Skip to main content

Ateiste apo Komuniste?

Te lexosh Enver Robellin kur shkruan per fene do te te duhet ta marresh me sportivitet, ashtu sikurse do te duhet qe sportistet e "pergojuar" prej tij te vendosin parimin e sportivitetit ne plan te pare. Perndryshe asgje me teper se sa tendence per t'iu drejtuar mases permes tyre, ne ate menyre per t'i treguar atyre se kjo qe verpojne disa individe, qofshin keta sportise, intelektuale, politikan apo biznesmene eshte injorance dhe e paedukuar e nga ana tjeter e ditura dhe e edukuara eshte ajo qe ky thote dhe kjo qe ky thote do te duhet te jete standart e te jetuarit te atyre qe i tremben fjaleve te tij.

Pasi ben nje hyrje qe s'ka lidhje fare me temen qe ai kerkon te trajtoje, ne te cilen ai permend ngjarje dhe insititucione per ta krijuar nje situate sa me tragjike, kerkon te vendose barre mbi cdo individ ne menyre identike me komunistet qe zhvillonin luften e klasave mbi subjektin e Luftes Nacional Clirimtare.



Robelli nuk vjen te shpreh nje teori, por tenton te imponoje opinionin e tij i cili eshte i ndertuar mbi perceptimet e nje pale te trete, qe jane te huajt. Keta te fundit i perceptojne sportistet shqiptare si mysliman dhe kjo per Robellin eshte problem. Sipas tij masa popullore shqiptare duhet t'u shese te huajve ate qe ata nuk jane, tu shese ate qe do Robelli dhe kjo eshte fatale dhe asfiksuese ne raport me qenesine e te qenit individ i lire.
Tarashaj per Robellin do te duhet per t'u pare nese Kur'ani do t'i ndihmoje ne fushen e blerte, duke mos e ditur se Tarashaj ashtu skurse myslimanet besojne fuqishem tek Kur'ani qe t'u ndihmoje te clirohen nga te qenit i varur nga bota materialiste-robelliste, po aq fort sa vete Robelli beson ne ate qe ai beson, prandaj edhe shkruan duke besuar se te tjeret do ta besojne edhe pse e di forte mire se nuk ka argumenta konkret per te rrezuar ate qe te tjeret besojne te tjera.

Kur Robelli merr ne gjykim Mergim Mavrajn ne lidhje me Haramin dhe Hallallin dhe i kerkon llogari se pse i gjykon te tjeret qe pijne birre, atehere situata ekzalton ne permasat e injorances ne lidhje me ate qe tjetri eshte i lire te krijoje nje standart individual te te jetuarit e te shprehur publikisht. Nderkohe vazhdimesia e injorances konsiston ne te parit e ketij standarti si gjykim mbi te tjeret.
Me fjale te tjera, per Robellin moskonsumimi i pijeve alkoolike eshte shprehje e gjykimit mbi alkoolpieresit. Ose per ta thene ne menyre pyetesori, prej kur Robelli preokupohet per Hallallin dhe Haramin kur ai vete nuk beson ne ta dhe prej kur Robelli preokupohet ndaj akteve te cilat konsiderohen nga feja si haram e ky te imponoje te moskonsideruarit haram?
Robelli fare mire mund te krenohet me te qenit e tij jo-mysliman, por te vepruarit e haramit, per myslimanet, eshte shume here me pak e ndjeshme se sa te qenit jo-mysliman dhe kjo ne termat e Robellit nuk duhet te konsiderohet problem, perndryshe ne te njejtat terma as Robelli s'do te kishte te drejte te gjykonte Mavrajn e as Tarashajn per Hallallin dhe Haramin.

Argumenti i Robellit se birra prodhohet edhe ne vendet si Egjipti dhe Turqia nuk eshte argument eshte fallcitet "Hasty Generalization" dhe s'ka lidhje me konsideraten e nje myslimani rreth alkoolit qofte ky edhe vete Mavraj. Megjithate, ashtu sikurse "predikon" Robelli se askush s'ka te drejte te paragjykoje myslimanet per rastin e vdekjes se minorenes Rawan, ashtu s'ka askush te drejte te paragjykoje Perendimoret dhe Ateistet per rastin e austriakut Josef Fritzl qe perdhononte sistematikisht te bijen Elizabeth, apo per rastin e gruas Renee Deen ne Ohio e cila kishte filmuar dhe shperndare aktin e saj te perdhunimit te nje djali 10 vjecar.

Duke akuzuar Mavrajn si flamurtar i Islamit Politik, Robelli nuk ben asgje tjeter pervecse propagande terrorizuese ndaj popullates shqiptare myslimane, qe permes nje figure publike si ajo e Mavrajt te tentoje te vere ne pune makinerine e terrorit dhe presionit politik ndaj personave me pak ose aspak publik, identik si propaganda ateisto-komuniste enveriste.
Vertet nuk jane te gjithe shqiptaret myslimane, pajtohem me Robellin ne kete pike, por jane shumica absolute ne harmoni me besimtaret e feve te tjera. Jane fallangrat e nacionalizmit fashist shqiptar te cilat kane futur mashat e percarjes kombetare, qe nga politika qe e dredh bishtin sa here t'u interesoje ndonje perfitim politik dhe interesa te larta ekonomike e deri ne tellallet e saj mediatik.

Robelli pasi e mbaron parodine tragjikomike me Mavrajn, hidhet ne sulm tek Shkodran Mustafi, Kampion Bote me Gjermanine, i pari shqiptar qe ka arritur majat me te larta te Futbollit. Kjo eshte ende me e rende se sa perrallat e pershkruara per Mavrajn, sepse eshte e barazvlefshme me sulmin qe gazetari sllav i Ish-Republikes Jugosllave te Maqedonise (FYROM) Milenko Nedelkovski i beri para dy ditesh.
Te diskutosh publikimin e fotos se Mustafit ku kish veshur bluzen shkruar "I'M MUSLIM DON'T PANIC" dhe ta keqinterpretosh vetem pse e ka publikuar gjithashtu edhe Pierre Vogel, me te cilin edhe vete personalisht ndaj njemije divergjenca, eshte e njejte si te behesh sahanlepires nese kete do ta kishte publikuar Barak Obama.
Por meqe ra fjala tek Presidenti i Amerikes, perse Robelli nuk nderton nje kritike mbi vajzen e Obames e cila ne rasen e diplomimit kishte te shkruar nje shprehje te Muhamedit a.s.? Perse Robelli nuk tenton te sulmoje vajzen e presidentit per shkelje te sekularizmit te shkolles, ashtu sic sulmohen shqiptaret ne shkollat e tyre? Perse nuk e akuzon presidentin se ai permes vajzes se tij tenton te predikoje Islamin Politik?
Jo zoteri, ju s'mund ta beni kete sepse pesoni terheqje veshi, shkarkim nga detyrat dhe rrenim kariere, te cilat ju dhe sera juaj e keni ngritur mbi sahanlepirjen, shitblerjen e varferise se shqiptareve ku prej te cileve kerkoni edhe varferimin e tyre shpirteror, ti terrorizoni ne emer te nje shoqerie sekulare inekzistente, sepse ju zoterinj tellalle te politikaneve jeni religjoz tek krijoni doktrina dhe dogma me emra dhe mbiemra klerikesh ose jo, permes te cilave u beni presion shoqerise qe t'i pranoje ato, duke i quajtur iluminim te shoqerise, perkundrazi eshte c'shqiptarizim, te atij shqiptarizmi te ndertuar ne Lidhjen e Prizrenit, te cilin diten me diell e perdorni vetem per fasade ne dem te popullit tuaj me pretekse boshe te nje Islami Politik, terminologji kjo per cdo shfaqe islame ne shoqeri.
Ju preokupoheni vetem per identiete artificiale, krijimin e nje shoqerie artificiale, pertej trashegimise kulturore, sepse kulturat po ua importoni dhe impononi shqiptareve, qe ne degjenerimin e familjes tradicionale shqiptare, ne ligjerimin e nje kreature boshe te re familjare...
Perse nuk shqetesoheni ju per shprehjen e identietit te atyre individeve qe shoqerohen ne parada nga Presidenti Thaqi, ne forma e ne permbajtje, por shqetesoheni per shprehjen e identietit te mysimaneve?
Sepse ju i urreni myslimanet!!!

Comments

Popular posts from this blog

Irfan Makki "I Believe" [Download] full new R&B Islamic album

Irfan Makki "I Belive" 2011 full album Nasheed artist and songwriter Irfan Makki’s songs offer up vibrant imagery with the innocence of a child-like observer and the wisdom of an elderly man, blended with world beat percussion, South Asian rhythms and a distinctive urban R&B vocal style. A sensitive songwriter with a humble stage presence, Irfan has performed all over the UK, US, and Canada, sharing the stage with such artists and friends such as Dawud Wharnsby Ali, Zain Bikha, 786, and the US based hip hop group Native Deen. Born in Pakistan and migrating to Canada with his family as an infant, singer/songwriter Irfan Makki grew up within a community celebrating the diversity of cultures. Enchanted by dreams of utilizing his own voice in recitation and song, Irfan began to hone his own natural vocal talents. Throughout his teen years he immersed himself in the development of his unique musical style. The blessing of growing up against the multicultural city-scape of T...

Nga Bashkim Shehu: Leter nga ferri per Nexhmije Hoxhen

Leter nga ferri per Nexhmije Hoxhen Nga Bashkim Shehu Merr: Nexhmije Hoxha, Pularia e Laprakes Tirana, ALBANIA Zonje, Meqe nuk kam rruge tjeter per te sqaruar disa ceshtje me ju, po ju dergoj kete leter nepermjet gazetes "Korrieri". Si ndonja 2 vjet te shkuara, ju jam lutur, po nepermjet "Korrieri", qe te vertetoni se me cilat sherbime agjenturore ka qene i lidhur im ate, Mehmet Shehu, qe te mund te kerkoja pastaj prej shteteve perkatese pension si familje deshmori. Prandaj dhe e prita me interes botimin e kujtimeve tuaja ne faqet e gazetes me te madhe te Shqiperise, mirepo mbeta i zhgenjyer, duke pare se ishin nje perifrazim i zgjeruar apo konspektim talmudik i nje kapitulli te nje libri te burrit tuaj, botuar ketu e njezeteca vjet me pare.

Kreshnik Osmani: Plumbat e Sarajevës dhe pranvera arabo-amerikane

Nga: Kreshnik Osmani Me shumë interes dhe shqetësim dëgjova lajmin e atyre “pak” plumbave që vërshuan mbi muret e ambasadës amerikane në Sarajevë dhe prej tytës së një arme ballkanike me motive lindore u përpoqa të vjel lajme, prognoza e analiza psiko-sociale që dilnin të mbështjella plot afsh bashkë me tymin e së njëjtës tytë. Teksa i hedh një vështrim të ftohtë lajmit - për të qenë sa më realist - konstatoj me keqardhje se kjo histori është diçka më e thellë sesa çmenduria e pakontrolluar e një individi të dëshpëruar apo ekstremist. Rrufeshëm transportova vetveten për në Tiranë mbi “trenin” e ngarkuar rrëmujshëm me mendimet e mia të fundjavës dhe në përpjekje për të sistemuar të njëjtën rrëmujë u ula të hedh disa rreshta në kartë.  Nuk kam dëshirë ta mohoj se i shoqëruar prej imagjinatës time jo tërësisht të shfrenuar “u hodha në sulm” nëpërmjet perceptimit tim modest dhe tentova të fantazoj tekstin e kabllogrameve të rradhës prej selive diplomatike të Washingtonit në Ballkan, ...