Skip to main content

Posts

Showing posts from June, 2011

Alban Çuli: Analize teologjike e parimit: "Thenia per disa atribute (sifat) eshte si thenia per disa te tjera"

Me emrin e Allahut, Meshiruesit, Meshireplotit! Falenderimi i takon Allahut, Zotit te Boteve. Paqa dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi Pejgamberin tone, Muhamedin s.a.v.s., mbu familjen e tij te paster, mbi shoket e tij te ndershem dhe mbi pasuesit e tyre deri diten e gjykimit, e me pas: Parimi: " Thenia per disa atribute (sifat) eshte si thenia per disa te tjera ". Ky parim eshte nje prej atyre parimeve te Shk. Ibn Tejmijes dhe mbeshtetesve te tij (te me parshem dhe bashkekohore), me te cilin mundohen te atakojne shkollen e Imam Esh'arijut, me pretendimin se esh'arite aprovojne vetem shtate atribute (sifat) e Allahut xh.sh. qe jane  El-Kudreh (fuqia/aftesia/mundesia),  El-Iradeh  (deshira/vullneti),  El-Ilm  (dituria),  El-Hajat  (jeta),  Es-Sem'u  (degjimi), El-Basar  (shikimi) dhe  El-Kelam  (fjala). Dhe refuzojne atribuimin e Allahut me shprehje " analogus " (Muteshabihe - perngjasuese) te cilat jane paraqitur ne Kur'an dhe ...

Kreshnik Osmani: Profeti Muhammed, domosdoshmëri e aktualitetit global !

Falënderimi i takon Allahut, të Gjithëmëshirëshmit, Mëshirëplotit. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Profetin tonë (s.a.v.s), shokët e tij dhe të gjithë ata që e pasojnë atë deri në Ditën e Gjykimit. Të njihesh me figurën e profetit Muhammed (a.s), është portë prej portave të lumturisë, është kënaqësi dhe privilegj, jo vetëm për besimtarët, por edhe për mbarë njerëzimin. Të njohësh dhe të ndjeshë aromën e fjalëve të tij, është shpëtim dhe fitim për këtë botë dhe atë të amshuarën, sepse Allahu i Lartësuar e kushtëzoi dashurinë për Të, me dashurinë për Profetin Muhammed (a.s). Muhammedi është dritë e dërguar. Ai është mëshirë e dhuruar. Ai është gërshetim i virtyteve të ndritshme dhe pasqyrë e shembëlltyrës së lartë. Ai është i dërguar për mbarë njerëzimin dhe është posedues i një morali të lartë. Profeti Muhammed (a.s) u lind më 12 Rebiul Euel të Vitit të Elefantit. Në përputhjen kohore të dy ngjarjeve të mëdha, pra Vitit të Elefantit (luftës për shkatërrimin e Qabes) dhe lind...