Nuk mendoj se dikush ka mundesi logjike, apo historike te mohoje vlerat e shqiptareve, sic eshte humanizmi, besa, mikpritja etj. t e ngjashme me keto, sado ti urrejne shqiptaret. Per mendimin tim, nuk ka arsye per te qene alergjik, karshi permendjes se identitetit religjioz te shqiptareve, qe tek e fundit nuk eshte se ka pasur mundesi te jete percaktues ne rrjedhen dhe ngjarjet e historise se tyre nder shekuj. Se dyti, sa i perket marreveshjes se ambasadoreve ne vitin 1930, ashtu sikurse edhe ndermjet Konices dhe ambasadorit amerikan me origjine hebreje, ky nuk perben ndonje mbeshtetje te faktit se identiteti religjioz i muslimaneve nuk ka asnje lloj ndikimi tek sjellja e tyre, qofte karshi hebrenjve, apo qofte edhe sa i perket jetes se tyre te perditshme. Duhet te kemi parasysh, se muslimanet dhe hebrenjte ne vetvete nuk kane pasur ndonjehere probleme apo armiqesi si kjo qe verejme ne 50 vitet e fundit, qofte gjate sundimit te Perandorise Osmane, qofte edhe me pare, d...