Skip to main content

Taditat Islame dhe Lëvizja Feministe: Ballafaqim apo Bashkëpunim? - Nga Dr. Lois Lamja’al Faruk




Taditat Islame dhe Lëvizja Feministe: Ballafaqim apo Bashkëpunim?


Gratë muslimane jetofshin në Lindjen e Mesme, në Afrikë, në Azinë Qëndrore, në Pakistan, në Azinë e Juglindjes, apo në Evropë dhe në Amerikë, ato priren ta shohin lëvizjen feministe me një lloj droje. Ekzistojnë disa tipare të arsyes feministe, me të cilat ne si muslimanë do të pëlqenim t’i bashkonim forcat, megjithatë veçoritë e tjera ngjallin zhgënjimin, madje edhe kundërshtimin tonë. Në këtë mënyrë nuk ekziston përgjigje e thjeshtë apo “ledhatuse” ndaj pyetjes së bashkëpunimit të së ardhmes apo të konkurimit, që feminizmi mund të has në një ambient islam. Megjithatë ekzistojnë shumë tradita shoqërore, psikologjike dhe ekonomike, të cilat qeverisin të menduarin e shumicës së muslimanëve, të cilat janë veçanërisht prekëse për pozitën dhe rolin e gruas në shoqërinë islame. Të kuptuarit e këtyre mund të na ndihmojnë të kuptojmë çështjet të cilat ndikojnë në pozitën dhe rolin e mashkullit dhe të femrës, po ashtu sesi duhet të reagojmë ndaj lëvizjeve, të cilat kërkojnë përmirësimin e gjendjes së gruas, në çdo vend ku jetojnë gratë muslimane.



Sistemi i famijles: Një prej traditave islame, që do të ndikojë në mënyrën në të cilën gratë muslimane i përgjigjen ideve feministe është mbrojtja apo përkrahja e kulturës islame me një sistem familjar të zgjeruar sesa në një sistem familjar nuclear apo të thjeshtë. Disa familje muslimane janë “banueshmërisht të zgjeruara” – që do të thotë se pjesëtarët e saj jetojnë bashkërisht me tre apo më shumë breza të afërmish ( gjyshërit, prindrit, xhajat, hallat dhe pasardhësit e tyre) në një ndërtesë të vetme apo të përbërë. Edhe kur ky version banimi i familjes së zgjeruar nuk është i mundur apo i përkrahur, lidhjet familjare që arrijnë të kapërcejnë njësinë nukleare janë të dukshme lidhjet e fuqishme psikologjike, shoqërore, ekonomike, madje edhe politike. Përkrahje dhe përgjegjësi të ndërsjellta ndikojnë në këto grupe të një gjaku, që nuk konsiderohen thjesht të pëlqyeshme, por janë ligjërisht në mbështetje të antarëve të shoqërisë sipas ligjit Islam. Kur’ani i lartë këshillon për solidaritet të familjes së zgjeruar; në të njëjtën kohë specifikon shtrirjen e përgjegjësive të tilla, po ashtu përfshin masa urdhëruese për trashëgiminë, përkrahjen dhe ndërvarësira të tjera të ngushta brenda familjes së zgjeruar. [1] Po ashtu traditat islame këshillojnë një pjesëmarrje më të fuqishme të familjes në lidhjen dhe ruajtjen e martesave. Ndërsa shumica e feministeve perëndimore e qortojnë pjesëmarrjen e familjes apo të martesave me mblesëri, të cilat e shohin si një ndikim negativ për shkak të kufizimit të dukshëm të lirisë dhe përgjegjësisë individualiste, si muslimanë na duhet të provojmë se një pjesëmarrje e tillë është në avantazh të individëve apo grupeve brenda shoqërisë. Jo vetëm se i garanton martesës të ngrihen mbi parime më të forta, sesa thjesht në tërheqje fizike apo pasione epshore, por siguron të tjera mbrojtje për vazhdimësinë e suksesshme martesore. Antarët e familjes sigurojnë gjithëfarë marrëdhëniesh, po ashtu si edhe burime të gatshme këshillimi dhe mirëkuptimi për të sapo martuarit, ndërsa ata i përshtaten mënyrës së njëri-tjetrit. Njëra palë e martesës nuk mund të ndjeki lehtësisht një drejtim ekscentrik në kurriz të bashkëshortit vetëm nëse një sjellje e tillë do të ngjalli kundërshti, prej grupit më të madh. Zënkat nuk janë asnjëherë problem në kontratat martesore, kur pjesëtarë të pjekur të familjes veprojnë si ndërmjetësues, ku sigurojnë burime alternative të shoqërisë dhe të këshillimit për mosmarrëveshjet pasuese. Problemet prindërore dhe papajtueshmëria e brezave janë gjithashtu lehtësuese, ku klubet e beqarëve apo zyrat e takimeve, nuk do të ishin të nevojëshme për ndërveprim shoqëror. Nuk ekziston nevoja në familjen e zgjeruar për fëmijët me prindër që punojnë, për të qenë të pambrojtur, të pambikqyrur apo pamjaftueshmërisht të dashur dhe të shoqërizuar, pasi familja e zgjeruar nuk është asnjëherë bosh. Kështu nuk ekziston as ndjenja e fajit, që ekziton tek prindrit që punojnë në një organizimin nuklear apo me një prindër. Tragjedi, edhe divorci nuk është kaq i ligështuar si tek të rriturit ashtu edhe tek fëmijët, derisa njësia më e madhe shoqërore përballon numrin e mbetjeve me një lehtësi më të madhe sesa një familje nukleare mund të siguroj ndonjëherë. Largimi prej lidhshmërisë, që familja e gëzonte më parë në shoqërinë perëndimore, me lindjen e zakonshme të një stili familjeje alternativë më të vogël, po ashtu edhe të lindjes së individualizmit, që shumë feministe përkrahin apo që e pakta praktikojnë, janë në përpjasje me ato tradita dhe zakone të thellë rrënjosura islame. Nëse feminizmi në botën muslimane zgjedh të adoptojë modelit e familjes perëndimore, duhet dhe sigurisht do të sfidohet fuqishëm nga gratë e grup musliman dhe nga shoqëria islame si një e tërë. 

Individualizmi përballë organizimit më të gjerë: Mbështetja tradicionale e organizimit familjar të gjerë dhe ndërlikueshërisht të ndërlidhur është e bashkëlidhur ndaj një tradite tjetër Islame, e cila duket se ecën në të kundërt të tendencave të kohës perëndimore, po ashtu edhe ndaj ideologjisë feministe. Islami dhe gratë muslimane përgjithësisht përkrahin brumosjen e qëllimeve dhe interesave individuale që përkojnë me mbarëvajtjen e grupit më të madh dhe antarëve të tij. Në vend të mbajtjes së qëllimeve të individit suprem, Islami rrënjosi tek pasuesit e tij një sens të vendit të tij apo të saj brenda familjes dhe të përgjegjësisë ndaj këtij grupi. Kjo nuk është perceptuar apo përjetuar nga muslimanët si ndrydhje e individit. Tradita të tjera që do të diskutohen më vonë, garantojnë personalitetin e tij apo të saj ligjor. Në këtë mënyrë, feminizmi nuk ka si të përkrahet nga gratë muslimane, si një synim për t’u ndjekur pa marrrë në konsideratë lidhjen e femrës me antarët e tjerë të familjes. Gruaja muslimane i sheh synimet e saj si domosdoshmëri për një balancim apo madje edhe vartësi ndaj antarëve të grupit të familjes. Individualizmi i tërbuar shpesh i përjetuar në jetën bashkohore, i cili i trajton qëllimet e individit në izolim nga faktorët e tjerë, apo krejtësisht suprem, ecën kundra një angazhimi të thellë islam ndaj ndërvarësisë shoqërore. 

Dallimi i rolit të gjinive: Një traditë e tretë islame e cila ndikon të ardhmen e çdo lëvizje feministe në një ambient islam është se specifikon një dallim të rolit të mashkullit dhe femrës dhe përgjegjësive në shoqërive. Feminizmi, siç përfaqësohet në shoqërinë perëndimore, përgjithësisht ka mohuar çdo dallim të tillë dhe ka kërkuar një lëvizje ndaj një shoqërie unisex apo njëgjinie me qëllim arritjen e të drejtave të barabarta për gratë. Me “shoqëri unisex”, nënkuptoj një komplet të vetëm rolesh dhe shqetësimesh, që u janë dhënë privilegje dhe vlerësim nga të dyja gjinitë dhe janë ushtruar nga gjithë antarët e shoqërisë pavarësisht nga dallimet gjimore apo moshore. Në rast e feminizmit perëndimor, synimet e preferuara kanë qenë ato që tradicionalisht janë përmbushur prej antarëve mashkullorë të shoqërisë. Rolet si sigurimi i përkrahjes financiare, i suksesit në karierë dhe i marrjes së vendimeve u është dhënë respekt dhe përkujdesje e paparë, ndërsa u zhvlerësuan dhe u përbuzën ato që merren me çështjet shtëpiake, me kujdesin e fëmijës, me çlodhje estetike dhe psikologjike, apo me ndërmarrëdhëniet shoqërore. Që të dy, si burrat edhe gratë janë shtrënguar brenda një kallëpi të vetëm i cili ndoshta është më kufizues, më i ngurtë dhe më shtrëngues se ai që më para i caktonte burrat me një lloj roli dhe gratë me një tjetër. Ky është një shovinizëm fringo i ri mashkullor me të cilën traditat islame nuk mund t’i përshtaten. Në vend të kësaj islami mban qëndrim se të dy llojet e roleve janë barazisht të meritueshëm për ndjekje dhe respekt, për më tepër kur shoqërohen nga barazia e kërkuar nga religjioni, një ndarje e punës përgjatë dallimeve gjinore është përgjithësisht e dobishme për gjithë antarët e shoqërisë. Kjo mund të shihet nga feminizmi si hapje dere ndaj diskriminimit, por si muslimanë ne i shohim traditat islame si pozicion i qartë dhe i caktuar për përkrahje të barazisë mashkull-femër. Në Kur’an, asnjë dallim nuk është bërë midis gjinive në lidhje me Zotin. “Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumëpërmendësit e All-llahut e shumëpërmendëset e All-llahut, All-llahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh.” (33:35) “Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t'i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t'u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.” (16:97) [2] Eshtë bërë një dallim vetëm në marrëdhënie me njeri tjetrin dhe shoqërinë - një dallim të rolit apo të funksionit. Të drejtat dhe përgjegjësitë e një gruaje janë të barabarta me ato të një burri, por ato nuk janë domosdoshmërisht të njëjta me të atyre. Barazia dhe identiteti janë dy gjëra të ndryshme, sipas traditës islame - e para e pëlqyeshme, e fundit jo. Në këtë mënyrë burrat dhe gratë duhet të jenë plotësues ndaj njëri-tjetrit në një organizim shumëfunksional, sesa konkurues me njëri-tjetrin në një shoqëri një-funksionale. Barazia e kërkuar nga traditat islame duhet të shihet në kontekstin e saj më të gjerë, nëse duam ta kuptojmë atë saktësisht. Pasi në shumicën e rasteve muslimanët e konsiderojnë dallim gjinor të roleve të natyrshme dhe të pëlqyeshme, përgjegjësitë ekonomike të antarëve mashkullorë dhe femërorë ndryshojnë për të siguruar një balancim të dallimeve fizike midis mashkullit dhe femrës, po ashtu edhe për përgjegjësinë më të madhe që gratë bartin në veprimtaritë riprodhuese dhe edukuese, kaq të nevojshme për mbarëvajtjen e shoqërisë. Si rrjedhim, pohojmë se nuk është një çrregullim apo mohim i barazisë gjinore, nëse burrat e familjes janë përgjegjës për sigurimin ekonomik të grave dhe se gratë nuk janë barazisht përgjegjëse për këtë. Por është një detyrë, që duhet të përmbushet nga burrat si kompensim për një tjetër përgjegjësi që përfshin aftësinë e veçantë të grave. Si edhe përqindjen e ndryshme të trashëgimisë për mashkullin dhe femrën, e cila shumë shpesh është parë si një shembull diskriminues ndaj gruas, nuk duhet parë si një urdhër i izoluar.[3] Nuk është gjë tjetër veçse një sistem gjithëpërfshirës në të cilën gratë nuk bartin asnjë përgjegjësi për mbështetje financiare të antarëve të tjerë të familjes, por në të cilën burrat janë të detyruar ligjërisht, po ashtu edhe sipas zakonit për të siguruar përkrahje financiare për gjithë femrat e familjes. A do të thotë kjo se traditat islame domosdoshmërisht urdhërojnë mbajtjen e statukuosë në shoqëritë islame që ekzistojnë edhe sot? Përgjigjja është një “Jo” e përcaktuar. Shumë medimtarë muslimanë - burra dhe gra - do të binin dakort se shoqëritë e tyre nuk i përmbushin idealet dhe traditat islame të dhëna në Kur’an dhe të përforcuara nga shëmbulli dhe udhëzimet e Profetit Muhammed a.s. Në Kur’an dhe në histori thuhet se gratë jo vetëm që kanë shprehur opinionet e tyre haptazi në prani të Profetit a.s. por gjithashtu debatonin dhe merrnin pjesë në diskutime serioze me vetë Profetin a.s dhe udhëheqës të tjerë muslimanë të kohës ( shih 58:1). Eshtë fakt i njohur që gratë muslimane kanë kundërshtuar disa prej kalifëve, të cilët më vonë i kanë pranuar argumentet e forta të këtyre grave. Një shembull specifik ka ndodhur gjatë kalifatit të Umar ibn al Khatab.[4] Kur’ani po ashtu i qorton ata që besojnë se gruaja duhet të jetë inferiore ndaj burrit (shih 16:57-9) dhe vazhdimisht jep pasqyrim të nevojës për trajtim të burrit dhe gruas me barazi (2:228, 231; 4:19. e kështu me rradhë). Në këtë mënyrë nëse gratë muslimane përjetojnë diskriminim në çdo kohë apo vend, ato nuk duhet kurrësesi të fajsojnë Islamin për këtë, por naturën jo-islame të shoqërive të tyre dhe dështimin e muslimanëve për të përmbushur udhëzimet e tij. 

Status i ndarë ligjor për gratë: Një traditë e katërt islame që ndikoi në të ardhmen e feminizmit në shoqëritë muslimane është statusi i ndarë ligjor i grave, i cili është kërkuar nga Kur’ani dhe Sheriati. اdo individë muslimanë, qoftë mashkull apo femër, ruan një indentitet të ndarë prej djepit në varr. Ky personalitet ligjor i ndarë urdhëron për këdo grua të drejtën për të bërë marrëveshje, për të drejtuar një biznes, për të fituar dhe për të poseduar pasuri në mënyrë të pavarur. Martesa nuk ka asnjë ndikim në pozitën e saj ligjore, në pasurinë, në fitimet - madje edhe në emrin e saj. Nëse ajo kryen ndonjë shkelje ligji, në një rast të tillë dënimi i saj nuk është as më i ulët dhe as më i madh se i një burri ( shih 5:83; 24:2). Nëse ajo gabon apo dëmton, asaj i duhet ta kompensoj si edhe një burrë (4:92-93; shih gjithashtu Mustafa al Sibai 1976:38; Daruazah n.d.:78). Feminizmi kërkon status të veçantë ligjor për gratë, në këtë mënyrë kemi atë që është barazisht i përkrahur nga traditat islame. 

Poligamia: Megjithëse marrja e shumë grave nga një burrë zakonisht quhet poligami, emërtimi më i saktë do të ishte poligjini. Ky rregull është një prej traditave islame m? të keqkuptuara dhe furishëm të dënuara nga jo-muslimanët. Eshtë një prej atyre, të cilat steriotipat e Hollyëood-it “luajnë me të” në formën e tyre tallëse për shoqërinë Islame. Imazhi i parë i sjellë në mendjen e perëndimorëve, kur qasen tema e islamit dhe martesës, është ajo e një feje që përkrah privilegjin gjinor mashkullore të antarëve të shoqërisë dhe nënshtrim të femrave nëpërmjet këtij rregulli. Në të vërtetë tradita islame e lejon burrrin që të martohet me më shumë se një grua në të njëjtën kohë. Kjo butësi është thënë edhe në Kur’an (4:3) [5]. Por përdorimi dhe perceptimi i këtij rregulli është larg nga sterotipi hollivudian. Sigurisht poligjinia nuk është vendosur apo imponuar nga Islami; madje nuk është as një praktikë universale. Gjithmonë është parë si përjashtuese kundrejt normës së monogamisë, dhe ushtrimi i saj fuqishëm kontrollohet nga trysnitë shoqërore.[6] Nëqoftëse përdoret prej burrave muslimanë për të lehtësuar apo për mos vënë re shfryrjen seksuale, nuk është më pak islamikisht e dënueshme se poligjinia në seri dhe imoraliteti, dhe jo më pak e dëmshme për shoqërinë. Muslimanët e shohin poligjininë si një zakon të cilit i duhet të vihet në zbatim vetëm nën rrethana të jashtëzakonshme. Si i tillë, përgjithësisht nuk është parë nga gratë muslimane si kërcënim. Përpjekjet nga lëvizja feministe për përqëndrimin në çrrënjosjes e këtij zakoni me qëllim përmirësimin e pozitës së gruas, në këtë mënyrë do të haset me pak mbështetje dhe mirëkuptim. 


II. Udhëzimi për lëvizjen feministe në një ambient islamik


اfarë mund të mësohet rreth pajtueshmërisë dhe mospërshtatshmërisë së feminizmit në një ambient musliman nga këto fakte rreth traditave islame? A ekzistojnë parime të përgjithshme që duhen përfituar, apo udhëzime që duhen marrë nga ato që punojnë për të drejtat e gruas dhe të drejtat njerëzore në botë? 

Mospajtueshmëria ndërkulturore e feminizmit perëndimor: Parimi i parë dhe kryesor duket se shumë prej synimeve të feminizmit siç konceptohet në shoqërinë perëndimore nuk janë domosdoshmerisht të përshtatshme dhe të eksportueshme përtej kufijve kulturorë. Feminizmi si një lëvizje perëndimore ka lindur në Angli gjatë shekullit të tetëmbëdhjetë dhe kishte si synim kryesor çrrënjosjen e paaftësive ligjore të vendosura mbi gruan prej ligjit anglez. Këto ligje ishin veçanërisht diskriminuese për gratë e martuara. Ato buronin pjesërisht prej burimeve Biblike (p.sh. idea e krijimit të burrit dhe gruas prej “një mishi” dhe atribuimit të inferioritetit, madje të natyrës djallëzore të Evës dhe gjithë femrave të saj pasardhëse), pjesërisht nga zakonet feudale (p.sh. rëndësia e marrjes dhe furnizimit, pajisjes me armë për luftë dhe zhvlerësim shoqërues i kontributeve femërore në shoqëri). Revolucioni Industrial, po ashtu edhe nevoja e tij për kontributin e femrave në forcën e punës e fuqizoi lëvizjes feministe dhe ndihmoi përkrahësit e saj që gradualisht të hidhnin poshtë shumicën e atyre ligjeve diskriminuese. Për aq kohë sa historia dhe trashëgimia e popujve muslimanë ka qenë radikalisht e ndryshme nga ajo e Evropës perëndimore dhe Amerikës, feminizmi që duhet të apeloj tek gratë muslimane dhe tek shoqëria në përgjitëhsi duhet të jetë përkatësisht e ndryshme. Ato të drejta ligjore, të cilat gratë perëndimore i kërkuan me reformë ndaj ligjit anglez, ishin aktualisht të siguruara ndaj grave muslimane që në shekullin e shtatë. Në këtë mënyrë një luftë e tillë bartë pak interes për gratë muslimane. Përveç kësaj do të ishte e padobishme të përpiqeshim të na interesonin në ide apo reforma, të cilat ecin krejtësisht në kundërshti me ato tradita të cilat formojnë një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore dhe fetare. Kanë ekzistuar shumë kundërshti ndaj ndryshimeve të ligjeve në statusin personal musliman, pasi këto personifikojnë dhe përforcojnë traditat e vërteta të cilat i diskutuam. Me fjalë të tjera nëse feminizmi do që të ketë sukses në një ambien islam, i duhet një formë e brendshme feminizmi, se sa një feminizm i konceptuar dhe i ushqyer në ambiente të panjohura me probleme të ndryshme dhe zgjidhje dhe synime të ndryshme. 

Forma e një feminizmi islam: Nëqoftëse qëllimet e feminizmit perëndimor nuk janë të mundshme për gratë muslimane, atëherë çfarë lëvizje feministe duhet të marrim për të siguruar sukses? Mbi të gjitha, lëvizja duhet të njohi se, ndërkohë në perëndim, burimi i lëvizjes së gruas e ka parë religjionin si një nga armiqtë kryesorë të progresit dhe të mirëqenies së tij, gratë muslimane i shohin mësimet Islame si shokun dhe përkrahësin e tyre më të mirë. Urdhëresat që gjenden në Kur’an dhe në shembullin e Profetit Muhammed a.s. janë konsideruar si ideale dhe tek të cilat gratë bashkohore dëshirojnë të kthehen. Për aq kohë sa gratë muslimane të jenë të shqetësuara, burimi i çdo vështirësie e përjetuar sot nuk është Islam apo traditë e tij, por veçse disa ndërhyrje ideologjike të huaja në shoqëritë, mosnjohurinë dhe shtrembërimin e Islamit të vërtetë, apo të keqpërdormit të individëve në shoqëri. Ekziston një mungesë e të kuptuarit për këtë fakt që mundësoi të tilla keqkuptime dhe trazira të përbashkëta kur përfaqësuese nga lëvizja e grave perëndimore vizituan Iranin para dhe pas Revolucionit Islamik. Së dyti, çdo feminizëm që do të ketë sukses në një ambient islam, duhet të jetë një prej atyre që nuk punon shovinistikisht vetëm për interesin e grave. Traditat islame diktojnë se progresi i grave arrihet në rreth me luftë të gjerë për të përfituar gjithë antarët e shoqërisë. E mira e grupit apo e tërësisë është gjithmonë më e rëndësishme se e mira e çdo sektori tjetër të shoqërisë. Në fakt, shoqëria është parë si një tërësi organike në të cilën mirëqenia e çdo individi apo çdo organi është e domosdoshme për shëndetin e dobinë e çdo pjese tjetër. Rrethana të pafavorshme të grave, në këtë mënyrë duhet gjithmonë të numërohen në kombinim me përpjekjen për të përmirësuar, lehtësuar këta faktorë të cilët negativisht ndikojnë tek burrat dhe segmente të tjera të shoqërisë. Së treti, islami është një ideologji e cila ndikohet më shumë nga jeta tradicionale e njërëzve. Eshtë barazisht efektive për jetën e tyre shoqërore, politike, ekonomike, psikologjike dhe estetike. “Din”, e cila është zakonisht e konsideruar si një ekuivalent për termin “fe” është një koncept i cili përfshin, përveç kësaj ide dhe praktika zakonisht të shoqëruara në mendje me fetaren, një spekrium i gjerë i praktikave dhe ideve të cilat ndikojnë gati çdo aspekt të jetës së përditshme të individit musliman. Islami dhe traditat islame në këtë mënyrë janë ushqyes të një identiteti dhe stabiliteti për tu përballur, duke ndërfutur ndikime të çuditshme dhe bashkëpunimi ka nevojë për të zgjidhur problemet e panumërta bashkohore. Dështimi për të vënë re këtë fakt, apo dështimi për të qenë mashkull apo femër- do të jetë për të kryer çdo lëvizje ndihmëse përmirësuese të pozitës së grave në tokat islame ndaj disa dështimeve. Eshtë vetëm nëpërmjet krijimit të këtij identiteti dhe stabiliteti që vetërespekti mund të arrihet dhe një klimë më e shëndetshme për të dy burrat dhe gratë muslimane do të shfaqet. 


Fusnota

[1]. Si për shembull shih ajetet e Kur’anit 2:177, 4:7,176; 8:41; 16:90; 17:26; 24:22[2]. Shih Gjithashtu kuran 2:195; 4:124,32; 9:71-72. [3]. All-llahu ju urdhëron për (çështjen e trashëgimis) fëmijët tuaj: për mashkullin hise sa për dy femra..." (Kuran 4:11). [4]. Kamal 'Aën 1955:129. [5] "...atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, me tri e me katra. E nëse i frikoheni padrjtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një, ose (martohuni) me ato që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). Ky (përkufizim) është më afër që të mos gaboni. "[6].Duhet të kujtojmë ketu se çdo grua e cila dëshiron të martesa e saj të mbetet monogame mund ta bëj këtë sipas rregullave të Sheriatit

Bibliografi Kamal Ahmad 'Awn, Al Mar'ah fi al Islam (Tanta: Sha'raw Press, 1955) Muhammad 'Izzat Darwazah, Al Dastur al Quran fi Shu'un al Hayat (Cairo: 'Isa al Babi al Halabi, n.d.). Mustafa al Siba'i, Al Mar'ah baynal Fiqh wal Qanun (Aleppo: Al Maktabah al 'Arabiyyah, first pub. 1962). 

Nga Dr. Lois Lamja’al Faruki

Comments

Popular posts from this blog

Irfan Makki "I Believe" [Download] full new R&B Islamic album

Irfan Makki "I Belive" 2011 full album Nasheed artist and songwriter Irfan Makki’s songs offer up vibrant imagery with the innocence of a child-like observer and the wisdom of an elderly man, blended with world beat percussion, South Asian rhythms and a distinctive urban R&B vocal style. A sensitive songwriter with a humble stage presence, Irfan has performed all over the UK, US, and Canada, sharing the stage with such artists and friends such as Dawud Wharnsby Ali, Zain Bikha, 786, and the US based hip hop group Native Deen. Born in Pakistan and migrating to Canada with his family as an infant, singer/songwriter Irfan Makki grew up within a community celebrating the diversity of cultures. Enchanted by dreams of utilizing his own voice in recitation and song, Irfan began to hone his own natural vocal talents. Throughout his teen years he immersed himself in the development of his unique musical style. The blessing of growing up against the multicultural city-scape of T...

Nga Bashkim Shehu: Leter nga ferri per Nexhmije Hoxhen

Leter nga ferri per Nexhmije Hoxhen Nga Bashkim Shehu Merr: Nexhmije Hoxha, Pularia e Laprakes Tirana, ALBANIA Zonje, Meqe nuk kam rruge tjeter per te sqaruar disa ceshtje me ju, po ju dergoj kete leter nepermjet gazetes "Korrieri". Si ndonja 2 vjet te shkuara, ju jam lutur, po nepermjet "Korrieri", qe te vertetoni se me cilat sherbime agjenturore ka qene i lidhur im ate, Mehmet Shehu, qe te mund te kerkoja pastaj prej shteteve perkatese pension si familje deshmori. Prandaj dhe e prita me interes botimin e kujtimeve tuaja ne faqet e gazetes me te madhe te Shqiperise, mirepo mbeta i zhgenjyer, duke pare se ishin nje perifrazim i zgjeruar apo konspektim talmudik i nje kapitulli te nje libri te burrit tuaj, botuar ketu e njezeteca vjet me pare.

Kreshnik Osmani: Plumbat e Sarajevës dhe pranvera arabo-amerikane

Nga: Kreshnik Osmani Me shumë interes dhe shqetësim dëgjova lajmin e atyre “pak” plumbave që vërshuan mbi muret e ambasadës amerikane në Sarajevë dhe prej tytës së një arme ballkanike me motive lindore u përpoqa të vjel lajme, prognoza e analiza psiko-sociale që dilnin të mbështjella plot afsh bashkë me tymin e së njëjtës tytë. Teksa i hedh një vështrim të ftohtë lajmit - për të qenë sa më realist - konstatoj me keqardhje se kjo histori është diçka më e thellë sesa çmenduria e pakontrolluar e një individi të dëshpëruar apo ekstremist. Rrufeshëm transportova vetveten për në Tiranë mbi “trenin” e ngarkuar rrëmujshëm me mendimet e mia të fundjavës dhe në përpjekje për të sistemuar të njëjtën rrëmujë u ula të hedh disa rreshta në kartë.  Nuk kam dëshirë ta mohoj se i shoqëruar prej imagjinatës time jo tërësisht të shfrenuar “u hodha në sulm” nëpërmjet perceptimit tim modest dhe tentova të fantazoj tekstin e kabllogrameve të rradhës prej selive diplomatike të Washingtonit në Ballkan, ...