Ajo qe pergjate dekadave te fundit eshte bere e zakonshme ne mendimin e rrymave ekstremiste eshte ideja e perplasjes dhe konfliktit te paevitueshem, duke ushtruar perpjekje te medha per ta kthyer kete koncept satanik ne nje model te fese, ne menyre te te menduarit dhe ne nje prespektive te te kuptuarit te Sheriatit. Ngarkuan mendjet dhe ndjenjat e njerezve se te praktikuarit real te fese duhet me doemos te çoje ne perplasje. Kjo u shfaq ne librat e Hasan El-Benna, veçanerisht mesazhi i Konferences se Peste (se Vellazerise Myslimane - Ikhvan). Me pas u shfaq me gjeresisht ne librat e Sejjid Kutub, konkretisht "Nen Hijen e Kur'anit" etj. Me pas u shnderrua ne nje aplikim mbreslenes tek ISIS (Daesh), Al Kaeda, Boko Haram, etj. prej rrymave Tekfiriste dhe Kriminale.
Dekadat dhe vitet e fundit u mbushen me kete ide te rrezikshme, prej te ciles rrodhi industria e produkteve intelektuale, qe dolen me forma ideologjish, qendrimesh, literaturash dhe sloganesh, te ngopura deri ne thellesi te skajshme me idene e perplasjes.
Ideja e perplasjes ne fakt eshte ide e paster moderniste, eshte rezultat i nje diskursi filozofik qe ka rrenje, manifestime dhe produkte te ndryshme, e arrire ne esene e Samuel Huntington te titulluar "The Clash of Civilizations" (Perplasja e Qyteterimeve), qe perfaqsonte burimin intelektual te ish-presidentit amerikan George W. Bush.
Ai qe reflekton dhe mediton per kete fe te paster do te gjeje ne ajetet, hadithet, jurisprudencen, mendimin dhe civilizimin e saj se mund te iluminoje njerezit t'i terheqe e t'i parandaloje me çdo gje qe mundet nga perplasja dhe konflikti apo nga çdo gje qe çon drejt tyre.
Gjithkush prej nesh ketu mund te paraqese ajetin e mrekullueshem kur'anor, i cili artikulohet shpesh mes njerezve dhe i cili eshte bere nje nga fjalite kur'anore me te theksuara ne mase e qe thote:
"O njerez, ne ju kemi krijuar nga nje mashkull dhe femer e ju beme popuj dhe fise, qe te identifikoheni. S'ka dyshim se me i nderuari nder ju tek Allahu eshte i devotshmi, Allahu me te vertete eshte i ditur, i mireinformuar".
Ky ajet i mrekullueshem ka ardhur per te rrenjosur thelle nje prej normave hyjnore, ate te socializimit dhe prosperitetit njerezor, per te deklaruar nje prej kodeve te "Levizjes" se marredhenies ndernjerezore, e cila eshte rezultat i shtysave intelektuale, kulturore, filozofike dhe i zhvillimit te "Levizjes" se shkembimit te vlerave mes njerezve per te treguar perfshirjen e tyre pa perjashtim ne nje gjeneze te vetme njerezore dhe krijon per cdo njeri ne siperfaqe te tokes marredhenie gjenetike dhe afersie si pergjegjesi mbi cdokend mbi toke.
Mjeshtri dhe Shejhu Muhamed Ebul Huda Er-Rifa'i Es-Sajadi ne vepren e tij te titulluar "Hadikatul Me'ani fi Hakikatu Er-Riham El-Insanij", thote se Kur'ani rrenjos nje koncept unik per te penguar mbisundimin e disave ndaj te tjereve, apo arrogancen e nje civilizimi mbi civilizimet dhe ndonje pushteti mbi pushtetin per te ekzekutuar shtypjen, sundimin dhe diktatin mbi popujt e tjere.
Verseti kur'anor ka ardhur per t'i kumunikuar mbare njerezimit per nje gjeneze te perbashket; prolog i nje synimi madhor dhe qellimi te ndershem ne ardhje. Dhe i informoi ata se u ndane ne popuj e fise te grupuar ne toke, ku cdo komb u mevehtesua permes nje eksperience te hershme njerezore dhe historie te gjate, te mbushur me pervoja, dije, njohje, art, kulture dhe trashegimi shoqerore qe kane formesuar cdo komb pergjate shekujve. Kombet ne kete aspekt kane nivele te ndryshme, natyra e kulturave nder kombe jane te ndryshme, sipas orientimit dhe identifikimit te burimeve qe ka cdo komb, filtrimin e atyre burimeve dhe lidhjen ose jo te tyre me Allahun xh.sh.
Cdo komb ka natyren dhe specifiken perkatese. Per rrjedhoje trashegimia e indianeve ne natyren dhe burimet e saj dallon nga ajo e grekeve. Keto te dyja sebashku dallojne nga ajo e perseve e keshtu me rradhe te gjitha dallojne nga ajo arabe dhe nga ajo Islame, perderisa cdo komb ka natyre, identitet dhe burime perkatese.
Pa dyshim, qe cdo komb posedon trashegimi te dobishme per mbare njerezimin dhe pervoja qe vlejne per kedo, ashtu sikurse kane edhe shfaqje te trashegimise perkatese te perbere nga koncepte jo te drejta, ose doktrina dhe dogma pagane, ose qellime nacionaliste revanshiste dhe rraciste te cilat i diktojne si nje trend te vecante, duke impresionuar me to dijet dhe artin e tyre.
Prandaj Kur'ani vjen me kete ajet te mrekullueshem dhe ve ne dukje kete aspekt, me pas i drejtohet njohjes dhe identifikimit dhe e ka arranzhuar ate identifikim ne baze te ndarjes se njerezimit ne popuj dhe fise, per me teper duke i vene theksin njohjes dhe identifikimit si synim i ndarjes se tyre. Pra qellimi s'eshte ne njohjen qe ndodh mes dy individeve, por ne "Levizjen" e njohjes nderkombetarisht qe ndodh mes kombeve si qarkullim i trashegimive. E mes kombeve shkembehet arti dhe kultura, ne menyre qe kombet te aspirojne ne nje trashegimi te re, qe nuk e kane pasur me pare. E me pas zhvillohet emerimi dhe perzgjedhja prej cdo kombi, te dijeve dhe kulturave, duke pranuar disa e duke refuzuar disa te tjera, duke i shtuar e duke i perkryer.
Kjo ka ndodhur ne historine tone, kur tataret erdhen ne trojet tona me sulme barbare duke e kthyer gjendjen ne nje nga tragjedite me te medha te historise tone. Pas kesaj hidherimet u sheshuan dhe filloi etapa e njohjes, duke zbuluar secili komb tek tjetri ate qe i bashkonte. Per rrjedhoje mongolet ne njeren ane hyne ne Islam dhe myslimanet nga ana tjeter u mahniten pas urbanistikes dhe arkitektures mongole, aq sa edhe sot njihet si "arti mongol".
Pra, mesa duket Ligjevenesi i Madh erdhi me nje ftese universale ne njohjen mes kombeve dhe iu drejtua mbare njerezimit. Myslimanet kane patur mundesine qe ta rrokin kete ftese hyjnore e te themelojne nje koncept boteror te quajtuar psh. "Njohja e Qyteterimeve" ne vend te "Perplasja e Qyteterimeve", qe u ndertua mbi nje identitet dhe nje ideologji qe nuk njeh as Zot e as Profet, per rrjedhoje perceptimi i tij per boten dhe jeten eshte perceptim mbi perplasjen dhe konfliktin.
Ka qene prej mundesive tona qe prej shekujsh, te ftonim ne globalizimin e bazuar ne rrenjet, vlerat dhe identitetin tone. Ne do ta prodhonim ate, ose do te bashkepunonim me nje pjesemarrje te ndjeshme, e cila do te ofronte udhezimin e Kur'anit dhe parimet e tij tek te gjithe njerezit.
Shtoi kesaj se Kur'ani eshte me i larte se sa vlera e devotshmerise (takvase) qe eshte parameter dallimi mes njerezve e qe i zmadhon permasat e vlerave, kultures dhe moralit, i orienton njerezit ne teresi ne nje model te larte te marredhenies ndernjerezore, permes te ciles, ne njeren ane myslimani ka qellim poziten e tij tek Allahu xh.sh. dhe arritjen e pelqimit te Tij, e ne anen tjeter jo myslimani permes tij ka per qellim idealizmin dhe ngritjen ne pozite, mjafton kjo qe te trashegohet prej burimit te Kur'anit.
Perfundimisht, menyra e te menduarit qe nderton Kur'ani Kerimi ne mendje, fortifikon mendjen prej rrezikut te mundesise se rrjedhjes drejt ideologjise se perplasjes se pashmangshme, pervec se nese mendja devijojn dhe shnderrohet e verber dhe injoron udhezimin e qarte hyjnor duke i mveshur Kur'anit trille epshesh te erreta, pasive dhe konvulsive, derisa te arrije te shtremberoje fene e ta beje ate konfliktuoze, shkaterrimtare dhe perplasese ne nje kohe qe Allahu e ka shpallur meshire, humanizem dhe marredhenie ndergjerezore.
[perktheu: Alban Çuli Tetor 2016]

Comments
Post a Comment