Skip to main content

Ro Wassim: Tre nivele te koshiences, gjate udhetimit pershpirteror si musliman

Niveli Fillestar - Te gjendurit perballe diferences mes perceptimit tend individual rreth Kur'anit dhe asaj qe gjeresisht besohet ne komunitet.
Ne kete nivel, reflektohet gjykimi ndaj te tjereve dhe nevoja per t'u kundervene e shprehur permes debateve entuziaste.
Fatkeqesisht, shume individe nuk e tejkalojne ne kete nivel. Fanatike gjykues, qe pengojne qofte edhe nje pike te thjeshte te kendveshtrimit ndryshe.

Niveli i Mesem - Njohja me njerez qe sfidojne besimin e bazuar mbi perceptimin individual rreth Kur'anit ne fillese, qe kerkojne shpjegime logjike rreth "Pse"-se se atij besimi mbi ceshtje perkatese dhe specifike. 
Ne kete situate lind pyetja ne veteve: A mundet besimi te perligje apo garantoje nje shpjegim logjik??? (shenim: Cognitive Dissonance)

Atehere ne hulumtimin mes rreshtash te Kur'anit, gjenden subjekte qe perkrahin mendimin kritik. Ne kete rast, vjen te heqesh nga mendja ate qe eshte programuar te besohet dhe ndjehet nevoja e domosdoshme e te parit te gjerave nga prespektiva racionale. Fillimisht eshte per te marre ne konsiderate se tejkalimi i vetevetes eshte proces i veshtire. Eshte momenti per te gjetur copezat e "puzzle" te shperndara ne tablone e mendimit. Psh. A mundet qe Zoti te lejoje goditjen e grave? Zeri i brendshem ne menyre te menjehershme thote: Jo!
Ne kete nivel, ndjehet nevoja per t'u realizuar dhe ndjehet gjithashtu nevoja per te mesuar nga te tjere. Mendimet e ndryshme tashme konsiderohen si ushqim per mendimin dhe aspak nje front ku mund te korrektosh te tjeret. Eshte faze e paqarte ku kerkohet iluminimi edhe direkt nga Zoti, per te siguruar nje pergjigje. Kjo lloj agonie zgjat per nje fare kohe.

Niveli i Larte - Papritur gjendesh ne te ashtequajturen "Momenti Eureka" - (pervoja e zakonshme njerezore e te papritures, ku kupton problemin ose konceptin eluziv te meparshem). Te gjitha copezat e "Puzzle" fillojne te shkojne ne vendin perkates. Ne kete pike eshte e rendesishme te thuhet se nuk pranon ne asnje menyre qe Perkthimet e Kur'anit jane te perkryera per te realizuar nje proces perfekt te mendimit racional. 
Frika nuk eshte me nje motiv per te besuar ne Zot, por eshte dashuria pa kushte. Do fillosh te ndjesh nevojen per te ndihmuar njerezit, jo ne kembim te shperblimit, por thjeshte sepse ata jane vellezer ne kuptimin njerezor te fjales e ata kane nevoje. Ky eshte pozicioni ku shpirti realisht lulezon. Tashme nuk sillesh me fanatizem sikur di gjithcka. 
Diferencat jane shenja te ekzistences se Zotit [Rum:22]
وَمِنْ آيَاتِهِ خَلْقُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَاخْتِلَافُ أَلْسِنَتِكُمْ وَأَلْوَانِكُمْ ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ لِلْعَالِمِينَ ﴿٢٢﴾
Etiketimet nuk vlejne me, vetem karakteri eshte i vlefshem. Debatet e pafundme, s'jane me interesnate qe te perkthehen si realizim i vetevetes, ato jane thjeshte perplasje te Ego-s. Ne kete menyre te pushton nje qetesi e brendshme. 
[Shkurtimisht dhe pershtatur, referuar Ro Waseem]

Comments

Popular posts from this blog

Rreth Lengjeve dhe Alkoolit

Lendet ushqyese ne perberjen e te cilave hyn alkooli ndahen ne disa lloje: 1- Lloji i pare: Lengje te ndryshme frutore, salca e kosit, brumi i gatuar me maja etj. produkte keto qe kane nje nivel te ulet te alkoolit, qe zakonisht nuk shkon me shume se sa 0,5% , pervec lengut te rrushit niveli i te cilit mund te shkoje deri ne 1% e megjithate keto produkte ushqimore nuk konsiderohen dehese (intoxicant) dhe nuk hyjne ne kategorine e produkteve ushqimore dehese e as alkoolike.

Veshtrim i shkurter ne Sijar (E Drejta Islame e Kombeve ose E drejta nderkombetare Islame)

Brenda literatures ligjore perendimore vazhdon te ekzistoje nje debat substancial rreth pranimit te te Drejtes Nderkombetare si hapsire e ndryshme e te drejtes dhe marredhenies se saj me ligjet vendore (te shteteve). [Feldman; "Monism, Dualism and Constitutional Legitimacy"]. E Drejta Nderkombetare Islame e njohur si "Sijar", ne kete kuptim eshte substancialisht e ndryshme prej homologes se saj perendimore. Se pari, "Sijari" eshte njohur si pjese integrale e te Drejtes Islame dhe Jurisprudences Islame. [(1994) 15 Michigan Journal of International Law 605, 611] Se dyti, "Sijar" eshte zhvilluar ne nje organ plotesisht funksional te Sheriatit (Principet e te Drejtes Islame) disa shekuj para cdo zhvillimi te njgjashem ne boten perendimore. Sijar, nese merret ne kuptimin e te Drejtes Islame te kombeve, eshte i tille, por eshte nje kapitull i Corpus Juris te Islamit, te cilit i detyrohen jo vetem ata qe besojne ne Islam, por edhe ata te cilet k...

Piratët e Karaibeve 4