Parathenie:
Obligimet e fese jane tre llojesh: Doktrina, Praktikat dhe Etika.
Te besuarit ne shfaqen apo paraqitjen e Mehdiut ne fund te kohes nuk klasifikohet nen keto lloje obligimesh, per shkak se nuk eshte kjo ceshtje prej atyre ndaj te cilave duhet te besohen si pjese e Doktrines Islame.
Per myslimanin ne besofte ose jo ne shfaqen e Mehdiut eshte njesoj. Dija rreth kesaj nuk eshte prej kategorise se domosdoshme fetare per cdo individ e as ne aspektin e kifajetit, ku nese disa merren me te bie nga te tjeret, per shkak se te diturit rreth kesaj nuk i referohet imanit tek Allahu, tek te derguarit e Tij, as tek Dita e Fundit e as cka e pason ate si rezultat i realizimit te pershkrimit te Imanit tek komunitetet myslimane apo nje pjese e tyre.
Mehdiu nuk ben pjese ne ceshtjet praktike, per shkak se nuk eshte veprim dhe nuk rezulton te jete pjese e llojshmerise se praktikave islame. Po ashtu nuk i referohet Etikes se Sheriatit e cila duhet te shfaqet dhe te kundertat duhen leshuar, sikurse eshte te deshiruarit e myslimanit per vellane ate qe deshiron per veten e t'i largohet mendjemadhesise, cmires, pergojimit, etj.
Keshtu pra, nese nuk rezulton te jete tek keto tre kategori fetare, atehere eshte e qarte se nuk ia vlen qe myslimani te preokupohet ne informacionin rreth tij, besimin ne te dhe t'i dedikohet sikur te jete nje ceshtje shkencore prej ceshtjeve qe kane lidhje me njohurite islame te cilat mund te ndikohen ne esencen e tyre prej ndonje haberi te te derguarit te Allahut s.a.v.s. apo te selefit prej ulemave te ymetit. Kjo eshte si te thelluarit ne interpretimin e hadithit te Musait a.s. me Hidrin a.s., apo te hadithit te "dybishtalecit" (dhu siuejkatejn) te Abisinise, qe do te prishe Qaben tulle me tulle, apo ne shenjat e kijametit, e te tjera si keto te cilat i gjurmojne ulemate e trashegimise tekstuale (ether) per nga transmetimi dhe konsolidimi, ne kuptimin se te thelluarit ne to do te duhet te jene ne menyre shkencore per te zgjeruar njohurite, per t'i hetuar ato dhe per t'i shqyrtuar ne sherbim te shkencave islame ata, qe merren me kete pune. Kjo s'eshte aspak dicka qe e implikon xhamatin e thjeshte, per shkak se kjo qe ne po flasim nuk eshte objekt qe do te duhet te ndikoje orientimet dhe udhezimet.
Subjekti per te cilin po flasim, Mehdiju, i ka perfshire gabimisht disa njerez duke i shtyre ata te mendojne se eshte pjese akaidore per dy shkaqe:
1- Perderisa ky subjekt i referohet te pohuarit te ndodhise ose mosndodhise se dickaje, atehere e kane konsideruar si pjese e doktrines dhe mendjes. Por ka nje dallim te madh mes "qenesise se dickaje si pjese e teresise se njohurive si rezultat i arsyetimit, garantues i qetesise se zemres me ndodhine e saj apo mosndodhine e saj" dhe mes "qenesise se saj si specifike qe e ben obligative besimin ne te, ne menyre sheriatike, qe gjeneron realitet dhe vertetesi te Imanit dhe Islamit, ose konsolidim te tyre".
Pas kesaj, detyrohemi te kemi kujdes se ky "objekt i ditur", nese eshte pjese e Akides Islame, qe i lypet besimtarit ta pohoje dhe pranoje, nuk do te mjaftonte per ta pohuar dhe pranuar qenesine e ketij objekti i kallzuar prej nje transmetimi Ahad (i nje transmetueshem).
Kjo, sepse Besimi Fetar eshte subjekt qe kerkon siguri absolute. Ndersa siguria absolute nuk garantohet ne ceshtjet akaidore vecse me ane te nje prej dy elementeve: Argumentit te padiskutueshem logjik dhe informacionit sheriatik i garantuar qartesisht. Ky i fundit i referohet haberit mutevatir (te shumetransmetueshem), sic eshte Kur'ani dhe informacioni nga Pejgamberi s.a.v.s. ne menyre Mutevatir prej Sahabeve. Me pas ky haber do te duhet te jete tregues i qarte ne menyre absolute, sic eshte obligueshmeria e namazit, ndalueshmeria e vjedhjes, etj.
E megjithate, haberi mund te jete i padiskutueshem se ka ardhur nga Allahu dhe Pejgamberi s.a.v.s., por kuptimi i tij nuk eshte i qarte ne menyre te prere, perkundrazi mund te jete ne forma literale qe permban dy kuptime, njeri prej te cileve do te duhej te dominonte tjetrin. Ose ne forme te pergjithshme ku dy kuptimet ne menyre te konsiderueshme do te kishin barazvlere.
Te tilla ka shume, shembuj qe i gjen tek divergjencat mes ulemave ne synimin e ajeteve te Kur'anit.
Sot, nuk kemi ne doren tone informacion mutevatir pervec Kur'anit dhe atyre dituria mbi te cilat jane domosdoshmeri fetare.
Ndersa hadithet mutevatire, dijetaret tane kane thene: Nuk ekziston ne Sunnet mutevatir, si pamundesi te gjendjes se numrit te caktuar qe eshte e pamundur te perfshihen ne "genjeshter" ne te gjitha epokat e transmetuesve mes nesh dhe Pejgamberit s.a.v.s., por nga ana tjeter shumica e haditheve kane transmetues qe nuk llogariten te jene "mustefijd" (qe ekzagjeron, hiperbolizon dhe shton), ashtu sic percaktuar ne Usul El-Fik'h (Parimet e Fik'hut).
Prandaj, nuk sheh asnje dijetar te Usuli Dinit (Parimet e Fese - Akideh - Kelam) qe te merret me kete ceshtje, pervecse do te gjesh ne disa libra te tyre qe i referohet asaj pergjate trajtimit te ceshtjeve te Imametit (Prijesit) te cilat iu bashkangjiten ceshtjeve te Usuli Dinit e ne fakt ato nuk kane lidhje me Usuli Dinin, ashtu sic ka thene Imami i Haramejnit (Xhuejni) ne Irshad, kjo per shkak se ne meselet e imametit eshte gjendur divergjenca me e madhe mes grupeve te myslimaneve e keto divergjenca kane pasuar ndarjen mes njeri-tjetrit, tekfirin (ekskomunikimin) ndaj njeri-tjetrit. Dhe kjo divergjence i ngjan divergjencave ne Doktrine (akaid) per shkak te rrembimit te armeve dhe akuzimit te daljes prej hapsires Islame, sic vepruan Huruistet dhe Ezarika (grupe havarixh) ne deklarimin e tyre "Ligji nuk i perket vecse Allahut".
Nese hetojme fjalet e pohuesve dhe pranuesve te Mehdijut, do te gjejme se ata i referohen dy dogmave:
1- Dogma me e njohur eshte ajo e Imamiteve (Shi'ah Ithnaasherijeh) thote: Mehdiju qe do te dale ne fund te kohes ai ekziston qe me pare dhe ai eshte i fshehur. Kesaj dogme te Imamiteve i eshte pergjigjur Imam Nesefiju sic e ka permbledhur ne Akiden e Ehli Sunnetit, ku thote: "Duhet qe imami te jete publik dhe jo i fshehur e as i pritur", ndersa Imam Teftazaniju ne shpjegimin e Nesefijut thote; "Nga pervoja dihet se fshehja e imamit eshte e barazvlefshme me inekzistencen e tij, si mosgjendje e objektivave te kerkuara qe do te kerkoheshin prej imamit ne rastin e qenesise se tij ekzistent. Frika e tij prej armiqve nuk e obligon fshehjen ne ate forme sa prej tij nuk ka mbetur vecse emri. Perkundrazi, me e shumta qe mund ta detyronte eshte fshehja e pretendimit te imametit, ashtu sikurse kane vepruar eterit e tij, te cilet ishin persona publik mes njerezve dhe nuk pretendonin imametin", perfundoi.
2- Dogma tjeter eshte ajo qe thone se Mehdiu do te dale ne fund te kohes, pa pretenduar se ai eshte ekzistent sot e as qe eshte i fshehur. Kete e pretendojne nje pjese e Ehli Sunnetit dhe Sufive, referuar disa ethereve te transmetuara pa i shoshitur ato. Kjo ka ndodhur si ngjitje e deklarimeve te Rafidive dhe Imamive ne kohen kur u perzie dija mes tyre. Te besuarit e tyre tek kjo dogme nuk eshte ndonje gje e madhe, perderisa e adoptuan per vete, te besuarit ne ardhjen e Mehdiut apo mosardhjen e tij eshte e barazvlefshme.
vazhdon.........
Comments
Post a Comment