Nga: Kreshnik Osmani Me shumë interes dhe shqetësim dëgjova lajmin e atyre “pak” plumbave që vërshuan mbi muret e ambasadës amerikane në Sarajevë dhe prej tytës së një arme ballkanike me motive lindore u përpoqa të vjel lajme, prognoza e analiza psiko-sociale që dilnin të mbështjella plot afsh bashkë me tymin e së njëjtës tytë. Teksa i hedh një vështrim të ftohtë lajmit - për të qenë sa më realist - konstatoj me keqardhje se kjo histori është diçka më e thellë sesa çmenduria e pakontrolluar e një individi të dëshpëruar apo ekstremist. Rrufeshëm transportova vetveten për në Tiranë mbi “trenin” e ngarkuar rrëmujshëm me mendimet e mia të fundjavës dhe në përpjekje për të sistemuar të njëjtën rrëmujë u ula të hedh disa rreshta në kartë. Nuk kam dëshirë ta mohoj se i shoqëruar prej imagjinatës time jo tërësisht të shfrenuar “u hodha në sulm” nëpërmjet perceptimit tim modest dhe tentova të fantazoj tekstin e kabllogrameve të rradhës prej selive diplomatike të Washingtonit në Ballkan, ...