Skip to main content

Posts

Fetih 1453 - (OFFICIAL TRAILER HD)

Maher Zain - Freedom (Official Music Video) | ماهر زين - الحرية

Thirrja - The Calling

Nga Bashkim Shehu: Leter nga ferri per Nexhmije Hoxhen

Leter nga ferri per Nexhmije Hoxhen Nga Bashkim Shehu Merr: Nexhmije Hoxha, Pularia e Laprakes Tirana, ALBANIA Zonje, Meqe nuk kam rruge tjeter per te sqaruar disa ceshtje me ju, po ju dergoj kete leter nepermjet gazetes "Korrieri". Si ndonja 2 vjet te shkuara, ju jam lutur, po nepermjet "Korrieri", qe te vertetoni se me cilat sherbime agjenturore ka qene i lidhur im ate, Mehmet Shehu, qe te mund te kerkoja pastaj prej shteteve perkatese pension si familje deshmori. Prandaj dhe e prita me interes botimin e kujtimeve tuaja ne faqet e gazetes me te madhe te Shqiperise, mirepo mbeta i zhgenjyer, duke pare se ishin nje perifrazim i zgjeruar apo konspektim talmudik i nje kapitulli te nje libri te burrit tuaj, botuar ketu e njezeteca vjet me pare.

Blendi Fevziu ""Enver Hoxha" - Kreu XXII - Renia e nje Kryeministri"

Mehmet Shehu ndodhej në dhomën e punës, në fund të gushtit, kur i biri Skënder iu përgjigj kërkesës së tij të vazhdueshme për një nuse me frazën e thjeshtë: donte një vajzë. I mesmi mes tre djemve, pika e tij e dobët siç dëshmojnë shumë vetë, student në Suedi, ai nuk po zgjidhte ende të fejohej duke u shndërruar në një problem për të atin. Tani dukej se e kishte bërë zgjedhjen. Vajza ishte një volejbolliste 20-vjeçare e “Dinamos” së Tiranës, ekipit kampion të Shqipërisë, në zë për hiret e saj. Quhej Silva Turdiu, e bija e Qazim Turdiut, një profesori të Universitetit të Tiuranës, diplomuar në Francë dhe me emër të nderuar në mjediset akademike të Shqipërisë. Pinjolle e një familjeje tiranase, ajo kishte mjaft llogari të hapura me regjimin komunist, siç ndodhte me shumë familje tradicionale të kryeqytetit që nuk e kishin dashur komunizmin. Një prej të afërmve të nënës së saj ishte një ish-i dënuar politik, i arratisur nga Shqipëria në fillim të viteve ’50 dhe i vendosur që atëherë në ...

Kreshnik Osmani: Plumbat e Sarajevës dhe pranvera arabo-amerikane

Nga: Kreshnik Osmani Me shumë interes dhe shqetësim dëgjova lajmin e atyre “pak” plumbave që vërshuan mbi muret e ambasadës amerikane në Sarajevë dhe prej tytës së një arme ballkanike me motive lindore u përpoqa të vjel lajme, prognoza e analiza psiko-sociale që dilnin të mbështjella plot afsh bashkë me tymin e së njëjtës tytë. Teksa i hedh një vështrim të ftohtë lajmit - për të qenë sa më realist - konstatoj me keqardhje se kjo histori është diçka më e thellë sesa çmenduria e pakontrolluar e një individi të dëshpëruar apo ekstremist. Rrufeshëm transportova vetveten për në Tiranë mbi “trenin” e ngarkuar rrëmujshëm me mendimet e mia të fundjavës dhe në përpjekje për të sistemuar të njëjtën rrëmujë u ula të hedh disa rreshta në kartë.  Nuk kam dëshirë ta mohoj se i shoqëruar prej imagjinatës time jo tërësisht të shfrenuar “u hodha në sulm” nëpërmjet perceptimit tim modest dhe tentova të fantazoj tekstin e kabllogrameve të rradhës prej selive diplomatike të Washingtonit në Ballkan, ...

PSHA: "Topi: Topalli të mësojë të flasë, Topalli: Flas shqipen e Fishtës, jo të Haxhi Qamilit! (LIBANIZIM i SHQIPERISE!?) Fatkeqsi"!

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi dhe Kryetarja e Parlamentin Jozefina Topalli kanë shkëmbyer replika të forta në distancë sa i përket deklaratave që ato kanë bërë ditët e fundit në publik ndaj njëri-tjetrit. Presidenti Topi nga Shkodra ka reaguar ndaj deklaratave që Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka bërë ditë më parë ku e katheksuar se kreu i shtetit kohët e fundit ka luajtur majtas dhe sëbashku me kreun e opozitës i përkasin celulave anti-europiane. Në reagimin e tij presidenti Topi ka shpërthyer nga qëndrimet e fundit ndaj tij duke theksuar se Kryeparlamentarja Topalli duhet më parë të mësojë të artin e komunikimit.