Në shkrimin e gazetës MAPO të hënën e datës 22 tetor 2012, znj. Anila Prifti iu paraqit lexuese me një zbulim për ngjarjen tragjike që pushtoi mbarë opinionin publik, atë të të ndjerës Aishe Vata. Mbasi e kishte tërhequr lexuesin përmes një titulli tepër romantik për të qënë nje zbulim tragjik, nën fjalët “Aishe Vata, e dashurisë dhe e vdekjes së shëmtuar”, i ofron opinionit “gjenezën e problemit, modelin”, siç ajo e perifrazon idenë islamofobe në vazhdim. Anila Prifti e shfaq hapur dhe pa “romancitet” islamofobine e saj me dy fjali të njëpasnjëshme si më poshtë: “ Aishe quhej edhe vajza 11 vjeçe qe u martua me Muhametin për Medinën. Në kurriz të saj u bënë pazaret e një vendi…… ” Nuk do të merrem këtu me paralelen që heq znj. Prifti mes Aishe Vatës dhe Nënës së Besimtarëve, të Sinqertës Aishe, e bija e të Sinqertit Ebu Bekër (Zoti qoftë i kënaqur me të dy), por do të sjell mendimin korrekt karshi islamofobisë së znj. Prifti, që të mos pjellin më fobira as tek ajo e as tek...