Skip to main content

Posts

Lion of the Desert Umar Mukhtar Libya [FULL MOVIE]

11 Settembre [it]

Kreshnik Osmani - Sfida Shqiptare e Albin Kurtit, perballe sfides Europiane-gjysem Amerikane-Kosovare,

Kosova hesht sot, sepse ashtu e percakton ligji. Flasim ne sot dhe tentojme ti bejme PROGNOZEN, nje rrumpalle-hane, te arkitekturuar mjeshterisht, nderkombetarisht, tinezisht, dinakerisht, Europia-nisht, e gjysme-Amerikanisht…Eulex- isht..! ... ! Asnje prognoze e parashikim, nuk ka fuqine dhe autoritetin qe i nevojitet nje te tille, te mirefillte, te imponoje veten, intelektualisht e politikisht, ne Hanin e madh Euleks-ian Kosovar…!! Duket qarte se kemi te bejme me nje harte te cudishtme te aleancave parazgjedhore dhe ajo qe te bie ne sy me shume, eshte dalja per here te pare ne zgjedhje, e formacionit simpatik te Albin Kurtit. Buldozeret Thaci – Pacolli, duket qarte se kane vendosur ta ndajne torten kosovare bashke, duke rikonfirmuar Thacin ne krye te qeverise, e Pacollin ne vend te Sejdiut…!! 

Politika e jashtme e islamofobisë

Gjëja më e lehtë për çunakët që duan të futen në lojra të mëdha është të thurin lavde për idetë e atyre që janë më të afirmuarit në treg, paçka se tregu është një aksham-pazar, ku malli i freskët është shitur në mëngjes dhe në aksham ka tepruar malli bajat. Me gjithë këta autorë që për fat të mirë janë përkthyer në shqip këtë dekadë, dhe ndërkohë që mjetet e informimit, posaçërisht interneti, ofrojnë një mori mundësish për t’iu qasur informacioneve të specializuara, çunakët, të cilët duan të bëjnë karrierë, pijnë ujë vetëm nga burimet vendase, të helmatisura gjatë industrializimit të vrullshëm të periudhës enveriste. Ky është rasti i Dritan Hilës, i cili një artikull të mëparshëm e bekon në fillim me gromësira citatesh nga i ‘urti’ Sabri Godo, ndërsa shkrimin tjetër të tij, me titull “Diplomacia dhe idetë e të mëdhenjve të mendjes”, e ka ngjizur në kokë pas leximit të librit të rradhës joartistik të Kadaresë.

Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë dhe qëndrimi i Greqisë

Kur Ismail Qemali u nis nga Stambolli për në Bukuresht, Lufta e Parë Ballkanike kishte hyrë në fazën e fundit. Ushtria osmane e thyer po mundohej më kot t‘i bënte ballë sulmit të ushtrive ballkanike. Parimi i ruajtjes së status-kuosë, i pranuar nga Fuqitë e Mëdha pa plasur mirë lufta, ishte tashmë një kartë e djegur.

Taditat Islame dhe Lëvizja Feministe: Ballafaqim apo Bashkëpunim? - Nga Dr. Lois Lamja’al Faruk

T aditat Islame dhe Lëvizja Feministe: Ballafaqim apo Bashkëpunim? Gratë muslimane jetofshin në Lindjen e Mesme, në Afrikë, në Azinë Qëndrore, në Pakistan, në Azinë e Juglindjes, apo në Evropë dhe në Amerikë, ato priren ta shohin lëvizjen feministe me një lloj droje. Ekzistojnë disa tipare të arsyes feministe, me të cilat ne si muslimanë do të pëlqenim t’i bashkonim forcat, megjithatë veçoritë e tjera ngjallin zhgënjimin, madje edhe kundërshtimin tonë. Në këtë mënyrë nuk ekziston përgjigje e thjeshtë apo “ledhatuse” ndaj pyetjes së bashkëpunimit të së ardhmes apo të konkurimit, që feminizmi mund të has në një ambient islam. Megjithatë ekzistojnë shumë tradita shoqërore, psikologjike dhe ekonomike, të cilat qeverisin të menduarin e shumicës së muslimanëve, të cilat janë veçanërisht prekëse për pozitën dhe rolin e gruas në shoqërinë islame. Të kuptuarit e këtyre mund të na ndihmojnë të kuptojmë çështjet të cilat ndikojnë në pozitën dhe rolin e mashkullit dhe të femrës, po ash...