Skip to main content

Posts

Kreshnik Osmani : Nje dite pa SHEIKUN E TERRORIT........!!

Kreshnik Osmani   A eshte historia duke perjetuar ciklin e saj "menstrual"pas vdekjes se sheikut te terrorit? A eshte Amerika duke rikonfiguruar marredheniet e saj me boten? A jane sot amerikanet me te qete se nje dite me pare? A ishte njoftimi i vdekjes se  sheikut te terrorit lajmi ilustrativ ideal i suksesit te revolucioneve arabe? A ka lidhje njoftimi i CIA se rreziku i terrorizmit vazhdon, me renien e ndonje diktatori tjeter arab? Cili do te jete rregjimi diktator arab qe ende nuk ka rene dhe qe do te perpiqet te ndihmoje Al-Kaeden te marre hak? A eshte Amerika ne gjendje te binde Kinen dhe Indine se ato nuk do te jene "gjahu" i rradhes? A eshte tronditja e bursave nje sinjal qe tregon se perplasja e ardhshme e elefanteve te botes do te kete karakter ekonomik? Cfare do te ndodhe me programin berthamor te Iranit ? A i mjafton presidentit Obama ky lajm sensasional per te rikuperuar uljen e popullaritetit te tij ne SH.B.A ? Cilat do te jene ekujlibrat e reja ...

Alban Çuli: Ku te çon mushka Av. Idajet Beqiri???

Falenderimi i takon Allahut, Zotit te boteve. Paqa dhe Meshira e Tij qofshin per Muhamedin s.a.v.s., Familjen e Tij, Sahabet e tij dhe pasuesit deri ne diten e gjykimit, e me pas: Shpesh here eshte pare dhe degjuar per Kryetarin e Forumit te Avokateve për Drejtesi Idajet Beqirin, i cili mesa duket ende nuk e ka kuptuar se ne cilen hemisfere intelektuale jeton. Natyre tipike shqiptare, e cila ka qef te beje te diturin ne gjithçka. Ne nje prej ketyre hemisferave intelektuale avokat Beqiri deshironte te hynte pa "dogane" dhe te ecte kuturu neper labirinthet e dritehijeve qe leshojne divergjencat e mendimit. Keshtu thote edhe populli yne i mençur e i urte: "Ujku mjegull do", por nderkohe qe ruanim "ujkun", nga ana tjeter "çakalli bente kerdine". E gjithe kjo ecejake e parathene dhe i gjithe mendimi im i shprehur si vijon e ka inicimin nga nje shkrim liturgjik i avokatit, qe perpos avokatise qe kerkon t'i beje Islamit, ne forme kullonjese makaro...

Kreshnik Osmani per "PSE SHQIPTARËT I MBROJTËN HEBREJTË NGA NAZIZMI"?

Nuk mendoj se dikush ka mundesi logjike, apo historike te mohoje vlerat e shqiptareve, sic eshte humanizmi, besa, mikpritja etj. t e ngjashme me keto, sado ti urrejne shqiptaret. Per mendimin tim, nuk ka arsye per te qene alergjik, karshi permendjes se identitetit religjioz te shqiptareve, qe tek e fundit nuk eshte se ka pasur mundesi te jete percaktues ne rrjedhen dhe ngjarjet e historise se tyre nder shekuj.  Se dyti, sa i perket marreveshjes se ambasadoreve ne vitin 1930, ashtu sikurse edhe ndermjet Konices dhe ambasadorit amerikan me origjine hebreje, ky nuk perben ndonje mbeshtetje te faktit se identiteti religjioz i muslimaneve nuk ka asnje lloj ndikimi tek sjellja e tyre, qofte karshi hebrenjve, apo qofte edhe sa i perket jetes se tyre te perditshme.  Duhet te kemi parasysh, se muslimanet dhe hebrenjte ne vetvete nuk kane pasur ndonjehere probleme apo armiqesi si kjo qe verejme ne 50 vitet e fundit, qofte gjate sundimit te Perandorise Osmane, qofte edhe me pare, d...

Migjen Kelmendi per Gjuhen Standarde dhe Gegnishten

Lion of the Desert Umar Mukhtar Libya [FULL MOVIE]

11 Settembre [it]

Kreshnik Osmani - Sfida Shqiptare e Albin Kurtit, perballe sfides Europiane-gjysem Amerikane-Kosovare,

Kosova hesht sot, sepse ashtu e percakton ligji. Flasim ne sot dhe tentojme ti bejme PROGNOZEN, nje rrumpalle-hane, te arkitekturuar mjeshterisht, nderkombetarisht, tinezisht, dinakerisht, Europia-nisht, e gjysme-Amerikanisht…Eulex- isht..! ... ! Asnje prognoze e parashikim, nuk ka fuqine dhe autoritetin qe i nevojitet nje te tille, te mirefillte, te imponoje veten, intelektualisht e politikisht, ne Hanin e madh Euleks-ian Kosovar…!! Duket qarte se kemi te bejme me nje harte te cudishtme te aleancave parazgjedhore dhe ajo qe te bie ne sy me shume, eshte dalja per here te pare ne zgjedhje, e formacionit simpatik te Albin Kurtit. Buldozeret Thaci – Pacolli, duket qarte se kane vendosur ta ndajne torten kosovare bashke, duke rikonfirmuar Thacin ne krye te qeverise, e Pacollin ne vend te Sejdiut…!!