Transmeton Bukhariju ne Sahihun e tij, Kitab El-Megaz, Bab Gazuetul Khandek, Hadithi 3882, prej Ibn Umer (Allahu qofte i kenaqur me te dhe me baben e tij), tha:
Shkova tek Hafsaja (motra) e cila po pastronte baluket (ne dhome po krihej) dhe i thashe: Me te vertete ndodhi mes njerezve ajo qe ti mendoje dhe asgje nuk me kushtohet.
Tha (Hafsa): Shko, ata po te presin, sepse kam frike se nese do te mbetesh ketu ata do te ndahen ne grupe.
Habib ibn Muslimeh i tha Ibn Umerit: A nuk po i pergjigjesh?
Abdullai (Ibn Umer) tha: E lidha pelerinen dhe deshiroja t'i them se me meritor se ty eshte ai qe te ka luftuar ty dhe baba jot ne mbrojtje te Islamit, por kisha frike ta thoja fjalen e te ndaheshin njerezit nga ai tubim e me pas te derdhej gjak e te me ngarkohej mua barra pertej asaj qe do te duhej e u kujtova per premtimin e Allahut me Parajse (per ate qe ben Saber dhe vendos si primare Ahiretin ndaj dynjase).
Citon Abdurrezaku ne Musnaf 5/465: Kush eshte objekt i diskutimit rreth kesaj (khilafes) le te dale e ta krahasoje, se pasha Allahun askush nuk mund te dale, se une jam me meritore se ai e baba i tij. Tha: Duke synuar Abdullah ibn Umerin.
Imam El-Ajnij ne Umdetul Karij'i Sherh Sahih El-Bukharij 12/148 thote: Me meritor per kete - per Khilafeh, prej tij - prej Abduallahut, dhe babes se tij - babes se Abdullahut qe eshte Umer ibn El-Khattab.
Tre jane mendimet e historiografise rreth ngjarjes:
1- Mua'vijeh e ka thene kete fjale ne Medijneh kur desh te merrte besatimin per Jezidin dhe njerezit shfaqnin simpatine per Abdullah ibn Umer, cka e detyroi Mu'avijen te thote ate fjale.
2- Ne momentin kur u takuan perfaqsuesit Ebu Musa El-Esh'ari dhe Amr ibn El-Ass dhe Ebu Musa shfaqi interes qe te shkarkonte Aliun, per Abdullah ibn Umer.
3- Kur kjo ndodhi pergjate marreveshjes me Hasanin r.a. por kjo eshte teze historike e dobet.
Nese kjo ngjarje ka ndodhur ne momentin e Perfaqsuesve, kjo nenkupton se Mu'avijeh e shihte veten me meritor se Omeri r.a. e nese kjo ngjarje ka ndodhur ne Medijneh, kjo nenkupton se Mu'avijeh pretendonte se Jezidi eshte me meritor se Omeri r.a. per Khilafeh.
Ultra-Selefistet gjithmone akuzojne ithtaret e Aliut a.s. si Rafidist ose minimalisht si Shi'ah, megjithese shi'ah ne vetevete nuk eshte ndonje gjeme ne kete aspekt (perpos gjenerimit te shiizmit ne aspekte te tjera).
Por tani shohim Mu'avijen te kete pretenduar dicka qe vete Rafidistet e pretendojne per Aliun a.s., pra te kete pretenduar se ai vete dhe i biri, Jezidi, te kete me merite se Omeri r.a. Cfare emri t'i vendosim, apo cfare titulli ti vendosim??? Rafidizem apo Nasibizem??? A tregon kjo se ai e ka dasht Omerin r.a. kur fjala e Mu'avijes eshte ulje meritash ndaj Omerit r.a.???
Comments
Post a Comment