Skip to main content

Habib Ali El-Xhifri ne Revisten El-Bejan, maskarada Saudite e rradhes.


Selman Rashid El-Ammari, shkrimit te tij i ka vendosur, sipas zakoneve te portaleve, nje titull bombastik qe ben lajm ne Lindjen e Mesme dhe s'e kalon afeksionin pertej kufijve te mentaliteteve gjeografikisht orientale edhe pse (jo)rastesisht u gjet ne shqip.
Selman Rashid El-Ammarij, foto nga artikulli

I titulluar "El-Xhifri,...Thirresi Sufist drejt Islamit Amerikan", (ne origjinal fillimi i paperkthyer ne shqip) Ammari tenton te ngreje teori konspiracioni ndaj personalitetit te Habib Ali El-Xhifrit si agjent amerikan, qe ka per detyre te perhape nje ideologji te re Islame, e cila do te duhet te perputhet me politikat amerikane.
Kjo lloj propagande, ne fakt, han buke shume ne Lindjen e Mesme, kryesisht ne Gadishullin Arabik, ku fryma propagandistike, sidomos ajo religjoze, karakterizohet nga nje lloj koservatorizmi deri ne radikalizimin e mendimeve dhe ideologjive.
Ali El-Xhifri me Hamza Jusuf
Ne rastin konkret Ammari personifikon Xhifrin, perfaqsues i Sufizmit (sunnit), si pjese e axhendes amerikano-perendimore ne oponence ndaj rrymave islamike sunnite (vehabiste) ne rajon dhe botes arabe dhe islame (sipas botekuptimit te tij lokal). Ammari vjen me nje argument idiot, ai thote se raportet e institucioneve te studimit te prespektives amerikane, sic jane RAND dhe Nixon Center ashtu sikurse edhe ato te Kongresit Amerikan kane vene theksin ne mbeshtetje te (Islamit) Sufist, vecanerisht pas ngjarjeve te 11/9 ne Shtetet e Bashkuara, qe te jete alternative ndaj Rrymave Islamiste.

Perse them se ky eshte nje argument idiot? 
Se pari, Ammari shkrimin e tij e hap me Konferencen e Çeçenise ne Grozni duke e anatemuar ate, sikurse kane trumpetuar ne fushate histeriko-mediatike i gjithe kapitali Saudito-Katarist (pro-amerikan politikisht dhe anti-amerikan religjonalisht). Idiotesia vjen se ne baze te pretendimit te Ammarit, rezulton qe planin amerikan te mbeshtetjes se Islamit Sufist ta realizoje Rusia. Pra, Amerika vendos dhe Rusa ekzekuton planet strategjike te prespektives amerikane.
Se dyti, autori edhe pse nuk citon vitin e raporteve ato gjenden aty dhe jane te vitit 2007 (sic edhe koleget e tij lokal citojne te njejtat burime), ndersa per ironi te fatit, ose per makuteri te autorit, ai nuk permend raportet e vitit 2012 (sigurisht nuk e ka idene), fill pas renies se regjimit te Husni Mubarek te Egjyptit, ku raporti i RAND por edhe me pare (2007) dy raportuesve per Nixon Center (Robert Leiken - Drejtori i Programit te Emigracionit dhe Sigurise Kombetare dhe bashkepunetorit te tij Steven Brook) vendosin theksin ne mbeshtetje te rinise se levizjes politike pan-Islamike te Vellazerise Muslimane, qe kane gjetur mbeshtetje te pakursyer nga Katari dhe Saudia ku Mbreti Selman ka patur takim me dy personalitete me influence tek kjo levizje Shejkh Jusuf El-Kardavi dhe Rashid El-Gannushi.   

Autori nuk perton te shprehet dhe na ben nder kur thote se qellimet e Konferences se Groznit jane likuidimi i Islamit Revolucionar, politik qofte ai apo militar dhe kufizimin e Selefizmit (Vehabizmit) si kurrikul individuale grupimesh, ashtu sikurse edhe konsiderimin e tij pakice jo-mesatare.

Me pas autori ben nje biografi te shkurter te Habib Ali El-Xhifrit dhe e vendos theksin ne fillim tek i ati i Xhfirit, Abdurrahmani, dhe tregon se i ati ka qene nje nder aktivistetet kryesor politik te Jemenit, mbeshtetes i Partise Socialiste dhe pjese e ndarjes se Jemenit. 
Ne fakt Abdurrahmani ka qene nje nga zerat per armpushim dhe riunifikimin e Jemenit. "Rabitah" nuk ishte suportuese e Partise Socialiste, por mori pjese ne krijimin e qeverise per te pasur kontroll ne arritjen e armpushimit.
Por autori fsheh ose harron, se ndarja e Jemenit ka qene e suportuar publikisht politikisht dhe ekonomikisht nga Arabia Saudite, te ciles nuk i pelqyen rezultatet e zgjedhjeve dhe njohu Republiken Demokratike te Jemenit, ashtu sikurse imponoi edhe ne Keshillin e Bashkepunimit te Gjirit njohjen e saj, por deshtoi ne OKB.

Ne pjesen e dyte te biografise, Ammari e ve theksin tek arsimi i Habib Ali Xhifrit, ai thote se Xhifri nuk mban nje diplome universitare, por paraqitet perhere nen titullin si Ligjerues ne Dar El-Mustafa ne Hadrameut. Autori tenton ta parqese Dar El-Mustafa si thjeshte nje Teqe, ne te cilen mesohet Sufizmi i pretenduar.

Dar El-Mustafa ne Hadrameut eshte Institut Arsimor Islam. Mesimdhenia ne kete Institut eshte ne formen klasike te te mesuarit prej Shejhut, i cili pasi konfirmon formimin e nxenesit e pajis ate me Ixhazeh, senedi i te cilit shkon deri ne fund te autorit te librit te cilin kane lexuar. Keshtu ka ekzistuar edhe ne Az'har, Zejtuneh dhe Fes dhe vazhdon te aplikohet edhe sot e kesaj dite neper xhamia te ndryshme te botes Islame.

(video e meposhtme eshte ders ne Fik'h nga Libri El-Umdeh, ne Dar El-Mustafa)


Ketu deshiroj te permend mesuesit e Habib Ali El-Xhifrit:
Shejh Abdulkadir ibn Ahmed Es-Sekkaf, Ahmed Mesh'hur Haddad, Ebu Bekr Attas ibn Abdullah El-Habeshij, Muhadithi i Haramejnit Sejjid Muhamed ibn Alewij El-Malikij, Hamid ibn Aleuij El-Haddad, Ebu Bekr El-Adenij ibn El-Mesh'hur, Shejh Abdurrezak El-Halebij, Shejh Ebu Guddeh,..etj etj. 

Autori tregon se per njohjen e tij kane qene disa faktore qe s'kane lidhje me boten Islame, sic eshte psh. aktori Vexhdi Arabi, qe paska punuar per njohjen dhe famen e Habib Ali El-Xhifrit. 
Keto chit-chat-e mediatike nuk e zbehin dot figuren e Habib Ali El-Xhifri. Nuk e zbehin dot figuren e tij kur Imami Shehid Dr. Seid Ramad El-Buti i liron tribunen e tij per te ligjeruar Xhifri dhe as ne Marok nuk duan t'ia dijne per nje aktor egjiptian dhe t'i lirojne tribunen per te folur, e as Shejh Abdurrezak El-Halebij nuk liron tribunen e Institutit Fet'h El-Islami dhe fronin e Salih Farfurit per te folur Xhifri.

Me pas autori, tregon aktivitetin e Habib Ali El-Xhifrit gati ne te gjithe boten, me nje performance mahnitese dhe ndikuese ne masa popullore dhe audience, permes tribunave dhe emisioneve (ku autori shpesh here ve theksin) ne kanalet satelitore.
Te gjitha keto jane flluska uji, shumica e kanaleve satelitore me karakter fetar jane kanale me orientim selefist te suportuar ose drejteperdrejte ose indirekt nga Arabia Saudite e cila ka ekskluzivitetin dhe eshte e interesuar per perhapjen e kesaj rryme dhe autori vete eshte pjese e makinerise propagandistike te Islamit Selefist dhe Politik global nen statusin e Revistes El-Bejan me qender ne Rijad te Arabise Saudite, por qe hidhet ne qarkullim ne Londer te Anglise. 

E gjithe kjo tendence kunder figures se Habib Ali El-Xhifrit vjen si nevoje e Arabise Saudite dhe Katarit per te gjunezuar dhe per te çbere ate qe u ngrit ne Konferencen e Groznit, duke u treguar e pafuqishme te anatemoje Az'harin drejteperdrejte, per arsye diplomatike te njohura per shkak te ndikimit qe ka Az'hari ne boten Islame, po ashtu as Zejtunen etj., godet nje personalitet i cili ne politikat nderkombetare, qe marrin persiper te orientojne "dele", ai s'eshte pale, por eshte frymezues i masave te thjeshta ne Ymetin Islam per tu emancipuar ndaj kerkesave padrone te kontrollit ne rajon.

Dhe ne fund po e mbyll kete sqarim me fjalen e Habib Ali El-Xhifrit sefundmi ne Sudan i cili thote: "Do flasin dhe do te vazhdojne te flasin, por ne i zgjasim doren per paqe kujtdo qe na e zgjat doren".



Comments

Popular posts from this blog

Irfan Makki "I Believe" [Download] full new R&B Islamic album

Irfan Makki "I Belive" 2011 full album Nasheed artist and songwriter Irfan Makki’s songs offer up vibrant imagery with the innocence of a child-like observer and the wisdom of an elderly man, blended with world beat percussion, South Asian rhythms and a distinctive urban R&B vocal style. A sensitive songwriter with a humble stage presence, Irfan has performed all over the UK, US, and Canada, sharing the stage with such artists and friends such as Dawud Wharnsby Ali, Zain Bikha, 786, and the US based hip hop group Native Deen. Born in Pakistan and migrating to Canada with his family as an infant, singer/songwriter Irfan Makki grew up within a community celebrating the diversity of cultures. Enchanted by dreams of utilizing his own voice in recitation and song, Irfan began to hone his own natural vocal talents. Throughout his teen years he immersed himself in the development of his unique musical style. The blessing of growing up against the multicultural city-scape of T...

Nga Bashkim Shehu: Leter nga ferri per Nexhmije Hoxhen

Leter nga ferri per Nexhmije Hoxhen Nga Bashkim Shehu Merr: Nexhmije Hoxha, Pularia e Laprakes Tirana, ALBANIA Zonje, Meqe nuk kam rruge tjeter per te sqaruar disa ceshtje me ju, po ju dergoj kete leter nepermjet gazetes "Korrieri". Si ndonja 2 vjet te shkuara, ju jam lutur, po nepermjet "Korrieri", qe te vertetoni se me cilat sherbime agjenturore ka qene i lidhur im ate, Mehmet Shehu, qe te mund te kerkoja pastaj prej shteteve perkatese pension si familje deshmori. Prandaj dhe e prita me interes botimin e kujtimeve tuaja ne faqet e gazetes me te madhe te Shqiperise, mirepo mbeta i zhgenjyer, duke pare se ishin nje perifrazim i zgjeruar apo konspektim talmudik i nje kapitulli te nje libri te burrit tuaj, botuar ketu e njezeteca vjet me pare.

Kreshnik Osmani: Plumbat e Sarajevës dhe pranvera arabo-amerikane

Nga: Kreshnik Osmani Me shumë interes dhe shqetësim dëgjova lajmin e atyre “pak” plumbave që vërshuan mbi muret e ambasadës amerikane në Sarajevë dhe prej tytës së një arme ballkanike me motive lindore u përpoqa të vjel lajme, prognoza e analiza psiko-sociale që dilnin të mbështjella plot afsh bashkë me tymin e së njëjtës tytë. Teksa i hedh një vështrim të ftohtë lajmit - për të qenë sa më realist - konstatoj me keqardhje se kjo histori është diçka më e thellë sesa çmenduria e pakontrolluar e një individi të dëshpëruar apo ekstremist. Rrufeshëm transportova vetveten për në Tiranë mbi “trenin” e ngarkuar rrëmujshëm me mendimet e mia të fundjavës dhe në përpjekje për të sistemuar të njëjtën rrëmujë u ula të hedh disa rreshta në kartë.  Nuk kam dëshirë ta mohoj se i shoqëruar prej imagjinatës time jo tërësisht të shfrenuar “u hodha në sulm” nëpërmjet perceptimit tim modest dhe tentova të fantazoj tekstin e kabllogrameve të rradhës prej selive diplomatike të Washingtonit në Ballkan, ...