Skip to main content

Selam - Si pergjigje ndaj OPINION.al rreth Vargjeve Kur'anore

Ne pamundesi qe OPINION te percjelle saktesisht se cfare ka shkruar ANALYTICAL Economics ne portalin "thefederalistpapers.org" dhe se per cfare sherben nje paaftesi e te kuptuarit te nje sere vargjesh te shkeputura ketu-aty nga Kur'ani Madheshtor, po i paraqes lexuesit nje pergjigje ndaj pyetjes se ngritur nga portali shqiptar. 


(1)

A nxisin keto 8 vargje te Kur'anit dhunen?

Se pari me lejoni t'jua bej me dije se titulli qe i ka vendosur Analytical Economics (pseudonim) eshte saktesisht "10 vargjet Kur'anore qe provojne se Islami nuk eshte Religjon i Paqes".
Nderkohe qe Analytical ka renditur vargjet e supozuara, ne fakt ato jane shtate te tilla sepse tre te fundit nuk jane vargje Kur'anore dhe ketu OPINION eshte korrekt duke mos iu referuar tre te tjerave. Por nga origjina e citimit te OPINION na lind e drejta te besojme se "zbuluesi i gjitheditur" nuk ka asnje fare njohurie elementare, per rrjedhoje do te duhej qe nje media serioze si OPINION te mos i referohej atij.

Fatkeqesisht dhe e them me plot bindjen, se titullimi i Islamit si "Religjon i Paqes" eshte nje epitet komercial, permes te cilit zhvillohet biznesi mediatik ne (c)demtim te Islamit pa marre parasysh se prej kujt artikulohet. 
Islami si religjon me gjithe permbajtjen e tij, nuk eshte as religjon i paqes dhe as religjon i luftes. 
Lufta dhe paqa jane koncepte humane qe shkaktohen si pasoje e marredhenieve ndernjerezore dhe Islami tenton te jete rregullator i atyre marrdhenieve, ne cdo kohe qe njeriu perballet me apo pa dashje, ne situata lufte apo paqeje, te cilat mund te jene te imponuara ose jo nga rrethana dhe kondita te ditura dhe te paditura, te brendshme apo te jashtme, mes dy apo me shume shoqerish. 

Pra, me fjale te tjera Islami tenton qe t'i mbaje njerezit larg konfliktit sado minimal qofte ai, por kur konflikti behet i pashmangshem, gjithmone per shkaqe dhe arsye njerezore, Islami gjendet rregullator duke tentuar te minimizoje pasojat deri ne arritjen e paqes, ne perfeksion, pavaresisht arritjes e cila varet nga kapaciteti human dhe trajtimit te botekuptimit individual.
Shembulli me i larte i luftetarit mysliman ne historine e popujve myslimane (historia islame) eshte dhe mbetet Salahudin Ejubi ne perballje me kryqetaret, gati ne perfeksion te praktikes se luftes (gjithmone) si rrjedhoje e trajtimit korrekt te Kur'anit, i cili kushtezon per te minimizuar pasojat e demshme.

(2)

Gabmi logjik qe autori hedh ne trajtim eshte perplasja e dy te kundertave ne nje objekt te vetem. Ai ne njeren ane thote se "Shumica e myslimaneve jane paqesore" dhe nga ana tjeter thote se "ata nuk jane paqesor per shkak te asaj qe shkruhet ne Kur'an, por jane paqesore pavaresisht asaj qe shkruhet".
Pra e thene ndryshe: Kur'ani me mesimet e tij jo paqesore i ka bere besimtaret e vet, permes mesimeve te te cilit quhen myslimane, te jene paqesore, por jo per cfare ai meson.
Kjo eshte absurde, sepse tendenca per te spekuluar paqedashesine e myslimaneve jo permes Kur'anit e shpie autorin te ekskomunikoje (tekfir) myslimanet nga identiteti i tyre Islam, permes aborgimit te Kur'anit.
Nese autori do te kishte thene se "sirianet jane paqedashes, jo prej cfare shkruhet ne Kur'an", atehere kjo eshte nje teme tjeter e cila nuk ka lidhje me myslimanet si titull universal qe rrjedh prej mesimeve kur'anore.

Ajetet te cilat jane renditura ato jane te shkeputura nga konteksti i temes dhe nje pjese e tyre jane te bazuara ne perkthimin literal, per shkak se eshte e pamundur qe Kur'ani te perkthehet ne menyre identike, kjo ne nje forme apo ne tjetren eshte sfide ne mrekulline e Kur'anit.

1- Suretu Enfal (8:12) Edhe kur Zoti yt u kumtoi engjëjve se: “Unë jam me ju, pra, inkurajoni ata që besuan! Unë do të hedh frikë në zemrat e atyre që nuk besuan, e ju goditni në qafë e lartë, mëshonju atyre në çdo gjymtyrë (gishtërinj).
Kjo tematike eshte tematike ne nje gjendje lufte sic rezulton emertimi dhe vargu i pare i sures Enfal (Placka e luftes): "Te pyesin ty o Muhamed per placken e luftes".
Por pyetjes se kunder kujt na u dashka te luftojne myslimanet, i pergjigjet vargu nr.8 (para se te vije ai i 12) qe thote: "Ta forcojë të vërtetën e ta çrrënjosë të kotën, edhe pse këtë e urrejnë kriminelët", pra behet fjale per "kriminelë", ata te cilet persekutojne dhe imponojne me dhune myslimanet te leshojne vendet e tyre e te emigrojne per te drejtat e tyre sublime.

Pjesa me interesante te ciles nuk i kushtojne vemendje "zbuluesit" literale (edhe pse po flasim me te njejten gjuhe - literale) jane vargjet nga 19 e me tutje qe thote: "Nëse ju të pabesë kërkuat fitore (ndaj myslimaneve), ja ku e keni fitoren, por (që) nëse hiqni dorë, ajo do të jetë në dobinë tuaj, e nëse ju ktheheni, edhe Ne kthehemi. Dhe s'ka per t'ju shërbyer asgjë tubimi juaj i dytë edhe nëse është më i madh, sepse All-llahu është me besimtarët."

Por cfare thote Allahu ne lidhje me jo-myslimanet paqedashes dhe te respektueshem, ate e tregon ajeti nr.8 i sures Mumtehineh:
"Allahu nuk ju ndalon te afroheni me ata te cilet nuk ju kane luftuar per fene dhe s'ju kane persekutuar t'ju debojne prej vendeve tuaja qe t'i respektoni dhe te jeni te drejte me ta, Allahu i do drejtesi-beresit".

Ky eshte rregullatori i marredhenieve ndernjerezore. Ky eshte standarti ku te gjitha vargjet kur'anore te kesaj tematike kane te njejtin kontekst te siperpermendur. 
Kur'ani udhezon shmangien nga konfliktet dhe ne perballje me to tenton minimizim e tyre dhe minimizim e pasojave te tyre. Qe nga vetemborjtja e deri tek dashuria ndaj atdheut dhe besnikeria ndaj vendit qe respekton bindjet fetare. 
Dialogu, si pike dominate e udhezimit per harmoni mes besimeve dhe lufta me vetveten si xhihadi i madh ndaj epshit. 
Keto promovon Islami, i cili rregullon gjendjet jo vetem te myslimaneve por mbare njerezimit.

SELAM!


Comments

Popular posts from this blog

Irfan Makki "I Believe" [Download] full new R&B Islamic album

Irfan Makki "I Belive" 2011 full album Nasheed artist and songwriter Irfan Makki’s songs offer up vibrant imagery with the innocence of a child-like observer and the wisdom of an elderly man, blended with world beat percussion, South Asian rhythms and a distinctive urban R&B vocal style. A sensitive songwriter with a humble stage presence, Irfan has performed all over the UK, US, and Canada, sharing the stage with such artists and friends such as Dawud Wharnsby Ali, Zain Bikha, 786, and the US based hip hop group Native Deen. Born in Pakistan and migrating to Canada with his family as an infant, singer/songwriter Irfan Makki grew up within a community celebrating the diversity of cultures. Enchanted by dreams of utilizing his own voice in recitation and song, Irfan began to hone his own natural vocal talents. Throughout his teen years he immersed himself in the development of his unique musical style. The blessing of growing up against the multicultural city-scape of T...

Nga Bashkim Shehu: Leter nga ferri per Nexhmije Hoxhen

Leter nga ferri per Nexhmije Hoxhen Nga Bashkim Shehu Merr: Nexhmije Hoxha, Pularia e Laprakes Tirana, ALBANIA Zonje, Meqe nuk kam rruge tjeter per te sqaruar disa ceshtje me ju, po ju dergoj kete leter nepermjet gazetes "Korrieri". Si ndonja 2 vjet te shkuara, ju jam lutur, po nepermjet "Korrieri", qe te vertetoni se me cilat sherbime agjenturore ka qene i lidhur im ate, Mehmet Shehu, qe te mund te kerkoja pastaj prej shteteve perkatese pension si familje deshmori. Prandaj dhe e prita me interes botimin e kujtimeve tuaja ne faqet e gazetes me te madhe te Shqiperise, mirepo mbeta i zhgenjyer, duke pare se ishin nje perifrazim i zgjeruar apo konspektim talmudik i nje kapitulli te nje libri te burrit tuaj, botuar ketu e njezeteca vjet me pare.

Kreshnik Osmani: Plumbat e Sarajevës dhe pranvera arabo-amerikane

Nga: Kreshnik Osmani Me shumë interes dhe shqetësim dëgjova lajmin e atyre “pak” plumbave që vërshuan mbi muret e ambasadës amerikane në Sarajevë dhe prej tytës së një arme ballkanike me motive lindore u përpoqa të vjel lajme, prognoza e analiza psiko-sociale që dilnin të mbështjella plot afsh bashkë me tymin e së njëjtës tytë. Teksa i hedh një vështrim të ftohtë lajmit - për të qenë sa më realist - konstatoj me keqardhje se kjo histori është diçka më e thellë sesa çmenduria e pakontrolluar e një individi të dëshpëruar apo ekstremist. Rrufeshëm transportova vetveten për në Tiranë mbi “trenin” e ngarkuar rrëmujshëm me mendimet e mia të fundjavës dhe në përpjekje për të sistemuar të njëjtën rrëmujë u ula të hedh disa rreshta në kartë.  Nuk kam dëshirë ta mohoj se i shoqëruar prej imagjinatës time jo tërësisht të shfrenuar “u hodha në sulm” nëpërmjet perceptimit tim modest dhe tentova të fantazoj tekstin e kabllogrameve të rradhës prej selive diplomatike të Washingtonit në Ballkan, ...