. Teksa i hedh një vështrim të ftohtë lajmit - për të qenë sa më realist - konstatoj me keqardhje se kjo histori është diçka më e thellë sesa çmenduria e pakontrolluar e një individi të dëshpëruar apo ekstremist. Rrufeshëm transportova vetveten për në Tiranë mbi “trenin” e ngarkuar rrëmujshëm me mendimet e mia të fundjavës dhe në përpjekje për të sistemuar të njëjtën rrëmujë u ula të hedh disa rreshta në kartë.  Nuk kam dëshirë ta mohoj se i shoqëruar prej imagjinatës time jo tërësisht të shfrenuar “u hodha në sulm” nëpërmjet perceptimit tim modest dhe tentova të fantazoj tekstin e kabllogrameve të rradhës prej selive diplomatike të Washingtonit në Ballkan, ...