Skip to main content

Posts

Ateiste apo Komuniste?

Te lexosh Enver Robellin kur shkruan per fene do te te duhet ta marresh me sportivitet, ashtu sikurse do te duhet qe sportistet e "pergojuar" prej tij te vendosin parimin e sportivitetit ne plan te pare. Perndryshe asgje me teper se sa tendence per t'iu drejtuar mases permes tyre, ne ate menyre per t'i treguar atyre se kjo qe verpojne disa individe, qofshin keta sportise, intelektuale, politikan apo biznesmene eshte injorance dhe e paedukuar e nga ana tjeter e ditura dhe e edukuara eshte ajo qe ky thote dhe kjo qe ky thote do te duhet te jete standart e te jetuarit te atyre qe i tremben fjaleve te tij. Pasi ben nje hyrje qe s'ka lidhje fare me temen qe ai kerkon te trajtoje, ne te cilen ai permend ngjarje dhe insititucione per ta krijuar nje situate sa me tragjike, kerkon te vendose barre mbi cdo individ ne menyre identike me komunistet qe zhvillonin luften e klasave mbi subjektin e Luftes Nacional Clirimtare.

Rreth Lengjeve dhe Alkoolit

Lendet ushqyese ne perberjen e te cilave hyn alkooli ndahen ne disa lloje: 1- Lloji i pare: Lengje te ndryshme frutore, salca e kosit, brumi i gatuar me maja etj. produkte keto qe kane nje nivel te ulet te alkoolit, qe zakonisht nuk shkon me shume se sa 0,5% , pervec lengut te rrushit niveli i te cilit mund te shkoje deri ne 1% e megjithate keto produkte ushqimore nuk konsiderohen dehese (intoxicant) dhe nuk hyjne ne kategorine e produkteve ushqimore dehese e as alkoolike.

Pretendimi i Mu'avijes se ai dhe familja e tij, e meriton Khilafetin me shume se Omeri r.a.

Transmeton Bukhariju ne Sahihun e tij, Kitab El-Megaz, Bab Gazuetul Khandek, Hadithi 3882, prej Ibn Umer (Allahu qofte i kenaqur me te dhe me baben e tij), tha: Shkova tek Hafsaja (motra) e cila po pastronte baluket (ne dhome po krihej) dhe i thashe: Me te vertete ndodhi mes njerezve ajo qe ti mendoje dhe asgje nuk me kushtohet. Tha (Hafsa): Shko, ata po te presin, sepse kam frike se nese do te mbetesh ketu ata do te ndahen ne grupe. Nuk beri me fjale deri sa shkoi. E kur njerezit u percane, Mu'avijeh iu drejtua njerezve e tha: Kush deshiron qe te flase per kete gje (Khilafen) le ta nxjerre koken, se ne jemi me meritore se ai dhe se baba i tij.

Prostitucion gazetaresk apo gomarllik fshataresk?

Per here te pare per Visar Duriqin kam degjuar me 2015 dhe se si disa muaj me pare Christophe Deloire, sekretari i pergjithshem i "Reporters Without Borders", i ishte drejtuar ministrit te brendshem te Kosoves, Bajram Rexhepi, duke i kerkuar atij te vendoste Duriqin (te cilin e njeh per ekspert i te ashtequajturit "Islami Politik"), nen mbrojtjen institucionale per shkak se disa te ashtequajtur xhihadist e paskerkishin kercenuar me prerje koke. Mu duk sa serioze aq edhe qesharake, ose seriozisht qesharake. Christophe Deloire, mesa duket nuk i njeh sharlatanet qe prostituojne mediatikisht ne atdhete tane Kosove dhe Shqiperi. Ndryshe nga Shqiperia ku prostitucioni gazetaresk rendon mbi preferencat politike, me pak kritike serioze ose aspak, ne Kosove pervec kesaj, fshihet edhe eksperimentimi mbi religjonin, me pak kritike ose aspak si gomarllik fshataresk. Prostitucioni dhe gomarlliku jane mjaftueshem te perpunuara ne identitetin e Duriqit dhe llojit te tij si ...

Problemet serioze të zonjës Linda S. Heard (Reflektim mbi artikullin e saj: Terrorists don't deserve mercy)

Është monstruoze të inkurajohesh me artikullin e fundit nga Linda S. Heard me titull “Terrorists don’t deserve mercy”, e përkthyer nga portali Observer.al, në të njëjtën kohë të pretendohet se ajo është specialiste britanike në çështjet e Lindjes se Mesme me qendër në Kairo. Si thash, Kairo? Po, po në Kairo, nga kjo Kairo ku Heard tenton të mbështesë Presidentin e paaftë për të ngritur një shtet civil Al-Sisi i cili e pagon zonjën për mundin e saj në çështjet e Lindjes së Mesme, për t’u shprehur ndaj protestave të Ikhvaneve si protesta të dhunshme dhe të armatosura. Shkruan: Alban Çuli

Selam - Si pergjigje ndaj OPINION.al rreth Vargjeve Kur'anore

Ne pamundesi qe OPINION te percjelle saktesisht se cfare ka shkruar ANALYTICAL Economics ne portalin " thefederalistpapers.org " dhe se per cfare sherben nje paaftesi e te kuptuarit te nje sere vargjesh te shkeputura ketu-aty nga Kur'ani Madheshtor, po i paraqes lexuesit nje pergjigje ndaj pyetjes se ngritur nga portali shqiptar. 

Trajtimi i Statusit te Mevludit

Personalisht kam hequr dore nga Ifta-ja perkohesisht per disa bindje personale te perkoheshme,... Por, sigurisht edhe ti duhet ta dish se te vleresosh nje ceshtje per t'i dhene nje status sheriatik, ceshtja duhet te operohet ne 3 faza per te arritur tek operimi i katert qe eshte Fetvaja: 1- Perceptimi i Ceshtjes. 2- Kondicionimi i Ceshtjes, 3- Hetimi rreth normes hyjnore per ceshtjen 4- Fetvaja I gjithe problemi i keqkuptimit eshte fillestar, pra ekziston konfuzion ne fazen nr.1 "Koncpetimi i Ceshtjes" qe con tek faza nr.2 "Kondicionimi i Ceshtjes". Pra, eshte pergjigja ndaj pyetjes respektivisht per nr. 1-"Cfare eshte Mevludi" dhe per nr.2- Ne cilen hapsire hyn Mevludi.