Ajo qe pergjate dekadave te fundit eshte bere e zakonshme ne mendimin e rrymave ekstremiste eshte ideja e perplasjes dhe konfliktit te paevitueshem, duke ushtruar perpjekje te medha per ta kthyer kete koncept satanik ne nje model te fese, ne menyre te te menduarit dhe ne nje prespektive te te kuptuarit te Sheriatit. Ngarkuan mendjet dhe ndjenjat e njerezve se te praktikuarit real te fese duhet me doemos te çoje ne perplasje. Kjo u shfaq ne librat e Hasan El-Benna, veçanerisht mesazhi i Konferences se Peste (se Vellazerise Myslimane - Ikhvan). Me pas u shfaq me gjeresisht ne librat e Sejjid Kutub, konkretisht " Nen Hijen e Kur'anit " etj. Me pas u shnderrua ne nje aplikim mbreslenes tek ISIS (Daesh), Al Kaeda , Boko Haram , etj. prej rrymave Tekfiriste dhe Kriminale. Dekadat dhe vitet e fundit u mbushen me kete ide te rrezikshme, prej te ciles rrodhi industria e produkteve intelektuale, qe dolen me forma ideologjish, qendrimesh, literaturash dhe sloganesh, te ng...