Skip to main content

Mevludi Yne

Per te gjithe refuzuesit e Mevludit!!!

Se pari Mevludi nuk ben pjese ne kategorine e Ibadeteve, por ne kategorine e Ihsanit. Kategori kjo e cila perfshin cdo lloj aktiviteti dhe organizimi me permbajtje fetare. Prandaj eshte tendence per manipulim te xhematit nese i thoni se nuk ka ibadet ne Islam qe quhet Mevlud dhe prandaj ne e refuzojme.

"Mevlud" rendom e quajm ne, pjesa ballkanike, i folklorizuar ne emertim, por ne realitet ai eshte Perkujtim.
Eshte Perkujtimi i Dites se Lindjes se Profetit dhe besoj se ne kete pikepamje ju refuzuesit dhe ne pranuesit biem dakort se nuk ka asgje jo-Islame ne perkujtimin e diteve te shenuara ne historine e njerezimit sic ka thene Allahut xh.sh. ne Fjalen e Tij:
{وذكرهم بأيام الله} - Dhe kujtojua atyre Ditet e Allahut.

Besoj se biem dakrot rreth ajetit Kur'anor i cili thote:
{وكلا نقص عليك من أنباء الرسل ما نثبت به فؤادك وجاءك في هذه الحق وموعظة وذكرى للمؤمنين }
"Të gjitha këto që t'i rrëfyem ty nga ngjarjet e pejgamberëve, janë per ta forcuar me to zemrën tënde, dhe në to të ka ardhur e vërteta, këshilla dhe përkujtime për besimtarët".
Perderisa per Muhamedin s.a.v.s. ngjarjet e profeteve para tij jane per te foruar zemren e tij, per ne jane e jane, shume here me te nevojshme, ku me e rendesishmja nder to eshte vete ngjarja e Muhamedit s.a.v.s.



Allahu ne Kur'an thote:
{قل بفضل الله و برحمته فبذالك فليفرحوا هو خير مما يجمعون}
Thuaj: "Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le t'i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata".
Pra, Allahu xh.sh. i ka thene Pejgamberit qe te na porosise se AI na ka urdheruar qe t'i gezohemi meshires se Tij. Nderkohe qe i ka thene vete Pejgamberit s.a.v.s. gjithashtu se:
{وما أرسلناك إلا رحمة للعالمين}
"E nuk te derguam ty vecse Meshire per botet"
Apo sic transmetohet ne nje hadith Merfu nga Ebu Hurejreh se Pejgamberi s.a.v.s. ka thene:
{يَأَيُّهَا النَّاسُ إِنَّمَا أَنَا رَحْمَةٌ مُهْدَاةٌ }
"O njerez une jam Meshire e Dhuruar". (el-hakim, Mustedrek)

Ceshtja tjeter per te cilen duhet te biem dakort eshte se askush prej pranuesve te Mevludit nuk pretendon se Mevludi si organizmi eshte Sunnet ne nje dite te vecante dhe ne nje vend te vecante e aq me teper me nje forme te vecante.
Ajo qe pretendojme ne pranuesit e Mevludit eshte se Mevludi si organizim apo si aktivitet, quaje po deshe edhe eveniment, eshte se ne Muajin e lindjes se Pejgamberit (s.a.v.s.) Thirresit dhe Predikuesit jane me te pranueshem tek njerezit per shkak te ndjeshmerise i cili lidhet me nje pjese te kohes ne menyre emocionale te shprehjes se gezimit dhe dashurise per Pejgamberin s.a.v.s.
Duke mos harruar se keto tubime njerzish jane nje instrument per t'u treguar njerezve per Allahun dhe Pejgamberin s.a.v.s.

Tjeter ceshtje per te cilen duhet te biem dakort eshte fakti se Mevludi si tekst specifik vertet nuk eshte shkruar ne vitet e para te Selefit, por ai eshte shkruar specifikisht ne vitet e fundit te Selefit, pra ne periudhen e begate te Selefi Salih nga njerez te medhenj si me poshte:
a) I pari që ka shkruar Mevludin ka qenë Shejhu i madh dhe autori i Megazi Muhamed ibn Umer El-Wakidij (130-207H), selef.
b) Pastaj është El-Fettuh (vdiq 206 ose 209H) selef. Ai ka dy Mevlude, sipas Es-Suhjlijut në Er-Reud.
c) Ka shkruar Mevlud hafizi Ebu Abdilah Muhamed ibn A'id (233H) Selef.
d) Hafizi i famshëm Ebu Bekr ibn Ebi Asim (287H), selef.
[sipas Hafizit te shekullit te fundit El-Gumari El-Magribi]

Nje ceshtje tjeter qe duhet te biem dakort eshte aktiviteti i nje Mevludi i cili tradicionalisht eshte kthyer ne nje tendence e organizimit shpirteror ne familje.
Kam per qellim ketu berjen e Mevludit ne raste perkujtimesh dhe gezimesh, perkatesisht te perkujtimit te nje njeriu qe familja e ka humbur dhe Synetllik. Ajo familje fton njerezit duke u shtruar atyre edhe dreke (zakonisht) ku gjendet edhe hoxha apo ndonje predikues qe u flet njerezve per fene e Allahut, ku recitohet Kur'ani, ku bihet ne Salavat dhe kendohen ilahi. Pavaresisht se ai ne vende te tjera, kryesisht jo ballkanike, mund te quhet me emra te ndryshem tek ne tradicionalisht eshte quajtur Mevlud per shkak se ne kete organizim pike kulmore eshte leximi i nje pjese te jetes se Pejgamberit s.a.v.s. te ndertuar ne vargje dhe te kenduar ne forme ilahije.
Pra, ajo qe dua te them eshte se tek ne shqiptaret tradicionalisht cdo aktiviteti me permbajtje fetare quhet Mevlud per nga menyra folklorike e te identifikuarit.
Kjo per pasoje se niveli i intelktualitetit fetar tek ne ka qene shume i kufizuar, shtoi ketu edhe faktin se masat popullore nuk jane te interesuara te merren me identifikime ekzakte dhe te hollesishme, ku fare mire edhe nje mexhlis fetar mund te identifikohet si Mevlud, pavaresisht se aty as qe kendohet fare liberthi i titulluar "Mevlud" nga shume autore te ndryshem, autore keta qe respektohen maksimalisht edhe nga ju refuzuesit e Mevludit.

Ne keto rrethana, Mevludi si aktivitet nuk ka komponent perberes ku mungesa e njerit e c'ben nga te qenit apo mosqenit Mevlud.
Mevludi eshte tubimi i njerezve ne nje aktivitet fetar, pa ndonje vend apo kohe, apo forme specifike, per te Perkujtuar.
Nese problemi ka ngecur tek disa praktika arkaike qe mund te kene edhe nota bestytnie, por edhe mund te mos kene, ejani t'i edukojme njerezit qe mos t'i bejne.
Por te refuzosh perpjekjen e njerezve per te Perkujtuar Diten e Lindjes se Pejgamberit s.a.v.s. ne formatin e sotcem, per shkak se kete format nuk e ka bere Pejgamberi s.a.v.s. do te thote se metodologjia juaj eshte metodologji e cila interesohet per formen dhe aspak per permbajtjen.
Nderkohe qe dihet boterisht se Perkujtimet jane te lejuara ne formate te pacaktuara, brenda korrnizave te Sheriatit.
Formati i Pejgamberit ne Perkujtime ka qene agjerimi, dita e hene qe ishte dita e lindjes, dita e ashuras, etj.

Por a mundet kush prej jush te thote se ne Leximin e Kur'anit, Salavatet, Ilahit dhe leximi i historive te Pejgamberit, perkujtimi i Dites se Gjykimit, Perkujtimi i Allahut, te gjitha keto te bera bashke ne cdo rast perkujtimor, pervec 12 Rebiul Evel, nuk paska Sevap???

Fundja fundit rregullat e Sheriatit jane te qarta ne nje ceshtje divergjente si kjo e jona, askush nuk ka te drejte t'i imponohet tjetrit qe te jete aktiv apo pasiv ndaj saj.
Por minimalisht duhet te keni respekt per dijetaret e medhenj te Ymetit qe jane shprehur ne favor te Mevludit, ata dijetare qe jane Suad El-A'dham (Shumica) e Ymmetit.

Comments

Popular posts from this blog

Irfan Makki "I Believe" [Download] full new R&B Islamic album

Irfan Makki "I Belive" 2011 full album Nasheed artist and songwriter Irfan Makki’s songs offer up vibrant imagery with the innocence of a child-like observer and the wisdom of an elderly man, blended with world beat percussion, South Asian rhythms and a distinctive urban R&B vocal style. A sensitive songwriter with a humble stage presence, Irfan has performed all over the UK, US, and Canada, sharing the stage with such artists and friends such as Dawud Wharnsby Ali, Zain Bikha, 786, and the US based hip hop group Native Deen. Born in Pakistan and migrating to Canada with his family as an infant, singer/songwriter Irfan Makki grew up within a community celebrating the diversity of cultures. Enchanted by dreams of utilizing his own voice in recitation and song, Irfan began to hone his own natural vocal talents. Throughout his teen years he immersed himself in the development of his unique musical style. The blessing of growing up against the multicultural city-scape of T...

Nga Bashkim Shehu: Leter nga ferri per Nexhmije Hoxhen

Leter nga ferri per Nexhmije Hoxhen Nga Bashkim Shehu Merr: Nexhmije Hoxha, Pularia e Laprakes Tirana, ALBANIA Zonje, Meqe nuk kam rruge tjeter per te sqaruar disa ceshtje me ju, po ju dergoj kete leter nepermjet gazetes "Korrieri". Si ndonja 2 vjet te shkuara, ju jam lutur, po nepermjet "Korrieri", qe te vertetoni se me cilat sherbime agjenturore ka qene i lidhur im ate, Mehmet Shehu, qe te mund te kerkoja pastaj prej shteteve perkatese pension si familje deshmori. Prandaj dhe e prita me interes botimin e kujtimeve tuaja ne faqet e gazetes me te madhe te Shqiperise, mirepo mbeta i zhgenjyer, duke pare se ishin nje perifrazim i zgjeruar apo konspektim talmudik i nje kapitulli te nje libri te burrit tuaj, botuar ketu e njezeteca vjet me pare.

Kreshnik Osmani: Plumbat e Sarajevës dhe pranvera arabo-amerikane

Nga: Kreshnik Osmani Me shumë interes dhe shqetësim dëgjova lajmin e atyre “pak” plumbave që vërshuan mbi muret e ambasadës amerikane në Sarajevë dhe prej tytës së një arme ballkanike me motive lindore u përpoqa të vjel lajme, prognoza e analiza psiko-sociale që dilnin të mbështjella plot afsh bashkë me tymin e së njëjtës tytë. Teksa i hedh një vështrim të ftohtë lajmit - për të qenë sa më realist - konstatoj me keqardhje se kjo histori është diçka më e thellë sesa çmenduria e pakontrolluar e një individi të dëshpëruar apo ekstremist. Rrufeshëm transportova vetveten për në Tiranë mbi “trenin” e ngarkuar rrëmujshëm me mendimet e mia të fundjavës dhe në përpjekje për të sistemuar të njëjtën rrëmujë u ula të hedh disa rreshta në kartë.  Nuk kam dëshirë ta mohoj se i shoqëruar prej imagjinatës time jo tërësisht të shfrenuar “u hodha në sulm” nëpërmjet perceptimit tim modest dhe tentova të fantazoj tekstin e kabllogrameve të rradhës prej selive diplomatike të Washingtonit në Ballkan, ...