Skip to main content

Posts

Showing posts from October, 2015

Nuk provohet asnje hadith per vlerat e Mu'avijeh ibn Ebi Sufjan

Me emrin e Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit Lavdet dhe Falenderimet i takojne Allahut, Zotit te boteve. Paqa dhe Begatia e Allahut jane mbi zoterine tone Muhamedin, mbi Familjen e tij te paster, mbi shoket e tij te ndershem dhe mbi ata qe pasuan deri ne Diten e Gjykimit, e me pas: Sic publikon Ibnul Xheuzij, Imam Ahmedi i eshte pergjigjur pyetjes se djalit te tij rreth Imam Aliut k.w. dhe Mu'avijes, se Aliu ka pasur shume armiq qe kane gjurmuar t'u gjejne ndonje turp dhe nuk kane arritur t'i gjejne asnje. Dhe i jane kthyer njeriut qe e luftoi duke sajuar kurthe ndaj Aliut. Ne kete menyre tregoi se c'sajuan per personin e Mu'avijes si vlera dhe merita, te cilat nuk kane asngje te vertete ne origjine.

Jo sunnizmizmit Umajad. Jo shiizmit safevid (1)

Me emrin e Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit. Lavdet dhe falenderimet i takojne Allahut, Zotit te boteve. Paqa dhe Bekimi i Allahut jane mbi vulen e Pejgamberaneve, zoterine tone Muhamedin, mbi Familjen e tij te paster, mbi Sahabet e tij fisnik dhe mbi Pasuesit te cilet kane pasuar me Miresi e me pas: Ne vend te parathenies Shpallja e Islamit, ne kendveshtrimin shoqeror, si interes apriori ka emancipimin e njeriut per ta cliruar ate nga admirimi i botes dhe jo per ta abandonuar ate, qe t'i takoje adhurimi Allahut nje te vetem, Zotit te boteve, duke rrezuar cdo forme idolatrie. Nuk ekziston pra ne Islam fusha te minuara te inspektimit dhe nuk ekziston ne Islam ndalesa dogmatike e doktrinale te spekulimit shkencor qe e bejne njeriun te mos kete mendim te lire e te jete i varur prej varesive te dogmatizuara si pasoje e rrethanave dhe konditave, pervec spekulimit mbi Qenien reale te panjohur te Zotit, per aq sa Ai na ka udhezuar drejt Atributeve te Larta e te pashembullta....