Falënderimi i takon Allahut, të Gjithëmëshirëshmit, Mëshirëplotit.
Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Profetin tonë (s.a.v.s), shokët e tij dhe të gjithë ata që e pasojnë atë deri në Ditën e Gjykimit.
Të njihesh me figurën e profetit Muhammed (a.s), është portë prej portave të lumturisë, është kënaqësi dhe privilegj, jo vetëm për besimtarët, por edhe për mbarë njerëzimin. Të njohësh dhe të ndjeshë aromën e fjalëve të tij, është shpëtim dhe fitim për këtë botë dhe atë të amshuarën, sepse Allahu i Lartësuar e kushtëzoi dashurinë për Të, me dashurinë për Profetin Muhammed (a.s).
Muhammedi është dritë e dërguar. Ai është mëshirë e dhuruar. Ai është gërshetim i virtyteve të ndritshme dhe pasqyrë e shembëlltyrës së lartë.
Ai është i dërguar për mbarë njerëzimin dhe është posedues i një morali të lartë.
Profeti Muhammed (a.s) u lind më 12 Rebiul Euel të Vitit të Elefantit. Në përputhjen kohore të dy ngjarjeve të mëdha, pra Vitit të Elefantit (luftës për shkatërrimin e Qabes) dhe lindjes së profetit Muhammed, vemë re se Allahu i Madhëruar, lindjen e të Dërguarit Muhammed (a.s) e bëri si pikë fillimi të shkatërrimit të sistemit politeist, tiranisë, padrejtësisë, dhunës, krimit, mohimit të të drejtave themelore të njeriut; sikundër, me lindjen e Profetit u hodhën themelet e ngritjes së besimit monoteist, drejtësisë, paqes dhe rrezet e shpresës për një të ardhme më të mirë në mbarë globin.
Me lindjen e tij, fillon një periudhë e re, një pranverë e përhershme pas një dimri të gjatë mes humbjes, kafshërisë njerëzore dhe tiranisë skllavëruese. Lindja e tij erdhi si paralajmërimi i fundit i gënjeshtarëve, mashtruesve, tradhëtarëve, bestytnivënësve dhe për dhënien fund të një epoke errësire e skamjeje shpirtërore. Në ditën e lindjes së tij ndodhi një tjetër ngjarje interesante. Në atë ditë u lirua nga robëria robina e Ebu Lehebit, dhe kjo përputhje ngjarjesh, pra lindja e Profetit dhe lirimi i kësaj robine nga kulti i mishërimit të padrejtësisë dhe skllavërisë, padyshim që janë sihariq për lirimin e njerëzimit nga prangat e robërisë dhe padrejtësisë, ngase Profeti (a.s) erdhi si përkrahës i të dobtëve dhe të vobektëve, si dhe mëshirë për mbarë njerëzimin. Allahu i Madhëruar në një verset kur’anor thotë: “Unë të dërgova ty, o Muhammed, mëshirë për mbarë njerëzimin dhe për të gjitha krijesat.”
Ai ishte Muhammedi, i biri i Abdullahit, nga fisi Beni Hashim. Ky emër ka domethënien dhe aludimet e tij të veçanta. Emri Muhammed ka kuptimin “i lavdëruar”, dhe një gjë të tillë na e sqaron thënia e gjyshit të tij: “E quajta Muhammed, me shpresën që ta lavdërojnë banorët e qiellit e të tokës.”
U lind jetim, ndërsa butësinë shpirtërore të nënës e humbi në moshën gjashtë vjeçare, kur ajo u nda nga jeta. Ndërsa në moshën tetë vjeçare i vdes edhe gjyshi, i cili kujdesej për të. Sigurisht, që këto ndodhi bartin me vete edhe sekretet hyjnore që lidhen drejtpërsëdrejti me edukimin dhe formimin e personalitetit të tij. Por edhe pse krejtësisht i vetëm, ai ishte nën përkujdesjen e Atij që nuk fle dhe prej Tij u mbrojt e u rrit.
Në periudhën deri në profetësi, ai gjithmonë ishte deklaruar kundër dhunës e padrejtësisë dhe kishte qenë gjithmonë aktivist në mbrojtjen e të dobtëve dhe viktimave të injorancës dhe tiranisë së asaj kohe. Ai u anëtarësua në “organizatën” që ndodhej në atë kohë me emrin “Hilf’ul Fudul”, një bashkim vullnetar i parisë mekase në atë kohë, me karakter kryesisht bamirës dhe humanitar. Kështu, ai edhe pasi i erdhi zbulesa hyjnore tha: “Sikur të thirresha përsëri në këtë organizim, sigurisht që do pranoja.” Ai nuk pati jetuar me luks dhe pasuri, por punoi si bari dhe më pas tregtoi në Siri me paratë e një gruaje fisnike, të quajtur Hadixhe. Askush, përfshi edhe armiqtë e tij, nuk flasin për ndonjë cilësi negative të tijën, përkundrazi, pohojnë njëzëri dhe pa mëdyshje, se ai kurrë nuk pati gënjyer, mashtruar, tradhëtuar, madje të gjithë e emërtonin Muhammedi, i besueshmi. Fakti që iu propozua të zgjidhte një konflikt midis fiseve arabe për vendosjen e Gurit të Zi në Qabe, tregon qartë se Profeti në mesin e tyre gëzonte një respekt të madh e të merituar. Armiqtë e tij kurrë nuk e akuzuan për gënjeshtar e mashtures, por vetëm i thonin se kjo risi që ke sjellë është vetëm një magji dhe çoroditje e çastit. Edhe fakti që armiqtë e betuar, ata që kishin nxjerrë shpatën kundër tij dhe i kishin bërë të gjitha të këqijat, me kalimin e kohës u zbutën, u përgjunjën e u futën në bashkësinë e tij duke u bekuar e duke u bërë muslimanë, është tregues i rëndësishëm i drejtësisë dhe profetësisë së tij. Armiqtë më të betuar të tij u përulën përpara profetësisë së tij dhe u bënë kumtuesit më të shquar të drejtësisë e kauzes së tij. Me të vërtetë, atij nuk iu turbullua shikimi edhe pas fitoreve të mëdha dhe e përfundoi misionin e tij ashtu siç e filloi, në paqe e mirësi.
Pas një periudhe të gjatë plot mund e sakrifica, ai kthehet nga Medineja në Mekë (pasi kishte emigruar atje për të mbrojtur Islamin dhe pasuesit e pakët të tij nga politikat asimiluese të tiranëve mekas) si triumfator e çlirues dhe historia ka treguar se triumfatori kur futet në vendin e çliruar, vret, përdhunon e shkatërron çdo gjë që shikon. Por Profeti Muhammed nuk e bëri këtë. Ai shënoi një fjalë shumë të rëndësishme në historinë botërore dhe atë të qytetërimeve, duke u thënë atyre që më parë e kishin terrorizuar e masakruar: “Largohuni, se jeni të lirë”. Me kokën e përkulur mbi devenë, ai përvetësoi shpirtërat e mijëra njerëzve dhe u bë pishtari i drejtësisë e i dashurisë në zemrat e miliona besimtarëve. E rëndësishme nuk është të dalësh me një kauzë të caktuar, por e rëndësishme është t’i zbatosh dhe praktikosh ato që sjell, e të bëhesh model i përsosur i kauzës me të cilën vjen. Historia ka njohur shumë njerëz të quajtur “të mëdhenj”, që kanë sjellë sisteme e ligje, por që nuk janë pranuar, sepse nuk i kanë jetuar vetë thëniet dhe pretendimet e veta. Ata nuk e kanë vënë dot në zbatim kauzën dhe sistemin e vet dhe nuk i kanë mbajtur dot për një kohë të gjatë në këmbë idetë e tyre. Ata nuk gjetën dot kurrë përkrahës të sinqertë e besnikë të idealeve me të cilat erdhën. Kjo, sepse është mjaft e vështirë që një njeri gënjeshtar, fals e joserioz, të gjejë një shok të mirë e të moralshëm për të bërë një bisedë, e jo më të ketë shokë e miq që të japin me dëshirë ç’kanë e ç’nuk kanë, të bëjnë fli jetën e tyre për të e për kauzën e tij!
I tillë ishte shoku i tij i ngushtë dhe ndihmësi i tij, Ebu Bekri (r.a), i cili pasi ia solli pasurinë e tij Profetit, ai e pyeti dhe i tha: “Çfarë ke lënë për familjen tënde, o Ebu Bekr?” Ai i përgjigjet duke i thënë: “I kam lënë familjes Allahun dhe të Dërguarin e tyre.”
Është e pamundur që të vijë dikush tjetër me atë që erdhi dhe përcolli ky njeri dhe është Allahu i Madhëruar Ai i cili e ka ngritur këtë sfidë për mbarë ata “intelektualë” e “të mençur” që përpiqen ta zbehin dritën që ai solli, duke thënë: “Po qe se keni ndonjë dyshim për atë që i kemi zbritur robit tonë (Muhammedit), ejani dhe sillni ju një të tillë nëse do të mundeni.” Sot, ka më shumë se 14 shekuj që askush nuk i përgjigjet kësaj sfide dhe ftesa ka mbetur pa përgjigje.
Në librin e tij “Njëqind personalitetet e njerëzimit”, autori Majkëll Hart e ka renditur Profetin Muhammed (a.s) të parin personalitet me ndikimin më të madh në historinë e njerëzimit duke thënë: “Nuk kam asnjë shkak të mos e rendis të parin këtë personalitet kaq të madh.”
Profeti ynë hyri në zemra pa përdorur kurrë kërcënimin, detyrimin, frikësimin dhe shtrëngimin. Ai ngriti dashuri dhe besim në skajet më të zgjedhura të zemrave dhe i bindi mendjet duke mënjanuar dhe fshirë çdo dyshim.
Gjatë jetës së tij, kurrë nuk përdori si mjet për realizimin e aspiratave të tij, ekstremizmin, imponimin dhe urdhrin nga lart. Sikurse, po të kishte përdorur forcë, kërcënim dhe detyrim, kurrë nuk mund të mendohet se feja dhe qytetërimi me të cilët ai erdhi, do të merrte shpejtësi në majat e qytetërimeve dhe zhvillimeve mbarëbotërore. Asnjë sistem besimi dhe mendimi nuk mund të vendosej e praktikohej duke këputur koka e duke thyer zemra. Po të ndodhte diçka e tillë me forcë e me dhunë, ajo nuk do ta kishte jetën e gjatë. Ata që kanë përdorur forcën e dhunën (dhe vazhdojnë ta përdorin), janë shembur e janë zhytur në analet e errëta të historisë njerëzore. Profeti Muhammed (a.s) ngriti tek njerëzit perandorinë e besimit, mbretërinë e shpresës dhe fuqinë e besimit tek një e ardhme më e mirë; forcë e cila buronte nga zbulesa hyjnore dhe karakteri i tij i lartë. Nëse do të ishte ndryshe, feja e tij nuk do t’i kalonte kurrë kufijtë e Gadishullit Arabik, madje as të vetë Mekës. Dhe diçka e tillë do të rrënohej që në hapat e para të mesazhit të tij. Allahu thotë në Kur’anin Famëlartë: “Sikur ti, o Muhammed, të ishe i vrazhdë e zemërngurtë (me njerëzit), ata do të largoheshin prej teje dhe kurrë nuk do të të pranonin ty.”
Prandaj, nuk ishe kurrë i vrazhdë e zemërngurtë, o i dërguari i Allahut dhe ne dëshmojmë përpara Zotit tonë se ti e kreve me sukses misionin tënd.
Kreshnik Osmani
Kryetar i Këshillit Shqiptar
i Marrëdhënieve Islamo - Evropiane

Comments
Post a Comment