Skip to main content

Posts

Kreshnik Osmani: Plumbat e Sarajevës dhe pranvera arabo-amerikane

Nga: Kreshnik Osmani Me shumë interes dhe shqetësim dëgjova lajmin e atyre “pak” plumbave që vërshuan mbi muret e ambasadës amerikane në Sarajevë dhe prej tytës së një arme ballkanike me motive lindore u përpoqa të vjel lajme, prognoza e analiza psiko-sociale që dilnin të mbështjella plot afsh bashkë me tymin e së njëjtës tytë. Teksa i hedh një vështrim të ftohtë lajmit - për të qenë sa më realist - konstatoj me keqardhje se kjo histori është diçka më e thellë sesa çmenduria e pakontrolluar e një individi të dëshpëruar apo ekstremist. Rrufeshëm transportova vetveten për në Tiranë mbi “trenin” e ngarkuar rrëmujshëm me mendimet e mia të fundjavës dhe në përpjekje për të sistemuar të njëjtën rrëmujë u ula të hedh disa rreshta në kartë.  Nuk kam dëshirë ta mohoj se i shoqëruar prej imagjinatës time jo tërësisht të shfrenuar “u hodha në sulm” nëpërmjet perceptimit tim modest dhe tentova të fantazoj tekstin e kabllogrameve të rradhës prej selive diplomatike të Washingtonit në Ballkan, ...

PSHA: "Topi: Topalli të mësojë të flasë, Topalli: Flas shqipen e Fishtës, jo të Haxhi Qamilit! (LIBANIZIM i SHQIPERISE!?) Fatkeqsi"!

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi dhe Kryetarja e Parlamentin Jozefina Topalli kanë shkëmbyer replika të forta në distancë sa i përket deklaratave që ato kanë bërë ditët e fundit në publik ndaj njëri-tjetrit. Presidenti Topi nga Shkodra ka reaguar ndaj deklaratave që Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka bërë ditë më parë ku e katheksuar se kreu i shtetit kohët e fundit ka luajtur majtas dhe sëbashku me kreun e opozitës i përkasin celulave anti-europiane. Në reagimin e tij presidenti Topi ka shpërthyer nga qëndrimet e fundit ndaj tij duke theksuar se Kryeparlamentarja Topalli duhet më parë të mësojë të artin e komunikimit.

Kreshnik Osmani: "Hijet e pneumonise komuniste!"

Nga: Kreshnik Osmani           Hera e fundit që rastësisht Ramiz Alinë ma kanë zënë sytë ka qenë tek një lokal jo pak i njohur i vendit tim, i rrethuar nga qerosë me qafa të majme që përpiqeshin të rrëmonin ndonjë prej historive të pluhurosura të sistemit prej fytyrës së ish-presidentit. Asnjëherë nuk arrita të bëj një lidhje direkte mes bosëve shumë të rinj në moshë, kapitalistë me kokë të rruar dhe me makina luksoze të parkuara aty rrotull dhe kopjes së fundit të çelësave të një regjimi që kishte pushtuar dyert e kohës gjysëmshekullore të Shqipërisë. Mendova menjëherë se ai ishte kopja e fundit origjinale e sekreteve të sistemit dhe çdokush prej kapitalistëve të rinj duhej të prodhonte kopjet e tij për të hapur “kutinë e zezë” të një aeroplani që tashmë dukej se ishte bërë shkrumb e hi! Mësova se ish-presidenti ishte ndarë nga jeta në senatoriumin e Tiranës duke luftuar me një sëmundje që i kishte paralizuar mushkëritë. Më ndodh shpesh që...

Irfan Makki "I Believe" [Download] full new R&B Islamic album

Irfan Makki "I Belive" 2011 full album Nasheed artist and songwriter Irfan Makki’s songs offer up vibrant imagery with the innocence of a child-like observer and the wisdom of an elderly man, blended with world beat percussion, South Asian rhythms and a distinctive urban R&B vocal style. A sensitive songwriter with a humble stage presence, Irfan has performed all over the UK, US, and Canada, sharing the stage with such artists and friends such as Dawud Wharnsby Ali, Zain Bikha, 786, and the US based hip hop group Native Deen. Born in Pakistan and migrating to Canada with his family as an infant, singer/songwriter Irfan Makki grew up within a community celebrating the diversity of cultures. Enchanted by dreams of utilizing his own voice in recitation and song, Irfan began to hone his own natural vocal talents. Throughout his teen years he immersed himself in the development of his unique musical style. The blessing of growing up against the multicultural city-scape of T...

Nje keshille pa syfyr per iftarin e kryeministrit tim....!

Nga: Kreshnik Osmani Ne vend te nje letre te hapur! I nderuar Shkëlqesi! Me shumë gëzim pritëm lajmin e iftarit të shtruar nga ana juaj për nder të besimtarëve muslimanë që kanë agjëruar Muajin e Madhëruar të Ramazanit. Një darkë aristokratësh dhe xhentëllmenësh e kryesuar nga vetë Ju së bashku me kryetarët e Komuniteteve Fetare të besimeve të ndryshme të mbarë trojeve shqiptare dhe nuk mund të mungonin, gjithashtu, edhe Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë bashkë me Jokerin e politikës shqiptare, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Arvizu. Iftar papjonash si ato që shtrohen në White House e që ngjasonte më shumë me një mbrëmje galà vjeneze sesa me një traditë petullash me reçel, kime me vezë dhe ndonjë pilafi me mish të shoqëruar me musht të freskët dhe ndonjë “bregu” kabunie. Të them të drejtën, sapo mësova për panoramën, u lumturova shumë dhe menjëherë më shkoi ndër mend se të hash iftarin e Muhamedit (a.s) dhe të jetosh si vjenez apo parizien ...

عقيدة العوام (1)