Problemet serioze të zonjës Linda S. Heard (Reflektim mbi artikullin e saj: Terrorists don't deserve mercy)
Është monstruoze të inkurajohesh me artikullin e fundit nga Linda S. Heard me titull “Terrorists don’t deserve mercy”, e përkthyer nga portali Observer.al, në të njëjtën kohë të pretendohet se ajo është specialiste britanike në çështjet e Lindjes se Mesme me qendër në Kairo.
Si thash, Kairo?
Po, po në Kairo, nga kjo Kairo ku Heard tenton të mbështesë Presidentin e paaftë për të ngritur një shtet civil Al-Sisi i cili e pagon zonjën për mundin e saj në çështjet e Lindjes së Mesme, për t’u shprehur ndaj protestave të Ikhvaneve si protesta të dhunshme dhe të armatosura.

Shkruan: Alban Çuli
S’kishte si të ndodhte ndryshe nga znj. Heard edhe me përkrahjen ndaj Arabisë së pronësuar nga sauditët në raport me të ashtuquajturit Terroristë me në krye Ajetullah Nimr. Përkrahje kjo 3 Bilion dollarëshe të shkuara në drejtim të Sisit për Sinain (mbase). Për tu habitur nga specialistja në fjalë kur bazohet në akuzat zyrtare për terrorizëm ndaj viktimave të regjimit saudit. Përse kjo zonje, e cila ka vullnet të përfshihet në lesharapizimin e marrëdhënieve të nxehta të Lindjes se Mesme, nuk ka të njëjtin standart të përmendi pretendimin zyrtar të Sirisë së Assadit ndaj protestave të armatosura në dëm të regjimit asadist?
Sigurisht që këtë s’mund ta bëj, s’mund të hedh në erë një karrierë të “Arabian Nights” dhe miliarda dollarë të hedhura në qarkullim nga regjimi saudit në shërbim të terrorizmit në Siri, nëse jo për llogari të ISIS sigurisht në llogaritë e Al Nusras së Al Kaedas e cila pafytyrësisht ndaj parimeve të saja bashkëpunon me pushtuesin izraelit në mënyrë demonstrative dhe publike në kufijtë e Golanit i ashtuquajtur “Trekendeshi i Zjarrit”.

Është komike kur zonja specialiste flet për respektimin e ligjit në Saudi, ligj ky i cili është në funksion të Oborrit Saudit me anëtarësi prej qindra personash të pushtetshëm të zhytur në aktivitete që shkelin ligjin pa hesap e pa teklif, nga alkooli tek droga e vrasja e njerëzve brenda dhe jashtë pronës së Babë Saudit.
Është komike edhe fakti kur zonja bën thirrje për qytetari dhe duket se sa injorancë buron nga paratë saudite tek paguhet për të hedhur hi syve në Evropë. Nuk e di se si do të ndjehej një britanik të persekutohet që në vogëli vetëm për faktin se identiteti i tij nuk përputhet me identitetin e Mbretëreshës Elizabet-a II.
Ajo e kalon me një të rënë të lapsit vrasjen e Ajetullah Nimr, duke tentuar të vërë me shpatulla pas murit Nuri Al-Malik-un e Irakut se po mbron thjesht një shiit.
Injorance pas injorance.

Ajetullah Nimr nuk ishte thjeshte një shiit, por ishte Lideri më i lartë shiit i Arabisë së pronësuar nga Familja Saudite. Është njësoj sikur Mbretëresha Elizabet të dëshirojë të dënojë me vdekje Jeremy Corbyn të Partise Laburiste me pretendimin se ky është një komunist, stalinist, enverist, që sigurisht bindjet e tij ekstremisht të majta janë për zhbërjen e mbretërisë.
Nga ana tjetër, meqë po luajmë “politikisht”, duke u habitur nga performanca politike e Irakut dhe Iranit që del në mbrojtje të një qytetari saudit (siç nënkupton zonja specialiste) për rrjedhojë performanca e Irakut dhe Iranit na qenka jo-legjitime si ndërhyrje në punët e brendshme të Saudisë. Unë kam një enigme e cila me çon tek ky akt, të kundërpërgjigjem për ndërhyrjen e Saudisë në punët e brendshme të Jemenit dhe Bahrejnit, duke ndërhyrë ushtarakisht sidomos në Jemen kundër sektit Zejdi Huthist, i cili përveç faktit Huthist (me gjithë belarat që bart) personat ishin qytetare jemenas dhe vrasja e tyre është vrasje e jemenasve dhe jo e ndonjë huthisti saudian.
Me sa duket specialiteti i zonjës Heard shkon deri ne Rijad, aty ku mund të infektohet nga petrol-dolarizimi i gazetarisë, që shkruajnë vetëm në favor të regjimit dhe argumenti gazetaresk qëndron në dokumentat zyrtare të atij regjimi.
Irani dhe Saudia janë rrezik rajonal, kjo është një gjë që vet-kuptohet. Njëanshmëria në këtë strumbullar nuk i shërben askujt, përpos mbushjes së xhepave.
Regjimet gjakatare duhet të përbuzen, pavarësisht përkatësisë fetare dhe sektare.
Zoti në fillim krijoi jetën…

Comments
Post a Comment