Skip to main content

Posts

Trajtimi i Statusit te Mevludit

Personalisht kam hequr dore nga Ifta-ja perkohesisht per disa bindje personale te perkoheshme,... Por, sigurisht edhe ti duhet ta dish se te vleresosh nje ceshtje per t'i dhene nje status sheriatik, ceshtja duhet te operohet ne 3 faza per te arritur tek operimi i katert qe eshte Fetvaja: 1- Perceptimi i Ceshtjes. 2- Kondicionimi i Ceshtjes, 3- Hetimi rreth normes hyjnore per ceshtjen 4- Fetvaja I gjithe problemi i keqkuptimit eshte fillestar, pra ekziston konfuzion ne fazen nr.1 "Koncpetimi i Ceshtjes" qe con tek faza nr.2 "Kondicionimi i Ceshtjes". Pra, eshte pergjigja ndaj pyetjes respektivisht per nr. 1-"Cfare eshte Mevludi" dhe per nr.2- Ne cilen hapsire hyn Mevludi.

Mevludi Yne

Per te gjithe refuzuesit e Mevludit!!! Se pari Mevludi nuk ben pjese ne kategorine e Ibadeteve, por ne kategorine e Ihsanit. Kategori kjo e cila perfshin cdo lloj aktiviteti dhe organizimi me permbajtje fetare. Prandaj eshte tendence per manipulim te xhematit nese i thoni se nuk ka ibadet ne Islam qe quhet Mevlud dhe prandaj ne e refuzojme. "Mevlud" rendom e quajm ne, pjesa ballkanike, i folklorizuar ne emertim, por ne realitet ai eshte Perkujtim. Eshte Perkujtimi i Dites se Lindjes se Profetit dhe besoj se ne kete pikepamje ju refuzuesit dhe ne pranuesit biem dakort se nuk ka asgje jo-Islame ne perkujtimin e diteve te shenuara ne historine e njerezimit sic ka thene Allahut xh.sh. ne Fjalen e Tij: { وذكرهم بأيام الله } - Dhe kujtojua atyre Ditet e Allahut . Besoj se biem dakrot rreth ajetit Kur'anor i cili thote: { وكلا نقص عليك من أنباء الرسل ما نثبت به فؤادك وجاءك في هذه الحق وموعظة وذكرى للمؤمنين } "T ë gjitha këto që t'i rrëfyem ty nga ngjarje...

Specifikat e Personalitetit Tekfirist [3] - Revolucioni Marksist Homeinist

Ne pjesen e dyte dhame nje pasqyre te shkurter rreth Shiizmit Safevid i cili u ngrit ne Iran si pasoje e kapjes se pushtetit nga ana e Ismail dhe Abbas Safevidit qe ngriten nje regjim shiit mbi masakra ndaj qytetareve sunnit iranian qe perbenin 64% te popullates. Deri me paraqitjen Homeinit me nje version te ri te regjimit shiit, duke zgjidhur ngercin ideologjiko-dogmatik te nje islami politik i cili do t'i adoptonte kofesionit shiit "Vilajetin e Fekihut" e njohur ndryshe ne perendim si "Pushteti i Ajetullaheve", i cili ne realitet eshte nje huazim regjimi sunnit i theksuar nga Imam Mauirdi ne librin "El-Ahkam Es-Sultanijeh".

Specifikat e Personalitetit Tekfirist [2]

3- Dhuna verbale dhe fizike Karakteristika e trete e personalitetit tekfirist eshte diapazoni i ngushte qe kane grupimet tekfiriste dhe ne te njejten kohe ekskluziviteti i tyre. Kjo sjell perdorimin e dhunes dhe forces ne perballje me te tjeret. Askund nuk gjen shenjteri dhe askund nuk gjen dot fajesim te mallkimit, sharjes, ofezes, goditjes fizike, shkeljes se shenjterise se njeriut. Askund nuk gjen ne fjalorin e tyre keqardhje dhe njerzillek, pervecse ne raste te vecanta, a thua valle se themelore ne nje personalitet besimtari duhet te ekzistoje presioni dhe ashpersia, ndersa permbajtje te dashurise, meshires dhe njerezillikut duhet te kete vetem ne raste te vecanta.

Specifikat e Personalitetit Tekfirist [1]

Personaliteti Tekfirist eshte personalitet qe karakterizohet nga nje sere specifikash me te cilat dallohet nga te tjeret. Ai eshte nje personalitet siperfaqsor eksoterik, i cili interesohet rreth aparencave dhe formes, duke lene pas dore synimet dhe permbajtjen. Ai karakterizohet nga tendenca fanatike per te marre qendrime te ashpra ndaj te tjereve, duke tentuar ti eleminoje ata me cdo lloj menyre apo force qe mund t'i vije ne dore. Personalitet ky i pushtuar nga mosbesimi tek te tjeret dhe keqkuptimi i teksteve.

Nuk provohet asnje hadith per vlerat e Mu'avijeh ibn Ebi Sufjan

Me emrin e Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit Lavdet dhe Falenderimet i takojne Allahut, Zotit te boteve. Paqa dhe Begatia e Allahut jane mbi zoterine tone Muhamedin, mbi Familjen e tij te paster, mbi shoket e tij te ndershem dhe mbi ata qe pasuan deri ne Diten e Gjykimit, e me pas: Sic publikon Ibnul Xheuzij, Imam Ahmedi i eshte pergjigjur pyetjes se djalit te tij rreth Imam Aliut k.w. dhe Mu'avijes, se Aliu ka pasur shume armiq qe kane gjurmuar t'u gjejne ndonje turp dhe nuk kane arritur t'i gjejne asnje. Dhe i jane kthyer njeriut qe e luftoi duke sajuar kurthe ndaj Aliut. Ne kete menyre tregoi se c'sajuan per personin e Mu'avijes si vlera dhe merita, te cilat nuk kane asngje te vertete ne origjine.

Jo sunnizmizmit Umajad. Jo shiizmit safevid (1)

Me emrin e Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit. Lavdet dhe falenderimet i takojne Allahut, Zotit te boteve. Paqa dhe Bekimi i Allahut jane mbi vulen e Pejgamberaneve, zoterine tone Muhamedin, mbi Familjen e tij te paster, mbi Sahabet e tij fisnik dhe mbi Pasuesit te cilet kane pasuar me Miresi e me pas: Ne vend te parathenies Shpallja e Islamit, ne kendveshtrimin shoqeror, si interes apriori ka emancipimin e njeriut per ta cliruar ate nga admirimi i botes dhe jo per ta abandonuar ate, qe t'i takoje adhurimi Allahut nje te vetem, Zotit te boteve, duke rrezuar cdo forme idolatrie. Nuk ekziston pra ne Islam fusha te minuara te inspektimit dhe nuk ekziston ne Islam ndalesa dogmatike e doktrinale te spekulimit shkencor qe e bejne njeriun te mos kete mendim te lire e te jete i varur prej varesive te dogmatizuara si pasoje e rrethanave dhe konditave, pervec spekulimit mbi Qenien reale te panjohur te Zotit, per aq sa Ai na ka udhezuar drejt Atributeve te Larta e te pashembullta....