Skip to main content

Posts

Prostitucion gazetaresk apo gomarllik fshataresk?

Per here te pare per Visar Duriqin kam degjuar me 2015 dhe se si disa muaj me pare Christophe Deloire, sekretari i pergjithshem i "Reporters Without Borders", i ishte drejtuar ministrit te brendshem te Kosoves, Bajram Rexhepi, duke i kerkuar atij te vendoste Duriqin (te cilin e njeh per ekspert i te ashtequajturit "Islami Politik"), nen mbrojtjen institucionale per shkak se disa te ashtequajtur xhihadist e paskerkishin kercenuar me prerje koke. Mu duk sa serioze aq edhe qesharake, ose seriozisht qesharake. Christophe Deloire, mesa duket nuk i njeh sharlatanet qe prostituojne mediatikisht ne atdhete tane Kosove dhe Shqiperi. Ndryshe nga Shqiperia ku prostitucioni gazetaresk rendon mbi preferencat politike, me pak kritike serioze ose aspak, ne Kosove pervec kesaj, fshihet edhe eksperimentimi mbi religjonin, me pak kritike ose aspak si gomarllik fshataresk. Prostitucioni dhe gomarlliku jane mjaftueshem te perpunuara ne identitetin e Duriqit dhe llojit te tij si ...

Problemet serioze të zonjës Linda S. Heard (Reflektim mbi artikullin e saj: Terrorists don't deserve mercy)

Është monstruoze të inkurajohesh me artikullin e fundit nga Linda S. Heard me titull “Terrorists don’t deserve mercy”, e përkthyer nga portali Observer.al, në të njëjtën kohë të pretendohet se ajo është specialiste britanike në çështjet e Lindjes se Mesme me qendër në Kairo. Si thash, Kairo? Po, po në Kairo, nga kjo Kairo ku Heard tenton të mbështesë Presidentin e paaftë për të ngritur një shtet civil Al-Sisi i cili e pagon zonjën për mundin e saj në çështjet e Lindjes së Mesme, për t’u shprehur ndaj protestave të Ikhvaneve si protesta të dhunshme dhe të armatosura. Shkruan: Alban Çuli

Selam - Si pergjigje ndaj OPINION.al rreth Vargjeve Kur'anore

Ne pamundesi qe OPINION te percjelle saktesisht se cfare ka shkruar ANALYTICAL Economics ne portalin " thefederalistpapers.org " dhe se per cfare sherben nje paaftesi e te kuptuarit te nje sere vargjesh te shkeputura ketu-aty nga Kur'ani Madheshtor, po i paraqes lexuesit nje pergjigje ndaj pyetjes se ngritur nga portali shqiptar. 

Trajtimi i Statusit te Mevludit

Personalisht kam hequr dore nga Ifta-ja perkohesisht per disa bindje personale te perkoheshme,... Por, sigurisht edhe ti duhet ta dish se te vleresosh nje ceshtje per t'i dhene nje status sheriatik, ceshtja duhet te operohet ne 3 faza per te arritur tek operimi i katert qe eshte Fetvaja: 1- Perceptimi i Ceshtjes. 2- Kondicionimi i Ceshtjes, 3- Hetimi rreth normes hyjnore per ceshtjen 4- Fetvaja I gjithe problemi i keqkuptimit eshte fillestar, pra ekziston konfuzion ne fazen nr.1 "Koncpetimi i Ceshtjes" qe con tek faza nr.2 "Kondicionimi i Ceshtjes". Pra, eshte pergjigja ndaj pyetjes respektivisht per nr. 1-"Cfare eshte Mevludi" dhe per nr.2- Ne cilen hapsire hyn Mevludi.

Mevludi Yne

Per te gjithe refuzuesit e Mevludit!!! Se pari Mevludi nuk ben pjese ne kategorine e Ibadeteve, por ne kategorine e Ihsanit. Kategori kjo e cila perfshin cdo lloj aktiviteti dhe organizimi me permbajtje fetare. Prandaj eshte tendence per manipulim te xhematit nese i thoni se nuk ka ibadet ne Islam qe quhet Mevlud dhe prandaj ne e refuzojme. "Mevlud" rendom e quajm ne, pjesa ballkanike, i folklorizuar ne emertim, por ne realitet ai eshte Perkujtim. Eshte Perkujtimi i Dites se Lindjes se Profetit dhe besoj se ne kete pikepamje ju refuzuesit dhe ne pranuesit biem dakort se nuk ka asgje jo-Islame ne perkujtimin e diteve te shenuara ne historine e njerezimit sic ka thene Allahut xh.sh. ne Fjalen e Tij: { وذكرهم بأيام الله } - Dhe kujtojua atyre Ditet e Allahut . Besoj se biem dakrot rreth ajetit Kur'anor i cili thote: { وكلا نقص عليك من أنباء الرسل ما نثبت به فؤادك وجاءك في هذه الحق وموعظة وذكرى للمؤمنين } "T ë gjitha këto që t'i rrëfyem ty nga ngjarje...

Specifikat e Personalitetit Tekfirist [3] - Revolucioni Marksist Homeinist

Ne pjesen e dyte dhame nje pasqyre te shkurter rreth Shiizmit Safevid i cili u ngrit ne Iran si pasoje e kapjes se pushtetit nga ana e Ismail dhe Abbas Safevidit qe ngriten nje regjim shiit mbi masakra ndaj qytetareve sunnit iranian qe perbenin 64% te popullates. Deri me paraqitjen Homeinit me nje version te ri te regjimit shiit, duke zgjidhur ngercin ideologjiko-dogmatik te nje islami politik i cili do t'i adoptonte kofesionit shiit "Vilajetin e Fekihut" e njohur ndryshe ne perendim si "Pushteti i Ajetullaheve", i cili ne realitet eshte nje huazim regjimi sunnit i theksuar nga Imam Mauirdi ne librin "El-Ahkam Es-Sultanijeh".

Specifikat e Personalitetit Tekfirist [2]

3- Dhuna verbale dhe fizike Karakteristika e trete e personalitetit tekfirist eshte diapazoni i ngushte qe kane grupimet tekfiriste dhe ne te njejten kohe ekskluziviteti i tyre. Kjo sjell perdorimin e dhunes dhe forces ne perballje me te tjeret. Askund nuk gjen shenjteri dhe askund nuk gjen dot fajesim te mallkimit, sharjes, ofezes, goditjes fizike, shkeljes se shenjterise se njeriut. Askund nuk gjen ne fjalorin e tyre keqardhje dhe njerzillek, pervecse ne raste te vecanta, a thua valle se themelore ne nje personalitet besimtari duhet te ekzistoje presioni dhe ashpersia, ndersa permbajtje te dashurise, meshires dhe njerezillikut duhet te kete vetem ne raste te vecanta.