Skip to main content

Posts

Showing posts from September, 2016

Habib Ali El-Xhifri ne Revisten El-Bejan, maskarada Saudite e rradhes.

Selman Rashid El-Ammari, shkrimit te tij i ka vendosur, sipas zakoneve te portaleve, nje titull bombastik qe ben lajm ne Lindjen e Mesme dhe s'e kalon afeksionin pertej kufijve te mentaliteteve gjeografikisht orientale edhe pse (jo)rastesisht u gjet ne shqip. Selman Rashid El-Ammarij, foto nga artikulli I titulluar " El-Xhifri,...Thirresi Sufist drejt Islamit Amerikan ", (ne origjinal fillimi i paperkthyer ne shqip) Ammari tenton te ngreje teori konspiracioni ndaj personalitetit te Habib Ali El-Xhifrit si agjent amerikan, qe ka per detyre te perhape nje ideologji te re Islame, e cila do te duhet te perputhet me politikat amerikane. Kjo lloj propagande, ne fakt, han buke shume ne Lindjen e Mesme, kryesisht ne Gadishullin Arabik, ku fryma propagandistike, sidomos ajo religjoze, karakterizohet nga nje lloj koservatorizmi deri ne radikalizimin e mendimeve dhe ideologjive. Ali El-Xhifri me Hamza Jusuf Ne rastin konkret Ammari personifikon Xhifrin, perfaqsu...