Skip to main content

Posts

Operation Paperclip

Dr. Usama El-Az'hari: "Njohja e Qyteterimeve" vs "Perplasja e Qyteterimeve"

Ajo qe pergjate dekadave te fundit eshte bere e zakonshme ne mendimin e rrymave ekstremiste eshte ideja e perplasjes dhe konfliktit te paevitueshem, duke ushtruar perpjekje te medha per ta kthyer kete koncept satanik ne nje model te fese, ne menyre te te menduarit dhe ne nje prespektive te te kuptuarit te Sheriatit. Ngarkuan mendjet dhe ndjenjat e njerezve se te praktikuarit real te fese duhet me doemos te çoje ne perplasje. Kjo u shfaq ne librat e Hasan El-Benna, veçanerisht mesazhi i Konferences se Peste (se Vellazerise Myslimane - Ikhvan). Me pas u shfaq me gjeresisht ne librat e Sejjid Kutub, konkretisht " Nen Hijen e Kur'anit " etj.  Me pas u shnderrua ne nje aplikim mbreslenes tek ISIS (Daesh), Al Kaeda , Boko Haram , etj. prej rrymave Tekfiriste dhe Kriminale. Dekadat dhe vitet e fundit u mbushen me kete ide te rrezikshme, prej te ciles rrodhi industria e produkteve intelektuale, qe dolen me forma ideologjish, qendrimesh, literaturash dhe sloganesh, te ng...

Habib Ali El-Xhifri ne Revisten El-Bejan, maskarada Saudite e rradhes.

Selman Rashid El-Ammari, shkrimit te tij i ka vendosur, sipas zakoneve te portaleve, nje titull bombastik qe ben lajm ne Lindjen e Mesme dhe s'e kalon afeksionin pertej kufijve te mentaliteteve gjeografikisht orientale edhe pse (jo)rastesisht u gjet ne shqip. Selman Rashid El-Ammarij, foto nga artikulli I titulluar " El-Xhifri,...Thirresi Sufist drejt Islamit Amerikan ", (ne origjinal fillimi i paperkthyer ne shqip) Ammari tenton te ngreje teori konspiracioni ndaj personalitetit te Habib Ali El-Xhifrit si agjent amerikan, qe ka per detyre te perhape nje ideologji te re Islame, e cila do te duhet te perputhet me politikat amerikane. Kjo lloj propagande, ne fakt, han buke shume ne Lindjen e Mesme, kryesisht ne Gadishullin Arabik, ku fryma propagandistike, sidomos ajo religjoze, karakterizohet nga nje lloj koservatorizmi deri ne radikalizimin e mendimeve dhe ideologjive. Ali El-Xhifri me Hamza Jusuf Ne rastin konkret Ammari personifikon Xhifrin, perfaqsu...

Big Bangu - besohet nuk provohet

" Nje here e nje kohe, 15 bilion vjet me pare (per te qene i siakte), e gjithe materia e universit ka qene te perfshira ne nje pike te vetme, e cila eshte e konsideruar si fillimi i universit. Pas shperthimit fillestar "Big Bang" dhe pas zgjerimit te mevonshem, Universi i ftoh aq mjaftueshem sa per te lejuar formimin e grimcave, si protonet, neuronet dhe elektronet. Shumica e atomeve qe ishin prodhuar nga Big Bangu jane Hidrogjen, sebashku me Heliumin dhe gjurme te Litiumit. Rete gjigande te ketyre elementeve fillestare me vone u bashkuan drejt gravitetit per te formuar galaktikat, yjet dhe planetet. Madhesia, Simetria dhe perfeksioni matematik i Universit kane ardhur si rezultat i rastesise ".

Leter e hapur akademikut Mehmet Kraja

I nderuar z. Mehmet Kraja E lexova letrën tuaj drejtuar myslimaneve të Facebook-ut me kërshëri, duke menduar se ju jeni nga të paktët, në mos i vetmi, që u shkruani një letër myslimaneve. Letër në të cilën gjenden fjalë të buta, me përmbajtje të ashpër. Mendova se edhe pse nuk e kam një pozicion si të tuajin, nuk jam pjesë e asnjë strukture akademike, do të ishte e vlefshme që të kishte të tilla komunikime edhe pse në distancë për t’u fjalosur. 1. I nderuar! Nuk besoj se duhet të ndiejmë keqardhje nëse tjetri i përket një grupi njerëzish, qofshin këta ateistë, majtistë, të djathtë, sekularë, anarkistë, të krishterë, ortodoks, etj. Në realitetin ku jetojmë dhe përtej ekzagjerimeve gjëja për të cilën dikujt i vjen keq ne fakt është ekzistenca e shqiptareve myslimanë në shoqërinë shqiptare. Në të gjitha rrafshet, qoftë në nivelin e raporteve të të tjerëve me myslimanët, qoftë gjendjes së vet komunitetit në brendësi, parë këto nga këndvështrimi social, ekonomik, politik e përgjithë...

Ateiste apo Komuniste?

Te lexosh Enver Robellin kur shkruan per fene do te te duhet ta marresh me sportivitet, ashtu sikurse do te duhet qe sportistet e "pergojuar" prej tij te vendosin parimin e sportivitetit ne plan te pare. Perndryshe asgje me teper se sa tendence per t'iu drejtuar mases permes tyre, ne ate menyre per t'i treguar atyre se kjo qe verpojne disa individe, qofshin keta sportise, intelektuale, politikan apo biznesmene eshte injorance dhe e paedukuar e nga ana tjeter e ditura dhe e edukuara eshte ajo qe ky thote dhe kjo qe ky thote do te duhet te jete standart e te jetuarit te atyre qe i tremben fjaleve te tij. Pasi ben nje hyrje qe s'ka lidhje fare me temen qe ai kerkon te trajtoje, ne te cilen ai permend ngjarje dhe insititucione per ta krijuar nje situate sa me tragjike, kerkon te vendose barre mbi cdo individ ne menyre identike me komunistet qe zhvillonin luften e klasave mbi subjektin e Luftes Nacional Clirimtare.

Rreth Lengjeve dhe Alkoolit

Lendet ushqyese ne perberjen e te cilave hyn alkooli ndahen ne disa lloje: 1- Lloji i pare: Lengje te ndryshme frutore, salca e kosit, brumi i gatuar me maja etj. produkte keto qe kane nje nivel te ulet te alkoolit, qe zakonisht nuk shkon me shume se sa 0,5% , pervec lengut te rrushit niveli i te cilit mund te shkoje deri ne 1% e megjithate keto produkte ushqimore nuk konsiderohen dehese (intoxicant) dhe nuk hyjne ne kategorine e produkteve ushqimore dehese e as alkoolike.