Skip to main content

Posts

Alban Çuli: Ku te çon mushka Av. Idajet Beqiri???

Falenderimi i takon Allahut, Zotit te boteve. Paqa dhe Meshira e Tij qofshin per Muhamedin s.a.v.s., Familjen e Tij, Sahabet e tij dhe pasuesit deri ne diten e gjykimit, e me pas: Shpesh here eshte pare dhe degjuar per Kryetarin e Forumit te Avokateve për Drejtesi Idajet Beqirin, i cili mesa duket ende nuk e ka kuptuar se ne cilen hemisfere intelektuale jeton. Natyre tipike shqiptare, e cila ka qef te beje te diturin ne gjithçka. Ne nje prej ketyre hemisferave intelektuale avokat Beqiri deshironte te hynte pa "dogane" dhe te ecte kuturu neper labirinthet e dritehijeve qe leshojne divergjencat e mendimit. Keshtu thote edhe populli yne i mençur e i urte: "Ujku mjegull do", por nderkohe qe ruanim "ujkun", nga ana tjeter "çakalli bente kerdine". E gjithe kjo ecejake e parathene dhe i gjithe mendimi im i shprehur si vijon e ka inicimin nga nje shkrim liturgjik i avokatit, qe perpos avokatise qe kerkon t'i beje Islamit, ne forme kullonjese makaro...

Kreshnik Osmani per "PSE SHQIPTARËT I MBROJTËN HEBREJTË NGA NAZIZMI"?

Nuk mendoj se dikush ka mundesi logjike, apo historike te mohoje vlerat e shqiptareve, sic eshte humanizmi, besa, mikpritja etj. t e ngjashme me keto, sado ti urrejne shqiptaret. Per mendimin tim, nuk ka arsye per te qene alergjik, karshi permendjes se identitetit religjioz te shqiptareve, qe tek e fundit nuk eshte se ka pasur mundesi te jete percaktues ne rrjedhen dhe ngjarjet e historise se tyre nder shekuj.  Se dyti, sa i perket marreveshjes se ambasadoreve ne vitin 1930, ashtu sikurse edhe ndermjet Konices dhe ambasadorit amerikan me origjine hebreje, ky nuk perben ndonje mbeshtetje te faktit se identiteti religjioz i muslimaneve nuk ka asnje lloj ndikimi tek sjellja e tyre, qofte karshi hebrenjve, apo qofte edhe sa i perket jetes se tyre te perditshme.  Duhet te kemi parasysh, se muslimanet dhe hebrenjte ne vetvete nuk kane pasur ndonjehere probleme apo armiqesi si kjo qe verejme ne 50 vitet e fundit, qofte gjate sundimit te Perandorise Osmane, qofte edhe me pare, d...

Migjen Kelmendi per Gjuhen Standarde dhe Gegnishten

Lion of the Desert Umar Mukhtar Libya [FULL MOVIE]

11 Settembre [it]

Kreshnik Osmani - Sfida Shqiptare e Albin Kurtit, perballe sfides Europiane-gjysem Amerikane-Kosovare,

Kosova hesht sot, sepse ashtu e percakton ligji. Flasim ne sot dhe tentojme ti bejme PROGNOZEN, nje rrumpalle-hane, te arkitekturuar mjeshterisht, nderkombetarisht, tinezisht, dinakerisht, Europia-nisht, e gjysme-Amerikanisht…Eulex- isht..! ... ! Asnje prognoze e parashikim, nuk ka fuqine dhe autoritetin qe i nevojitet nje te tille, te mirefillte, te imponoje veten, intelektualisht e politikisht, ne Hanin e madh Euleks-ian Kosovar…!! Duket qarte se kemi te bejme me nje harte te cudishtme te aleancave parazgjedhore dhe ajo qe te bie ne sy me shume, eshte dalja per here te pare ne zgjedhje, e formacionit simpatik te Albin Kurtit. Buldozeret Thaci – Pacolli, duket qarte se kane vendosur ta ndajne torten kosovare bashke, duke rikonfirmuar Thacin ne krye te qeverise, e Pacollin ne vend te Sejdiut…!! 

Politika e jashtme e islamofobisë

Gjëja më e lehtë për çunakët që duan të futen në lojra të mëdha është të thurin lavde për idetë e atyre që janë më të afirmuarit në treg, paçka se tregu është një aksham-pazar, ku malli i freskët është shitur në mëngjes dhe në aksham ka tepruar malli bajat. Me gjithë këta autorë që për fat të mirë janë përkthyer në shqip këtë dekadë, dhe ndërkohë që mjetet e informimit, posaçërisht interneti, ofrojnë një mori mundësish për t’iu qasur informacioneve të specializuara, çunakët, të cilët duan të bëjnë karrierë, pijnë ujë vetëm nga burimet vendase, të helmatisura gjatë industrializimit të vrullshëm të periudhës enveriste. Ky është rasti i Dritan Hilës, i cili një artikull të mëparshëm e bekon në fillim me gromësira citatesh nga i ‘urti’ Sabri Godo, ndërsa shkrimin tjetër të tij, me titull “Diplomacia dhe idetë e të mëdhenjve të mendjes”, e ka ngjizur në kokë pas leximit të librit të rradhës joartistik të Kadaresë.