Skip to main content

Specifikat e Personalitetit Tekfirist [2]

3- Dhuna verbale dhe fizike
Karakteristika e trete e personalitetit tekfirist eshte diapazoni i ngushte qe kane grupimet tekfiriste dhe ne te njejten kohe ekskluziviteti i tyre. Kjo sjell perdorimin e dhunes dhe forces ne perballje me te tjeret. Askund nuk gjen shenjteri dhe askund nuk gjen dot fajesim te mallkimit, sharjes, ofezes, goditjes fizike, shkeljes se shenjterise se njeriut.
Askund nuk gjen ne fjalorin e tyre keqardhje dhe njerzillek, pervecse ne raste te vecanta, a thua valle se themelore ne nje personalitet besimtari duhet te ekzistoje presioni dhe ashpersia, ndersa permbajtje te dashurise, meshires dhe njerezillikut duhet te kete vetem ne raste te vecanta.



Keto stigma nuk jane te sotme, por jane te prejardhura perkrah historise, ku me evoluimin dhe zhvillimin evoluohen edhe metodat.
Fillesat e tekfirizmit si grupim jane qe ne hapat e para te Kalifit Ali k.w. aty ku politika filloi te stigmatizohet nga Kharixhite dhe shpallja Kafir (femohues, infidel), apo ekskomunikimi islam, ndaj Kalifit Alit k.w.
Ne ditet tona Tekfiri shihet si produkt i perplasjeve, qe shihen si doktrinale, e ne fakt jane me prapavija ideologjike. Tashme Khavarixhet te reduktuar ne Ibadizem, ia kane lene vendin historikisht perplasjeve mes dy grupimeve te medha, atij Sunnit dhe atij Shiit.
Eshte per tu habitur se si realizohet prej hicit nje perplasje dhe konflikt mes ketyre dy grupimeve. Shkaqet premature i kemi permendur kalimthi edhe ne pjesen e pare: E para, perplasje ne subjekte sekondare dhe e dyta si rrjedhoje e te pares, subjektet sekondare jane te gjindshme dhe ekzistente ne te dyja palet pretenduese te njejta.
Fjalavjen, ne te kaluaren eshte hiperbolizuar akuza per "Fallsifikim te Kur'anit". Akuza keto te hedhura nga ekstremizmi Shiit ne njeren ane dhe nga ana tjeter sheh te njejtat akuza, me ndryshim vendpoziten e qendrimit, pra Sunnitet qe akuzojne Shiitet per fallsifikim. E gjitha kjo histeri nuk eshte dhe nuk ka qene gje tjeter pervecse perplasje me dukje doktrinale me prapavija politike, pra fjale boshe ku transmetimet e njejta gjenden tek te dyja palet dhe ku Kur'ani po ashtu eshte i njejti funksional tek te dyja palet.

Ekstremizmi Shiit ose Shiizmi Safevid

Shiizmi ne realitetin e tij, ashtu sic pershkruhet historikisht edhe prej vete mendimtareve shiit, pertej konceptit doktrinal, eshte nje lloj progresivizmi musliman, ne kuptimin e rrebelimit ndaj pushtetit qe imponon ose detyron me dhune dhe korrupsion.
Ky pushtet, rrebelimi ndaj te cilit behet obligim, eshte ai qe bie ndesh me parimet shiite permes filozofise revolucionare islamike ne format majtiste te barazise, ku lufta ndaj aristokraciese eshte zhvilluar krahe per krahe me luften ne perhapjen e Teuhidit - Monoteizmit, shtoi ketu edhe faktin se dogma e Teuhidit eshte predikim i orientuar kunder kultit te individit.
E thene me koncepte bashkohore, Shiizmi ne origjine nuk eshte botekuptim persian por arab. Vetem se pergjate historise, duke mos i reizstuar forces se pushteti Emevit dhe Abbasid, ai nuk pati sukses politik ne themelimin e nje shteti te qeverisur, pervecse ne Iran, ku shpesh here edhe studjuesit perendimore vendosin ta karakterizojne si "Islami Iranian".
Shkaku i suksesit shiit ne Iran dhe deshtimi i ngritjes se nje shteti dhe qeverie stabile te qendrueshme ka ardhur si pasoje e transferimit te rrenjeve te origjines se parimeve ne Iran me lulezimin e tij nga vete bijte e shiizmit (arab) te cilet i fabrikuan keto parime dhe terminologji te rregullave.
E kush thote se Shteti Shiit Fatimid qendroi aktiv per kater shekuj me rradhe ne Egjipt dhe Afriken Veriore, nuk ka per qellim se Shiizmi ishte transi i nje toke pjellore per te mbjelle parimet e tij, apo ndonje shpikje egjiptiane, perndryshe do te kish vazhduar te ekzistoje ende ai shtet me vazhdimin e adoptimit te shiizmit tek egjyptianet dhe tunizianet ashtu sic vazhdoi te mbese tek iranianet.

Para ardhjes se Safevideve ne pushtet, Irani ka pasur 4 qytete te konfesionit shiit - Auah, Kashan, Sebizuan dhe Kum.
Me ardhjen e Ismail Safeviu ne pushtet ai shpalli Shiizmin si konfesion zyrtar te Iranit, duke shtypur dhe masakruar popullaten sunnite e cila ne ate periudhe perbente 64% te popullates ne shek. 15. E me pas Abbas Safeviu ne shek. 16 ne bashkepunim me anglezet i hapi lufte Perandorise Osmane Sunnite, ku fatmiresisht Perandoria ne bashkepunim me Afganet i dhane fund sundimit 300 vjecar Safevid ne Iran. Pas Safevdeve, Irani u qeveris nga dinastia Afsharide e pas tyre nga dinastia Kaxhare deri me 1944 dhe me pas dinastia Pahlaviane deri ne rrezimin dhe ardhjen ne pushtet te Revolucionareve Shiit me ne krye Khomeinin, i cili i kishte dhene nje zgjidhje doktrinale problemit te imametit si regjim qeverises duke e shnderruar ate ne te ashtequajturen Vilajeti i Fekijhut, apo sic njihet ne pernendim "Sundimi i Ajetullaheve", por per kete do te shkruajme ne pjesen e trete te Specifikave te Personalitetit Tekfirist.



  

Comments

Popular posts from this blog

Irfan Makki "I Believe" [Download] full new R&B Islamic album

Irfan Makki "I Belive" 2011 full album Nasheed artist and songwriter Irfan Makki’s songs offer up vibrant imagery with the innocence of a child-like observer and the wisdom of an elderly man, blended with world beat percussion, South Asian rhythms and a distinctive urban R&B vocal style. A sensitive songwriter with a humble stage presence, Irfan has performed all over the UK, US, and Canada, sharing the stage with such artists and friends such as Dawud Wharnsby Ali, Zain Bikha, 786, and the US based hip hop group Native Deen. Born in Pakistan and migrating to Canada with his family as an infant, singer/songwriter Irfan Makki grew up within a community celebrating the diversity of cultures. Enchanted by dreams of utilizing his own voice in recitation and song, Irfan began to hone his own natural vocal talents. Throughout his teen years he immersed himself in the development of his unique musical style. The blessing of growing up against the multicultural city-scape of T...

Nga Bashkim Shehu: Leter nga ferri per Nexhmije Hoxhen

Leter nga ferri per Nexhmije Hoxhen Nga Bashkim Shehu Merr: Nexhmije Hoxha, Pularia e Laprakes Tirana, ALBANIA Zonje, Meqe nuk kam rruge tjeter per te sqaruar disa ceshtje me ju, po ju dergoj kete leter nepermjet gazetes "Korrieri". Si ndonja 2 vjet te shkuara, ju jam lutur, po nepermjet "Korrieri", qe te vertetoni se me cilat sherbime agjenturore ka qene i lidhur im ate, Mehmet Shehu, qe te mund te kerkoja pastaj prej shteteve perkatese pension si familje deshmori. Prandaj dhe e prita me interes botimin e kujtimeve tuaja ne faqet e gazetes me te madhe te Shqiperise, mirepo mbeta i zhgenjyer, duke pare se ishin nje perifrazim i zgjeruar apo konspektim talmudik i nje kapitulli te nje libri te burrit tuaj, botuar ketu e njezeteca vjet me pare.

Kreshnik Osmani: Plumbat e Sarajevës dhe pranvera arabo-amerikane

Nga: Kreshnik Osmani Me shumë interes dhe shqetësim dëgjova lajmin e atyre “pak” plumbave që vërshuan mbi muret e ambasadës amerikane në Sarajevë dhe prej tytës së një arme ballkanike me motive lindore u përpoqa të vjel lajme, prognoza e analiza psiko-sociale që dilnin të mbështjella plot afsh bashkë me tymin e së njëjtës tytë. Teksa i hedh një vështrim të ftohtë lajmit - për të qenë sa më realist - konstatoj me keqardhje se kjo histori është diçka më e thellë sesa çmenduria e pakontrolluar e një individi të dëshpëruar apo ekstremist. Rrufeshëm transportova vetveten për në Tiranë mbi “trenin” e ngarkuar rrëmujshëm me mendimet e mia të fundjavës dhe në përpjekje për të sistemuar të njëjtën rrëmujë u ula të hedh disa rreshta në kartë.  Nuk kam dëshirë ta mohoj se i shoqëruar prej imagjinatës time jo tërësisht të shfrenuar “u hodha në sulm” nëpërmjet perceptimit tim modest dhe tentova të fantazoj tekstin e kabllogrameve të rradhës prej selive diplomatike të Washingtonit në Ballkan, ...