Skip to main content

Posts

Islami Politik dhe Problematika e Autokritikes (1)

Islami Politik ne boten islame eshte kthyer si pjese integrale e hartes politike pasi deshmoi prezencen e tij te fuqishme ndaj cdo hapsire kulturore, intelektuale, letrare etj.... Ka nje problem kulturor qe bashkeshoqeron masat popullore ne kete shperndarje masive dhe qe eshte: ceshtja e pranimit te kritikes qe vjen nga tjetri; autorkritika, qe vjen nga revizionimi i vazhdueshem i qasjes me te cilen nderveprojne dhe bashkepunojne levizjet dhe grupimet politike; autorevizionimi dhe autokritika e tyre ne menyre te atille qe e'ua mundesoje identifikimin e defekteve dhe mbeshtetjen e forte te qytetarit.a Eksperimetimet politike te bazuara ne referenca islame jane thjeshte eksperimente njerezore dhe nuk mund te marrin vleren e shenjterimit prej shenjterise se Islamit si fe. Perkundrazi, vetem disa kendveshtrime udhehiqen me ane te referencave Islame dhe e adoptojne ate si qasje mbi te cilen krijojne nje mobilizim human; ate e dobeson ajo qe dobeson natyren humane te ngritur ne baze...

Ro Wassim: Tre nivele te koshiences, gjate udhetimit pershpirteror si musliman

Niveli Fillestar - Te gjendurit perballe diferences mes perceptimit tend individual rreth Kur'anit dhe asaj qe gjeresisht besohet ne komunitet. Ne kete nivel, reflektohet gjykimi ndaj te tjereve dhe nevoja per t'u kundervene e shprehur permes debateve entuziaste. Fatkeqesisht, shume individe nuk e tejkalojne ne kete nivel. Fanatike gjykues, qe pengojne qofte edhe nje pike te thjeshte te kendveshtrimit n dryshe. Niveli i Mesem - Njohja me njerez qe sfidojne besimin e bazuar mbi perceptimin individual rreth Kur'anit ne fillese, qe kerkojne shpjegime logjike rreth "Pse"-se se atij besimi mbi ceshtje perkatese dhe specifike.   Ne kete situate lind pyetja ne veteve: A mundet besimi te perligje apo garantoje nje shpjegim logjik??? (shenim: Cognitive Dissonance)

Shejkhul Islam Ibn Ashur | Mehdiu i shumepritur (1)

Parathenie: Obligimet e fese jane tre llojesh: Doktrina, Praktikat dhe Etika . Te besuarit ne shfaqen apo paraqitjen e Mehdiut ne fund te kohes nuk klasifikohet nen keto lloje obligimesh, per shkak se nuk eshte kjo ceshtje prej atyre ndaj te cilave duhet te besohen si pjese e Doktrines Islame. Per myslimanin ne besofte ose jo ne shfaqen e Mehdiut eshte njesoj. Dija rreth kesaj nuk eshte prej kategorise se domosdoshme fetare per cdo individ e as ne aspektin e kifajetit , ku nese disa merren me te bie nga te tjeret, per shkak se te diturit rreth kesaj nuk i referohet imanit tek Allahu, tek te derguarit e Tij, as tek Dita e Fundit e as cka e pason ate si rezultat i realizimit te pershkrimit te Imanit tek komunitetet myslimane apo nje pjese e tyre. Mehdiu nuk ben pjese ne ceshtjet praktike, per shkak se nuk eshte veprim dhe nuk rezulton te jete pjese e llojshmerise se praktikave islame. Po ashtu nuk i referohet Etikes se Sheriatit e cila duhet te shfaqet dhe te kundertat ...

Krishtlindjet dhe Lindja e Lavdishme: “Paqe mbi mua në ditën kur linda.”

Marre nga E-Zani i Nalte El Habib Ali el Xhifri “Ne jemi më të afërt me Moisiun se sa ata.” Kjo ishte përgjigja e Profetit kur ju tha se hebrenjtë e Medinës agjërojnë ditën e Ashures për të festuar clirimin e Moisiut nga Faraoni dhe njerëzit e tij. Profeti e agjëronte këtë ditë në Mekë përpara se të emigronte. Ai nuk pyeti për lidhjen e kësaj ngjarjeje dhe datës arabe, edhe pse kalendari hebre është ndryshe nga ai arab. Bashkësia e hebrenjve të Medinës ishin natyralizuar në trojet arabe e kishin adoptuar kalendarin arab. Kjo mjaftoi për Profetin që ai mos pyeste, “Si të sigurohemi për autenticitetin e ditës? Hebrenjtë kanë korruptuar librat e tyre, e prandaj nuk është e lejuar për ne që të bazohemi në kalkulimin e tyre për të ditur datën e saktë të clirimit të Moisiut!” Nderimi i kësaj ngjarjeje nuk është e lidhur me kohën kur ndodhi, por është e lidhur me kuptimin që mbart, gëzimi për hir të Zotit dhe dashuria për të devotshmit e Tij. Të mbash lidhje fetare me ndodhitë që sh...

Operation Paperclip

Dr. Usama El-Az'hari: "Njohja e Qyteterimeve" vs "Perplasja e Qyteterimeve"

Ajo qe pergjate dekadave te fundit eshte bere e zakonshme ne mendimin e rrymave ekstremiste eshte ideja e perplasjes dhe konfliktit te paevitueshem, duke ushtruar perpjekje te medha per ta kthyer kete koncept satanik ne nje model te fese, ne menyre te te menduarit dhe ne nje prespektive te te kuptuarit te Sheriatit. Ngarkuan mendjet dhe ndjenjat e njerezve se te praktikuarit real te fese duhet me doemos te çoje ne perplasje. Kjo u shfaq ne librat e Hasan El-Benna, veçanerisht mesazhi i Konferences se Peste (se Vellazerise Myslimane - Ikhvan). Me pas u shfaq me gjeresisht ne librat e Sejjid Kutub, konkretisht " Nen Hijen e Kur'anit " etj.  Me pas u shnderrua ne nje aplikim mbreslenes tek ISIS (Daesh), Al Kaeda , Boko Haram , etj. prej rrymave Tekfiriste dhe Kriminale. Dekadat dhe vitet e fundit u mbushen me kete ide te rrezikshme, prej te ciles rrodhi industria e produkteve intelektuale, qe dolen me forma ideologjish, qendrimesh, literaturash dhe sloganesh, te ng...

Habib Ali El-Xhifri ne Revisten El-Bejan, maskarada Saudite e rradhes.

Selman Rashid El-Ammari, shkrimit te tij i ka vendosur, sipas zakoneve te portaleve, nje titull bombastik qe ben lajm ne Lindjen e Mesme dhe s'e kalon afeksionin pertej kufijve te mentaliteteve gjeografikisht orientale edhe pse (jo)rastesisht u gjet ne shqip. Selman Rashid El-Ammarij, foto nga artikulli I titulluar " El-Xhifri,...Thirresi Sufist drejt Islamit Amerikan ", (ne origjinal fillimi i paperkthyer ne shqip) Ammari tenton te ngreje teori konspiracioni ndaj personalitetit te Habib Ali El-Xhifrit si agjent amerikan, qe ka per detyre te perhape nje ideologji te re Islame, e cila do te duhet te perputhet me politikat amerikane. Kjo lloj propagande, ne fakt, han buke shume ne Lindjen e Mesme, kryesisht ne Gadishullin Arabik, ku fryma propagandistike, sidomos ajo religjoze, karakterizohet nga nje lloj koservatorizmi deri ne radikalizimin e mendimeve dhe ideologjive. Ali El-Xhifri me Hamza Jusuf Ne rastin konkret Ammari personifikon Xhifrin, perfaqsu...

Big Bangu - besohet nuk provohet

" Nje here e nje kohe, 15 bilion vjet me pare (per te qene i siakte), e gjithe materia e universit ka qene te perfshira ne nje pike te vetme, e cila eshte e konsideruar si fillimi i universit. Pas shperthimit fillestar "Big Bang" dhe pas zgjerimit te mevonshem, Universi i ftoh aq mjaftueshem sa per te lejuar formimin e grimcave, si protonet, neuronet dhe elektronet. Shumica e atomeve qe ishin prodhuar nga Big Bangu jane Hidrogjen, sebashku me Heliumin dhe gjurme te Litiumit. Rete gjigande te ketyre elementeve fillestare me vone u bashkuan drejt gravitetit per te formuar galaktikat, yjet dhe planetet. Madhesia, Simetria dhe perfeksioni matematik i Universit kane ardhur si rezultat i rastesise ".

Leter e hapur akademikut Mehmet Kraja

I nderuar z. Mehmet Kraja E lexova letrën tuaj drejtuar myslimaneve të Facebook-ut me kërshëri, duke menduar se ju jeni nga të paktët, në mos i vetmi, që u shkruani një letër myslimaneve. Letër në të cilën gjenden fjalë të buta, me përmbajtje të ashpër. Mendova se edhe pse nuk e kam një pozicion si të tuajin, nuk jam pjesë e asnjë strukture akademike, do të ishte e vlefshme që të kishte të tilla komunikime edhe pse në distancë për t’u fjalosur. 1. I nderuar! Nuk besoj se duhet të ndiejmë keqardhje nëse tjetri i përket një grupi njerëzish, qofshin këta ateistë, majtistë, të djathtë, sekularë, anarkistë, të krishterë, ortodoks, etj. Në realitetin ku jetojmë dhe përtej ekzagjerimeve gjëja për të cilën dikujt i vjen keq ne fakt është ekzistenca e shqiptareve myslimanë në shoqërinë shqiptare. Në të gjitha rrafshet, qoftë në nivelin e raporteve të të tjerëve me myslimanët, qoftë gjendjes së vet komunitetit në brendësi, parë këto nga këndvështrimi social, ekonomik, politik e përgjithë...

Ateiste apo Komuniste?

Te lexosh Enver Robellin kur shkruan per fene do te te duhet ta marresh me sportivitet, ashtu sikurse do te duhet qe sportistet e "pergojuar" prej tij te vendosin parimin e sportivitetit ne plan te pare. Perndryshe asgje me teper se sa tendence per t'iu drejtuar mases permes tyre, ne ate menyre per t'i treguar atyre se kjo qe verpojne disa individe, qofshin keta sportise, intelektuale, politikan apo biznesmene eshte injorance dhe e paedukuar e nga ana tjeter e ditura dhe e edukuara eshte ajo qe ky thote dhe kjo qe ky thote do te duhet te jete standart e te jetuarit te atyre qe i tremben fjaleve te tij. Pasi ben nje hyrje qe s'ka lidhje fare me temen qe ai kerkon te trajtoje, ne te cilen ai permend ngjarje dhe insititucione per ta krijuar nje situate sa me tragjike, kerkon te vendose barre mbi cdo individ ne menyre identike me komunistet qe zhvillonin luften e klasave mbi subjektin e Luftes Nacional Clirimtare.

Rreth Lengjeve dhe Alkoolit

Lendet ushqyese ne perberjen e te cilave hyn alkooli ndahen ne disa lloje: 1- Lloji i pare: Lengje te ndryshme frutore, salca e kosit, brumi i gatuar me maja etj. produkte keto qe kane nje nivel te ulet te alkoolit, qe zakonisht nuk shkon me shume se sa 0,5% , pervec lengut te rrushit niveli i te cilit mund te shkoje deri ne 1% e megjithate keto produkte ushqimore nuk konsiderohen dehese (intoxicant) dhe nuk hyjne ne kategorine e produkteve ushqimore dehese e as alkoolike.

Pretendimi i Mu'avijes se ai dhe familja e tij, e meriton Khilafetin me shume se Omeri r.a.

Transmeton Bukhariju ne Sahihun e tij, Kitab El-Megaz, Bab Gazuetul Khandek, Hadithi 3882, prej Ibn Umer (Allahu qofte i kenaqur me te dhe me baben e tij), tha: Shkova tek Hafsaja (motra) e cila po pastronte baluket (ne dhome po krihej) dhe i thashe: Me te vertete ndodhi mes njerezve ajo qe ti mendoje dhe asgje nuk me kushtohet. Tha (Hafsa): Shko, ata po te presin, sepse kam frike se nese do te mbetesh ketu ata do te ndahen ne grupe. Nuk beri me fjale deri sa shkoi. E kur njerezit u percane, Mu'avijeh iu drejtua njerezve e tha: Kush deshiron qe te flase per kete gje (Khilafen) le ta nxjerre koken, se ne jemi me meritore se ai dhe se baba i tij.

Prostitucion gazetaresk apo gomarllik fshataresk?

Per here te pare per Visar Duriqin kam degjuar me 2015 dhe se si disa muaj me pare Christophe Deloire, sekretari i pergjithshem i "Reporters Without Borders", i ishte drejtuar ministrit te brendshem te Kosoves, Bajram Rexhepi, duke i kerkuar atij te vendoste Duriqin (te cilin e njeh per ekspert i te ashtequajturit "Islami Politik"), nen mbrojtjen institucionale per shkak se disa te ashtequajtur xhihadist e paskerkishin kercenuar me prerje koke. Mu duk sa serioze aq edhe qesharake, ose seriozisht qesharake. Christophe Deloire, mesa duket nuk i njeh sharlatanet qe prostituojne mediatikisht ne atdhete tane Kosove dhe Shqiperi. Ndryshe nga Shqiperia ku prostitucioni gazetaresk rendon mbi preferencat politike, me pak kritike serioze ose aspak, ne Kosove pervec kesaj, fshihet edhe eksperimentimi mbi religjonin, me pak kritike ose aspak si gomarllik fshataresk. Prostitucioni dhe gomarlliku jane mjaftueshem te perpunuara ne identitetin e Duriqit dhe llojit te tij si ...

Problemet serioze të zonjës Linda S. Heard (Reflektim mbi artikullin e saj: Terrorists don't deserve mercy)

Është monstruoze të inkurajohesh me artikullin e fundit nga Linda S. Heard me titull “Terrorists don’t deserve mercy”, e përkthyer nga portali Observer.al, në të njëjtën kohë të pretendohet se ajo është specialiste britanike në çështjet e Lindjes se Mesme me qendër në Kairo. Si thash, Kairo? Po, po në Kairo, nga kjo Kairo ku Heard tenton të mbështesë Presidentin e paaftë për të ngritur një shtet civil Al-Sisi i cili e pagon zonjën për mundin e saj në çështjet e Lindjes së Mesme, për t’u shprehur ndaj protestave të Ikhvaneve si protesta të dhunshme dhe të armatosura. Shkruan: Alban Çuli

Selam - Si pergjigje ndaj OPINION.al rreth Vargjeve Kur'anore

Ne pamundesi qe OPINION te percjelle saktesisht se cfare ka shkruar ANALYTICAL Economics ne portalin " thefederalistpapers.org " dhe se per cfare sherben nje paaftesi e te kuptuarit te nje sere vargjesh te shkeputura ketu-aty nga Kur'ani Madheshtor, po i paraqes lexuesit nje pergjigje ndaj pyetjes se ngritur nga portali shqiptar. 

Trajtimi i Statusit te Mevludit

Personalisht kam hequr dore nga Ifta-ja perkohesisht per disa bindje personale te perkoheshme,... Por, sigurisht edhe ti duhet ta dish se te vleresosh nje ceshtje per t'i dhene nje status sheriatik, ceshtja duhet te operohet ne 3 faza per te arritur tek operimi i katert qe eshte Fetvaja: 1- Perceptimi i Ceshtjes. 2- Kondicionimi i Ceshtjes, 3- Hetimi rreth normes hyjnore per ceshtjen 4- Fetvaja I gjithe problemi i keqkuptimit eshte fillestar, pra ekziston konfuzion ne fazen nr.1 "Koncpetimi i Ceshtjes" qe con tek faza nr.2 "Kondicionimi i Ceshtjes". Pra, eshte pergjigja ndaj pyetjes respektivisht per nr. 1-"Cfare eshte Mevludi" dhe per nr.2- Ne cilen hapsire hyn Mevludi.

Mevludi Yne

Per te gjithe refuzuesit e Mevludit!!! Se pari Mevludi nuk ben pjese ne kategorine e Ibadeteve, por ne kategorine e Ihsanit. Kategori kjo e cila perfshin cdo lloj aktiviteti dhe organizimi me permbajtje fetare. Prandaj eshte tendence per manipulim te xhematit nese i thoni se nuk ka ibadet ne Islam qe quhet Mevlud dhe prandaj ne e refuzojme. "Mevlud" rendom e quajm ne, pjesa ballkanike, i folklorizuar ne emertim, por ne realitet ai eshte Perkujtim. Eshte Perkujtimi i Dites se Lindjes se Profetit dhe besoj se ne kete pikepamje ju refuzuesit dhe ne pranuesit biem dakort se nuk ka asgje jo-Islame ne perkujtimin e diteve te shenuara ne historine e njerezimit sic ka thene Allahut xh.sh. ne Fjalen e Tij: { وذكرهم بأيام الله } - Dhe kujtojua atyre Ditet e Allahut . Besoj se biem dakrot rreth ajetit Kur'anor i cili thote: { وكلا نقص عليك من أنباء الرسل ما نثبت به فؤادك وجاءك في هذه الحق وموعظة وذكرى للمؤمنين } "T ë gjitha këto që t'i rrëfyem ty nga ngjarje...

Specifikat e Personalitetit Tekfirist [3] - Revolucioni Marksist Homeinist

Ne pjesen e dyte dhame nje pasqyre te shkurter rreth Shiizmit Safevid i cili u ngrit ne Iran si pasoje e kapjes se pushtetit nga ana e Ismail dhe Abbas Safevidit qe ngriten nje regjim shiit mbi masakra ndaj qytetareve sunnit iranian qe perbenin 64% te popullates. Deri me paraqitjen Homeinit me nje version te ri te regjimit shiit, duke zgjidhur ngercin ideologjiko-dogmatik te nje islami politik i cili do t'i adoptonte kofesionit shiit "Vilajetin e Fekihut" e njohur ndryshe ne perendim si "Pushteti i Ajetullaheve", i cili ne realitet eshte nje huazim regjimi sunnit i theksuar nga Imam Mauirdi ne librin "El-Ahkam Es-Sultanijeh".

Specifikat e Personalitetit Tekfirist [2]

3- Dhuna verbale dhe fizike Karakteristika e trete e personalitetit tekfirist eshte diapazoni i ngushte qe kane grupimet tekfiriste dhe ne te njejten kohe ekskluziviteti i tyre. Kjo sjell perdorimin e dhunes dhe forces ne perballje me te tjeret. Askund nuk gjen shenjteri dhe askund nuk gjen dot fajesim te mallkimit, sharjes, ofezes, goditjes fizike, shkeljes se shenjterise se njeriut. Askund nuk gjen ne fjalorin e tyre keqardhje dhe njerzillek, pervecse ne raste te vecanta, a thua valle se themelore ne nje personalitet besimtari duhet te ekzistoje presioni dhe ashpersia, ndersa permbajtje te dashurise, meshires dhe njerezillikut duhet te kete vetem ne raste te vecanta.

Specifikat e Personalitetit Tekfirist [1]

Personaliteti Tekfirist eshte personalitet qe karakterizohet nga nje sere specifikash me te cilat dallohet nga te tjeret. Ai eshte nje personalitet siperfaqsor eksoterik, i cili interesohet rreth aparencave dhe formes, duke lene pas dore synimet dhe permbajtjen. Ai karakterizohet nga tendenca fanatike per te marre qendrime te ashpra ndaj te tjereve, duke tentuar ti eleminoje ata me cdo lloj menyre apo force qe mund t'i vije ne dore. Personalitet ky i pushtuar nga mosbesimi tek te tjeret dhe keqkuptimi i teksteve.