Skip to main content

Posts

Shejkhul Islam Ibn Ashur | Mehdiu i shumepritur (1)

Parathenie: Obligimet e fese jane tre llojesh: Doktrina, Praktikat dhe Etika . Te besuarit ne shfaqen apo paraqitjen e Mehdiut ne fund te kohes nuk klasifikohet nen keto lloje obligimesh, per shkak se nuk eshte kjo ceshtje prej atyre ndaj te cilave duhet te besohen si pjese e Doktrines Islame. Per myslimanin ne besofte ose jo ne shfaqen e Mehdiut eshte njesoj. Dija rreth kesaj nuk eshte prej kategorise se domosdoshme fetare per cdo individ e as ne aspektin e kifajetit , ku nese disa merren me te bie nga te tjeret, per shkak se te diturit rreth kesaj nuk i referohet imanit tek Allahu, tek te derguarit e Tij, as tek Dita e Fundit e as cka e pason ate si rezultat i realizimit te pershkrimit te Imanit tek komunitetet myslimane apo nje pjese e tyre. Mehdiu nuk ben pjese ne ceshtjet praktike, per shkak se nuk eshte veprim dhe nuk rezulton te jete pjese e llojshmerise se praktikave islame. Po ashtu nuk i referohet Etikes se Sheriatit e cila duhet te shfaqet dhe te kundertat ...

Krishtlindjet dhe Lindja e Lavdishme: “Paqe mbi mua në ditën kur linda.”

Marre nga E-Zani i Nalte El Habib Ali el Xhifri “Ne jemi më të afërt me Moisiun se sa ata.” Kjo ishte përgjigja e Profetit kur ju tha se hebrenjtë e Medinës agjërojnë ditën e Ashures për të festuar clirimin e Moisiut nga Faraoni dhe njerëzit e tij. Profeti e agjëronte këtë ditë në Mekë përpara se të emigronte. Ai nuk pyeti për lidhjen e kësaj ngjarjeje dhe datës arabe, edhe pse kalendari hebre është ndryshe nga ai arab. Bashkësia e hebrenjve të Medinës ishin natyralizuar në trojet arabe e kishin adoptuar kalendarin arab. Kjo mjaftoi për Profetin që ai mos pyeste, “Si të sigurohemi për autenticitetin e ditës? Hebrenjtë kanë korruptuar librat e tyre, e prandaj nuk është e lejuar për ne që të bazohemi në kalkulimin e tyre për të ditur datën e saktë të clirimit të Moisiut!” Nderimi i kësaj ngjarjeje nuk është e lidhur me kohën kur ndodhi, por është e lidhur me kuptimin që mbart, gëzimi për hir të Zotit dhe dashuria për të devotshmit e Tij. Të mbash lidhje fetare me ndodhitë që sh...

Operation Paperclip

Dr. Usama El-Az'hari: "Njohja e Qyteterimeve" vs "Perplasja e Qyteterimeve"

Ajo qe pergjate dekadave te fundit eshte bere e zakonshme ne mendimin e rrymave ekstremiste eshte ideja e perplasjes dhe konfliktit te paevitueshem, duke ushtruar perpjekje te medha per ta kthyer kete koncept satanik ne nje model te fese, ne menyre te te menduarit dhe ne nje prespektive te te kuptuarit te Sheriatit. Ngarkuan mendjet dhe ndjenjat e njerezve se te praktikuarit real te fese duhet me doemos te çoje ne perplasje. Kjo u shfaq ne librat e Hasan El-Benna, veçanerisht mesazhi i Konferences se Peste (se Vellazerise Myslimane - Ikhvan). Me pas u shfaq me gjeresisht ne librat e Sejjid Kutub, konkretisht " Nen Hijen e Kur'anit " etj.  Me pas u shnderrua ne nje aplikim mbreslenes tek ISIS (Daesh), Al Kaeda , Boko Haram , etj. prej rrymave Tekfiriste dhe Kriminale. Dekadat dhe vitet e fundit u mbushen me kete ide te rrezikshme, prej te ciles rrodhi industria e produkteve intelektuale, qe dolen me forma ideologjish, qendrimesh, literaturash dhe sloganesh, te ng...

Habib Ali El-Xhifri ne Revisten El-Bejan, maskarada Saudite e rradhes.

Selman Rashid El-Ammari, shkrimit te tij i ka vendosur, sipas zakoneve te portaleve, nje titull bombastik qe ben lajm ne Lindjen e Mesme dhe s'e kalon afeksionin pertej kufijve te mentaliteteve gjeografikisht orientale edhe pse (jo)rastesisht u gjet ne shqip. Selman Rashid El-Ammarij, foto nga artikulli I titulluar " El-Xhifri,...Thirresi Sufist drejt Islamit Amerikan ", (ne origjinal fillimi i paperkthyer ne shqip) Ammari tenton te ngreje teori konspiracioni ndaj personalitetit te Habib Ali El-Xhifrit si agjent amerikan, qe ka per detyre te perhape nje ideologji te re Islame, e cila do te duhet te perputhet me politikat amerikane. Kjo lloj propagande, ne fakt, han buke shume ne Lindjen e Mesme, kryesisht ne Gadishullin Arabik, ku fryma propagandistike, sidomos ajo religjoze, karakterizohet nga nje lloj koservatorizmi deri ne radikalizimin e mendimeve dhe ideologjive. Ali El-Xhifri me Hamza Jusuf Ne rastin konkret Ammari personifikon Xhifrin, perfaqsu...

Big Bangu - besohet nuk provohet

" Nje here e nje kohe, 15 bilion vjet me pare (per te qene i siakte), e gjithe materia e universit ka qene te perfshira ne nje pike te vetme, e cila eshte e konsideruar si fillimi i universit. Pas shperthimit fillestar "Big Bang" dhe pas zgjerimit te mevonshem, Universi i ftoh aq mjaftueshem sa per te lejuar formimin e grimcave, si protonet, neuronet dhe elektronet. Shumica e atomeve qe ishin prodhuar nga Big Bangu jane Hidrogjen, sebashku me Heliumin dhe gjurme te Litiumit. Rete gjigande te ketyre elementeve fillestare me vone u bashkuan drejt gravitetit per te formuar galaktikat, yjet dhe planetet. Madhesia, Simetria dhe perfeksioni matematik i Universit kane ardhur si rezultat i rastesise ".

Leter e hapur akademikut Mehmet Kraja

I nderuar z. Mehmet Kraja E lexova letrën tuaj drejtuar myslimaneve të Facebook-ut me kërshëri, duke menduar se ju jeni nga të paktët, në mos i vetmi, që u shkruani një letër myslimaneve. Letër në të cilën gjenden fjalë të buta, me përmbajtje të ashpër. Mendova se edhe pse nuk e kam një pozicion si të tuajin, nuk jam pjesë e asnjë strukture akademike, do të ishte e vlefshme që të kishte të tilla komunikime edhe pse në distancë për t’u fjalosur. 1. I nderuar! Nuk besoj se duhet të ndiejmë keqardhje nëse tjetri i përket një grupi njerëzish, qofshin këta ateistë, majtistë, të djathtë, sekularë, anarkistë, të krishterë, ortodoks, etj. Në realitetin ku jetojmë dhe përtej ekzagjerimeve gjëja për të cilën dikujt i vjen keq ne fakt është ekzistenca e shqiptareve myslimanë në shoqërinë shqiptare. Në të gjitha rrafshet, qoftë në nivelin e raporteve të të tjerëve me myslimanët, qoftë gjendjes së vet komunitetit në brendësi, parë këto nga këndvështrimi social, ekonomik, politik e përgjithë...