Skip to main content

Baton Haxhiut, nipit te haxhive

Baton Haxhiu, me nje mbiemer si titullar fetar qe e mbart ne identitetin e tij kudo qe identifikohet, nuk i ka ngel asgje prej prejardhjes nen lekure, mbase edhe ate e konsideron si relike fatkeqe, qe ia kane trasheguar gjysh pas gjyshi. Dhe mbase ky i mallkon dite e nate per fatkeqesine identitare prej "haxhiu", dikure figure e nderuar sot tek Batoni duhet te jete nje fatkeqesi e trasheguar.S'ke c'ben Baton, do te te duhet nje gjyq i vogel civil per ta hequr nga kartat identifikuese se je nip dhe sternip haxhinjsh, por nuk mund ta heqesh dot nen lekure shtate pash ate prej te cilit e trashegon "haxhiun".
Do te te duhet te veprosh, ashtu sic kane vepruar Hoxha dhe Shehu ne Shqiperine komuniste, qe permes anatemimit te fese dhe stigmave fetare tu benin qefin bolshevikeve rus dhe atyre lekureverdhe te Kines, t'u tregonin atyre se "platforma" te cilen ata aplikonin ishte ne sherbim te "atdheut" dhe "njeriut modern".

Po ti kujt ia ben qefin?
"Shamia", gjate sistemit komunist te Titos ne Kosove dhe Hoxhes ne Shqiperi, mbeti ne sirtar, nje ender per t'u bere realitet pas shume mundimesh, persekutimesh dhe shtypjes qe impononte sistemi, te cilin ti Baton e shan dhe e kritikon deri ne qelizen e fundit, ndersa sot ti,...cfare ti? Ti vazhdon te njejtin orientim enverist dhe titist kundrejt fese, po me te njejten gjuhe, gjuhe komuniste e mbetur relike qe pas kolapsit qe pesoi sistemi. E kur ti shnderrohesh ne hallken e ketij zinxhiri cfare mbetet qe ta titullosh veten? 
Ti flet per Islamin politik, e ku e din ti se cfare eshte Islami politik? Terminologji idiotesh per te justifikuar mendimin destruktiv qe e propagandojne ose e veprojne njejte me paraardhesit enveriste dhe titiste, por tashme jo lindor por perendimor. 
Po cfare ndryshimi ka Lindja dhe Perendimi tek njeriu, kur ta imponojne sjelljen?
Ti dhe lloji yt prej sharlatani qe flet per laicizmin, per kete lloj laicizmi qe ti e trumpeton ne menyre absurde eshte ai laicizem, qe kur refuzon njerezit fetare dhe kur ua kushtezon atyre qe te mos jene pjese e struktures per edukim, ose permes edukimit, nuk permban gje tjeter vetem se koncepte perjashtuese. Dhe kur perjashtuesi pretendon se te qenit fetar eshte shkaktar i prishjes se shoqerise, perpjekja e tij per te rrenuar fene behet (tashme e shnderruar) intuitivisht. Ne kete menyre ua imponon te tjereve qe te bien dakort me te rreth normave dhe rrethanave qe ai i ka konceptuar per fene.
Ne realitet, ky lloj laicizmi qe trumbeton ti Baton, ne vetvete eshte koncept fondamentalist, ne te njejtin kuptim me te cilin atribuohen islamiket, te cilet nuk njohin asgje pervec vetes se tyre dhe refuzojne te tjeret. Per me teper ky lloj koncepti eshte ne graden me te larte te ekskluzionizmit dhe fondamentalizmit. Dhe megjithate pretendon se i pranon te tjeret dhe nuk u imponon dogmen apo doktrinen qe e mbart. Kjo eshte kontradiktore dhe nuk mund te kete prej teje nje angazhim karshi "pranimit" te supozuar.Keshtu qe duhet t'u rikthehesh edhe nje here koncepteve demokratike dhe liberale per te pare se cfare nuk funksionon ne konceptet e tua ne lidhje me sistemet, qe te mos shkelesh parimet humane. 
Te jesh i sigurt, Baton, se askush nuk ka nevoje per buzeqeshjen tende dhe askush nuk mbetet pa gje nese ti zemerohesh. Ajo qe shqeteson komunitetin, te cilit ne menyre emerore i perket, jane absurditetet qe leshohen permes penes tende sociologe. A thua valle se ky shqiptaret jane aq injorante sa brockullat e leshuara prej teje ti marrin si aksioma matematikore. Per me teper jane ofenduese t'u drejtohesh shqiptareve se edukimi i tyre evropian duhet te realizohet permes shikimit te filmave dhe kinematografise. Per pjesen tjeter te emrave nuk eshte domosdoshmeri, kur teorite e tyre socio-filozofike i kane plagjiature te Ibn Khaldunit, Sadrit, Averroes etj. e vjen ti e u shet shqiptareve dengla kopjace te kultures evropiane, si kulture shekullore, perndryshe shqiptaret kane kulture shqiptare.
Eshte ne interes te kombit shqiptar te tregojme kulture dhe civilizim, ate kulture te pranimit, qe ne Perendimin e skajshem, ate te Shteteve te Bashkuara aplikohet ne menyre korrekte.Ti Baton me ateizmin tend, gati komunist, jeto si te duash dhe sillu si te duash ne te dashurat Shqiperi - Kosove, por hiqi syzet dhe shiko, leri njerezit e thjeshte, te varfer, qe paguajne taksat e majme te shteteve tona, te jetojne si shqiptare besimtare nese ata me vullnetin e plote deshirojne te jene te tille, te edukohen, sepse injoranca dhe analfabetizmi i femrave me shami nuk i sherben askujt, as ty Baton.Shqiperia dhe Kosova eshte e te gjithe shqiptareve dhe nuk mund te dalin batoner te betonojne ne shtet ateizmin e tyre ekstrem ne emer te laicizmit, atij fondamentalist.

Alban Çuli 22/8/2013


Comments

Popular posts from this blog

Rreth Lengjeve dhe Alkoolit

Lendet ushqyese ne perberjen e te cilave hyn alkooli ndahen ne disa lloje: 1- Lloji i pare: Lengje te ndryshme frutore, salca e kosit, brumi i gatuar me maja etj. produkte keto qe kane nje nivel te ulet te alkoolit, qe zakonisht nuk shkon me shume se sa 0,5% , pervec lengut te rrushit niveli i te cilit mund te shkoje deri ne 1% e megjithate keto produkte ushqimore nuk konsiderohen dehese (intoxicant) dhe nuk hyjne ne kategorine e produkteve ushqimore dehese e as alkoolike.

Veshtrim i shkurter ne Sijar (E Drejta Islame e Kombeve ose E drejta nderkombetare Islame)

Brenda literatures ligjore perendimore vazhdon te ekzistoje nje debat substancial rreth pranimit te te Drejtes Nderkombetare si hapsire e ndryshme e te drejtes dhe marredhenies se saj me ligjet vendore (te shteteve). [Feldman; "Monism, Dualism and Constitutional Legitimacy"]. E Drejta Nderkombetare Islame e njohur si "Sijar", ne kete kuptim eshte substancialisht e ndryshme prej homologes se saj perendimore. Se pari, "Sijari" eshte njohur si pjese integrale e te Drejtes Islame dhe Jurisprudences Islame. [(1994) 15 Michigan Journal of International Law 605, 611] Se dyti, "Sijar" eshte zhvilluar ne nje organ plotesisht funksional te Sheriatit (Principet e te Drejtes Islame) disa shekuj para cdo zhvillimi te njgjashem ne boten perendimore. Sijar, nese merret ne kuptimin e te Drejtes Islame te kombeve, eshte i tille, por eshte nje kapitull i Corpus Juris te Islamit, te cilit i detyrohen jo vetem ata qe besojne ne Islam, por edhe ata te cilet k...

Piratët e Karaibeve 4